Një grup artistësh të rinj, sipërmarrësish dhe entuziastësh nga Open Box Studio në Podgoricë e kanë fokusuar punën e tyre gjatë pandemisë në ndihmë të komunitetit të tyre. Ata kanë krijuar disa mijëra maska për fytyrën dhe maska transparente plastike në sallën e tyre të printimit 3D, pa pagesë, në ndihmë të doktorëve, stafit mjekësor, dhe personave të tjerë që kanë patur nevojë për to.