Vendosja e masave të sigurisë ndaj një deputeti kanë provokuar debate në Shqipëri, ndërsa vetë zoti Berisha ka refuzuar të paraqitet para prokurorisë dhe gjykatës së posaçme

Zylyftar Bregu

Pasditen e së shtunës së 21 tetorit, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit arretsuarn në Aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, Jamarbër Malltezin, dhëndërrin e ish-presidentit Sali Berisha.

Ky moment shënoi edhe publikimin e akuzave jo vetëm për Malltezin, por edhe për vjeherrin e tij, ish-presidentin e Shqipërisë (1992-1997) dhe ish-kryeministrin Sali Berisha (2005-2013). Të dy këta, bashkë edhe me ndërtuesin Fatmir Bektashi, akuzohen për disa vepra të rënda penale, siç është korrupsioni aktiv dhe pasiv për zyrtarët e lartë, pastrim parash etj. Gjykata e Posacme kundër krimit dhe korrupsionit dhe prokuoria SPAK kanë vendosur edhe për Zotin Berisha, pavarësisht mandatit të deputetit që i jep atij imunitet dy masa sigurisë shtërnguese; “Detyrim paraqitje në organin e akuzës, prokurori” si dhe pengim të kalimit të kufirit shtetëror të Shqipërisë, duke i bllokuar pasaportën. Vendosja e masave të sigurisë ndaj një deputeti kanë provokuar debate në Shqipëri, ndërsa vetë zoti Berisha ka refuzuar të paraqitet para prokurorisë dhe gjykatës së posaçme, procedurë normale për ti dhënë atij akuzën e plotë dhe vendimin për masën e sigurisë. Në ditët në vijim do të duket edhe reagimi i strukturave të hetimit ndaj këtij qëndrimi. Zërat thonë se shumë shpejt, prokuroria do ti kërkojë edhe Kuvendit të Shqipërisë të japë miratimin për hetimin e tij duke zgjidhur ngërçin.

Dosja voluminoze prej 199 faqesh, e cila mbështeti kërkesën e prokurorisë për masë sigurie për Malltezin, Berishën dhe biznesmenin Fatmir Bektashi tregon odisenë administrative për privatizimin e një sipërfaqeje toke në kryeqytetin e Shipërisë, e cila përdorej nga një skuadër futbolli. Mbi këtë sipërfaqe aktualisht janë ndërtuar një numër pallatesh, ku banojnë qytetarët.

Deputeti që vetëm para pak ditësh festoi 79 vjetorin, drejton ‘de facto’ opozitën në Shqipëri, pas një beteje politike brenda llojit për rimarrjen e kontrollit të Partisë Demokratike, në të cilën ishte themelues dhe kryetar i parë i saj në vitin 1991.

Dy vite më parë, Berisha u përball me atë që dukej se do të ishte fundi i karrierës së tij, pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së nga pasardhësi i tij, Lulzim Basha. Por pas një fushate politike brenda partisë, Berisha arriti të mbajë nën kontroll pjesën më të madhe të anëtarësisë dhe grupit parlamentar.

Pak muaj pas SHBA-së, në korrik të vitit 2022 edhe Britania e Madhe e shpalli “non grata”.

Akuzat e ngritura ndaj tij shënojnë edhe hetimin e zyrtarit më të lartë në Shqipëri për shpërdorim detyrë, korrupsion apo pastrim parash. Disa muaj më pas, SPAK, vendosi nën akuzë ish-zëvendëskryeministrin Socialt Arben Ahmetaj, I cili tashmë jeton në arrati dhe mendohet se ka lënë Shqipërinë për tu fshehur në një vend të sigurt.

Sipas vëzhguesve të politikës, akuzat e fundit të SPAK përbëjnë një ndër sfidat më të mëdha për karrierën politike të Berishës, që do lenë gjurmë jo vetëm mbi të, por edhe mbi opozitën.

Nga ana tjetër kjjo dosje do të jetë edhe një test prove për strukturat e reja të hetimit në Shqëpëri që janë pasojë e një reforme të thellë në drejtësi. Prej tre dekadash besimi i qytetarëve shqiptare tek drejtësia kishte kapur nivelet më të ulëta.

 

Zylyftar Bregu, wshtw lektor nw Universitetin e Tiranes dhe gazetar i lirw