Lana Pudar, anëtare e Klubit të Notit Orka nga Mostari, garoi në Tubimin e Notit në Beograd në fund të shkurtit dhe arriti normën Olimpike A për garën stil flutur në 100-metra. Media rajonale e ka raportuar lajmin në mënyrë sporadike, dhe ky rezultat u bë lajm kryesor në Bosnjë Hercegocinë vetëm në mes të marsit. Notarja është vetëm 15 vjeç, ndërkohë ka arritur rezultate të klasit botëror, dhe do të përfaqësojë Bosnjë Hercegovinën në Lojrat Olimpike të këtij viti në Tokio.