Për shkak të masave epidemiologjike, muzikantët malazez janë ndaluar të performojnë prej 11 muajsh. Me një performancë muzikore përpara parlamentit, ata u detyruan të tërheqin vëmendjen e autoriteteve shëndetësore, Qeverisë dhe publikut për faktin që ata kanë familje dhe kanë mbetur pa të ardhura për një periudhë të gjatë kohë.