‘Sex-positive’? është një projekt i OJQ Meduza, dhe synon çmitizimin dhe kremtimin e seksualitetit femëror. Një mënyrë për ta bërë këtë, siç e shohin ato, është zhvillimi i një dialogu të hapur rreth praktikave seksuale. Vetëm pranimi i narrativës publike të mbështetur në themelet e vështrimit mashkullor nuk mund të na ndihmojë të tejkalojmë të shikuarin tradicional të grave si objekte seksuale të cilave u “bëhet” seks, dhe jo si subjekte që kanë nevoja, dëshira, fantazi, të kaluar, tauma, histori…