Rrjeti i organizatave rinore “Diversiteti na Bashkon” përbëhet nga 25 organizata anëtare idea e të cilave është të bashkohen dhe të punojnë për krijimin e mbështetjes institucionale për promovimin e dialogut ndërkulturor dhe diversitetit kulturor në Serbi.  Në historinë në video të titulluar “Networked”, Shoqata e Qytetarëve “Primus” dhe studentët e shkollave të mesme nga Priboj, pjesëmarrës në projekt, flasin për rëndësinë e multikulturalizmit dhe pritshmëritë nga vizita e tyre në Subotica dhe takimi me bashkëmoshatarët e tyre.