Sinqerisht, hëm, çfarë nuk shkon me ne Kroatët? Pse aftësia jonë kolektive më e zhvilluar është të ankuarit?  (Disa) figura dhe zëra të hapësirës publike po ndryshojnë, por shqetësimet dhe zhgënjimet e njërëzve të zakonshëm, përveç një apo dy kremtimeve, mbeten kryesisht të njëjtat.

Kam shfletuar materialet e mia në kompjutër dhe temat për të cilat kam komentuar si gazetar i rubrikave hyrëse dhe atyre të mbylljes – dhe, uau, mbeten po aq të rëndësishme – si temat edhe analizat e mia. Duhen ndryshuar vetëm pak fjali dhe referenca kohore; çdo gjë tjetër mbetet e njëjtë. Asnjë nga temat e ‘mia’ nuk e ka humbur rëndësinë social, dhe jam i sigurt që e njëjta gjë vlen edhe për temat e diskutuara nga kolegët e mi. (Disa) figura dhe zëra të hapësirës publike po ndryshojnë, por shqetësimet dhe zhgënjimet e njërëzve të zakonshëm, përveç një apo dy kremtimeve, mbeten kryesisht të njëjtat. Megjithatë, duket se jo të gjithë ne që jemi afër ndajmë të njëjtën ndjenjë.

 

Që nga viti 2005, Kombet e Bashkuara kanë nisur një hulumtim për Indeksin e Lumturisë Globale, ku i drejtohen të njëjtat pyetje qytetarëve të 156 vendeve të botës. Mes tyre, sigurisht, janë të gjitha vendet afër nesh, të cilat – mesatarisht – nuk janë shumë keq. Në fakt, ato kanë gjithnjë rritje në listën e lumturisë globale: ne jemi ngjitur nga vendi i 88 -të (koincidencë?) në vitin 2005, kemi bashkuar forcat vetëm për nevojat statistikore, në vendin e 63 -të. I vetmi vend nga ne që ka regjistruar ‘rritje’ negative, i vetmi që ka pësuar rënie në listën botërore, është Kroacia. Nga vendi i 60 – të në vitin 2005 ka rënë në vendin e 79 –të vitin e kaluar.

Sinqerisht, hëm, çfarë nuk shkon me ne Kroatët? Pse aftësia jonë kolektive më e zhvilluar është të ankuarit?  Rreth dhjetë vjet më parë, një mik, Boris Dezulovic, i cili është një Kroat i mirëfilltë, publikoi një artikull të shkëlqyer të titulluar ‘Pse janë Kroatët kaq të zymtë?’, dhe qe mrekulli që u bë viral si një mesazh i ‘përcjellë’ i pa nënshkruar.  Madje dhe u mor si plagjiaturë nga një docent universiteti për punimet e tij para – akademike,  në disa pjesë fjalë për fjalë!

 

As atëherë, madje edhe më pak sot, Boris apo ndonjë njeri jetër në planet, nuk mund të shpjegojë misterin e zymtësisë Kroate.  Të gjithë e dinë që shumë kombe do të shisnin shpirtin e tyre për të patur atë që kemi ne, dhe nuk do të ishin aq të vegjël sa bashkëqytetarët e mi. Dhe ne vazhdojmë ti bëjmë gjërat siç i kemi bërë gjthmonë, sipas mënyrës që na ka pëlqyer prej shekujsh…

 

 

Dy detaje të parevokueshme, në lidhje me këtë. Të parët që janë përkrahësit më të mëdhenj të optimizmit dhe kënaqësisë kombëtare me atë çfarë kemi këtu në Kroaci janë ata të cilët janë gjithashtu përkrahës të, hëm, si ta them në mënyrë ë sjellshme këtë – një regjimi disi më totalitar sesa ai i demokracisë standarde Europiane të shekullit të 21. Nëse dikush do të kërkonte të gjente liberalë të vërtetë dhe majtistë mes pjesëmarrësve të të ashtëquajturave Festivale të Lirisë, nuk do të kishte shumë.

Mes kundërshtarëve të rreptë të vënies së maskave, distancimit social dhe larjes së duarve, janë shumicë dërrmuese të djathtët e deklaruar. Dhe ndodh që pikërisht ata janë më të zëshmit për të ftuar kombin për të qenë më të lumtur dhe për të shijuar më shumë jetën. Sikur!

 

Detaji i dytë – sipas Raportit të Lumturisë Botërore, Kroacia ka mbajtur një vend të mirë në listë deri në vitin 2012, ku pati rënie krejt papritur. Për ata që nuk e mbajnë mend, ky ishte vitit i parë i mandatit të Kryeministrit  Zoran Milanovic. Ai e mori këtë posti pas një gruaje.  Indeksi i lumturisë filloi ta marrë veten me një ritëm akullnajor, deri në vitin 2016, kur mbaroi mandati i tij. Dhe tani, në vitin 2020, ne jemi në vitin e parë të mandatit të tij si President. Përsëri ai vjen në këtë post pas një gruaje. Qartësisht, Corona nuk ishte mjaftueshëm.

Dhe pritet disi që ne të jemi më pak të zymtë?