Me 24 maj, Lëvizja Europiane, organizoi në Serbi një konferencë në  “Zoom” për të paraqitur rezultatet e projektit ” Karta Rajonale e Rinisë për Mjedisin”. Projekti synon të fuqizojë studentët e zonave të pazhvilluara në marrjen e një roli më aktiv në mbrojtjen e përfitimeve të kalimit në prodhimin e energjisë së rinovueshme për zvogëlimin e emetimit të gazeve serrë (GHG). Projekti mbështetet nga Fondi i Ballkanit Perëndimor.