MIRËSEVINI NË FQINJËSI

Fqinjësia është një lloj forumi antik, ku ne kthehemi vazhdimisht për të diskutuar dhe dëgjuar njëri – tjetrin …

Fqinjësia është një platformë e hapur, e disponueshme për të gjithë personat e rajonit, ose Ballkanit Perëndimor, zëri i të cilëve ka nevojë të amplifikohet, dhe që janë të etur të shprehin perspektivën e tyre kritike, idetë dhe këndvështrimet e reja për çështjet aktuale.
Fqinjësia është një inisiativë e përbashkët e Fondit Europian për Ballkanin Fondit dhe Europian në Serbi.

Ne jemi

të Përgjegjshëm

Ne jemi

Krijues

Ne jemi

të Përkushtuar

Jini optimistë: Ne besojmë në një Fqinjësi më të mirë

Inisiativë e përbashkët e Fondit Europian për Ballkanin dhe Lëvizjes Europiane në Serbi

ZVEZDANA KOVAČ
ZVEZDANA KOVAČSekretare e përgjithshme e lëvizjes Europiane në Serbi
Rëndësia e platformës ’Fqinjësitë’ qëndron në mundësinë për të bërë hapa para në proceset demokratike duke u mbështetur tek lidhja me njëri – tjetrin dhe bashkëpunimi. Hapësira mediatike dhe politike mjaft e ndarë është një pengesë për të gjitha vendet në përpjekjet e tyre për të përqafuar vlerat europiane dhe për t’u bërë pjesë e një komuniteti të bashkuar europian, që është, të paktën në deklarata, agjenda e të gjitha vendeve fqinje. Asnjë vend nuk mund ta konsiderojë veten si një hapësirë e izoluar sociale, ekonomike, kulturore, dhe politike, por duhet ta konsiderojë veten vetëm në një kontekst më të gjerë, si pjesë e së tërës ku fqinjët mbështesin njëri – tjetrin dhe nxisin progresin. Kjo platformë është një mundësi për një diskutim të hapur me vullnet të mirë; për një diskutim ku njihen praktikat e mira, por gjithashtu për të nxjerrë në pah të gjithë mangësitë që na kanë larguar nga vlerat më të larta njerëzore. ’Fqinjësitë’ mund të jetë një vend takim i preferuar dhe dëshmi që e ardhmja qëndron tek bashkëveprimi. Balkani nuk duhet të mbetet një simbol konflikti dhe paqëndrueshmërie të përjetshme, siç i referohen shpesh. Nuk ka zgjidhje të lehta, dhe dialogu është pjesë e çdo zgjidhjeje. “Fqinjësitë” mund të jetë një platformë që i shërben këtij qëllimi.
ALEKSANDRA TOMANIC
ALEKSANDRA TOMANICDrejtore ekzekutive e fondit Europian për Ballkanin
Talk show Fqinjësitë (Okruzenje) për çështjet e ditës nisi në vitin 2012 si një produkt unik televiziv i transmetuar njëkohësisht në 12 kanale TV në Shqipëri, Bosnjë Herzegovinë, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi, dhe Slloveni. Për herë të parë në 20 vjet ky format televiziv ia doli të mblidhte një larmi njerëzish nga rajoni, të cilët mund të diskutonin hapur dhe të gjenin mirëkuptim për problemet e ngjashme të pranishme në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë. Pikërisht kjo ishte ideja e Fondit Europian për Ballkanin (EFB) dhe Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore (CDRSEE) – t’u mundësonte shikuesve nga i gjithë Ballkani që të shihnin qartë se kanë të njëjtën barrë, kompleksitet politik dhe kod kulturor.

Pas gjashtë sezonesh të “Fqinjësitë” misioni nuk është përmbushur akoma, por vizioni mbetet i njëjtë. Duke u mbështetur në konceptin e provuar tashmë, platforma e përditësuar online “Fqinjësitë” dhe formati i ri për shkëmbimin e përvojave, pikëpamjeve dhe perspektivave personale “Ditari i Fqinjësive” do të vazhdojë të shërbejë si një forum ku mund të dëgjohen zëra të ndryshëm.

Së bashku me Zvezdana Kovač (Sekretare e Përgjithshme e Lëvizjes Europiane në Serbi) si një nga parnerët tanë që nga nisja e kësaj inisiative me CDRSEE, na ka lindur ideja, që në kohën e Covid – 19 ne duhet të gjejmë një mënyrë për të risjellë në jetë rrjetin rajonal të njerëzve që mund të ofrojnë një perspektive ndryshe të gjendjes aktuale në Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja pse ne po ofrojmë hapësirën aq të nevojshme për të mbledhur pikëpamjet dhe historitë e ndërthurura të përfaqësuesve të shoqërisë civile, figurave publike, gazetarëve, ekspertëve, aktivistëve, politikëbërësve, analistëve dhe mbi të gjitha të qytetarëve nga i gjithë Ballkani të cilët janë të etur për të ndarë mendimet e tyre, të hapin debat dhe një shkëmbim zgjidhjesh për tema të ndryshme që shpesh janë të diskutueshme.

Ne po përballemi me ndryshime të mëdha, ndaj kemi gjetur një mënyrë për ndryshimin dhe përshtatjen e koncepteve të vjetra, dhe kjo është ideja kryesore pas kësaj forme të rinovuar të “Fqinjësitë”.

The European Fund for the Balkans is a joint initiative of European foundations (Erste Foundation, Robert Bosch Foundation and King Baudouin Foundation) that envisions, runs and supports programmes aimed at strengthening democracy, fostering European integration and affirming the role of the Western Balkans in addressing Europe’s emerging challenges.

Key goals of the EFB for the next 5 years are providing means and platforms where informed and empowered citizens will take action and demand accountable institutions and democracy;  improving regional cooperation among the civil society in the WB region based on solidarity and demand-driven dialogue and exchange of ideas, opinions and actions; supporting the process of affirming the political credibility of the enlargement policy across the Western Balkans region while insisting on the commitment to the principles of the Thessaloniki Agenda. Ultimate goal is contributing to vibrant democracies and liberal societies in the region through increased citizen engagement and improved regional cooperation, within the framework of a credible EU membership prospect.

The European Movement in Serbia (EMinS) is a civic organisation founded in 1992 with a desire to initiate and follow the comprehensive process of our country’s European integration.

Our vision is a Serbia founded on democratic values, the protection of human rights, solidarity, sustainable development, knowledge, and innovation. A society that preserves the good old, but also simultaneously bravely develops new, modern values, to the benefit of all of us.

For more than 25 years we have engaged in: public policy research and European integration advocacy at the local, national, regional and European level, raising citizens’ awareness of the importance of the European integration process, informing the public about all the relevant aspects of the process, creating conditions for the adequate application of European values and standards in the area of human rights protection and sustainable development of the community. All this for the purpose of building a democratic and modern Serbia in a united Europe.

Ne jemi këtu për të ndihmuar që zëri juaj të dëgjohet

përmes kreativitetit, integritetit & ideve të reja

Bashkohuni me ne!