Emir Hadžihafizbegović, aktor i mirënjohur rajonal filmi dhe teatri nga Bosnjë Hercegovina, drejtor i Teatrit Kamerni Teatar 55 në Sarajevë, ka kaluar një eksperiencë traumatike me Covid-19. Ishte një ‘ekzorcizëm’ i pastër, Covid nuk është një sëmundje, është vetë djalli, thotë Emir, dhe flet për ngjarjet e pabesueshme të betejës 14 ditore për jetën e tij.