Shteti, nëpërmjet paketës së tij të masave, po përpiqet të mbajë gjallë industrinë e sëmurë rëndë të turizmit me respiratorë. Këto masa përgjithësisht mirëpriten nga shoqëritë turistike, por shumica e punonjësve të turizmit i konsiderojnë ato të pamjaftueshme për një mbijetesë serioze të sektorit.

Zvezdan Georgievski

Nëse ky hotel do të ishte një kalë, atëherë me siguri do ta kisha vrarë. Kjo është mënyra se si u përgjigj pronari i një objekti të vogël strehimi në Kisela Voda në komunën e Shkupit. Ai thotë se biznesi i tij bazohej në dy shtylla. Shtylla e parë është e ashtuquajtura “kongres” apo turizëm “biznesi”, por gjatë pandemisë, ky lloj takimesh biznesi dhe udhëtimi u zëvendësua nga takimet në internet, kështu që të ardhurat prej tyre ranë në minimum. Shtylla e dytë ose turizmi “i dashnorëve”, siç e quan bashkëfolësi ynë, po bie shumë, pasi ish- klientët e tij të rregullt tani frikësohen për shëndetin e tyre.

Daniela Mihajlovska Vasileva, këshilltare e pavarur në Dhomën Ekonomike të Maqedonisë, konfirmon se turizmi në Republikën e Maqedonisë Veriore është degë e rrezikuar. Ajo thotë se në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar, rënia e numrit të turistëve në vend krahasuar me vitin e mëparshëm ishte 60.8 përqind, ndërsa rënia e numrit të turistëve të huaj në të njëjtën periudhë ishte 84.1 përqind.

Sipas saj, nëse analizojmë indeksin e xhiros në shërbime në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit të kaluar, duke marrë parasysh statistikat zyrtare, do të vihet re se agjencitë e udhëtimit kanë një rënie prej 99 për qind në tremujorin e dytë dhe pothuajse 88 për qind në tremujorin e tretë. Në objektet e kateringut, ka një rënie të madhe prej 88 për qind në tremujorin e dytë dhe 54.3 në tremujorin e tretë në hotele dhe objektet e tjera të akomodimit. Statistikat tregojnë se xhiro në restorante dhe objekte të tjera për përgatitjen dhe servirjen e ushqimeve ra me 75 për qind në tremujorin e dytë dhe 29.5 për qind në tremujorin e tretë.

Një studim i kohëve të fundit i Platformës për dialogun Publiko-Privat, gjeti se një në pesë kompani kateringu dhe turizmi e ka përgjysmuar numrin e stafit të tyre. Sipas të njëjtit sondazh, rreth 85 përqind e kompanive të anketuara deklaruan një rënie në të ardhura prej më shumë se 50 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Gati tre të katërtat e këtyre kompanive (73 përqind) e konsiderojnë këtë si një mundësi reale për të pezulluar veprimet nëse kriza dhe masat kufizuese vazhdojnë.

Shteti, nëpërmjet paketës së tij të masave, po përpiqet të mbajë gjallë industrinë e sëmurë rëndë të turizmit me respiratorë. Këto masa përgjithësisht mirëpriten nga shoqëritë turistike, por shumica e punonjësve të turizmit i konsiderojnë ato të pamjaftueshme për një mbijetesë serioze të sektorit. Midis masave të tjera, që kryesisht zbatohen për të gjithë ekonominë (duke siguruar paga minimale, përjashtimin nga kontributet, kredi pa interes …), një masë e posaçme e quajtur “shtëpia është shtëpia” synonte turizmin. Kjo do të thotë një sistem bonosh për një kategori të caktuar shtetasish, të cilët mund ti përdorin këto bono vetëm në resortet e vendit.

Por, pavarësisht këtij stimulimi, pavarësisht faktit se kufijtë e vendet që kanë det ishin kryesisht të mbyllura, kështu që turisti vendas duhet të jetë i kënaqur me qendrat turistike të Maqedonisë, sipas drejtorit të Agjencisë për promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljupco Janevski, turistët vendas rezervuan 1.5 milion akomodime një- natëshe, që është në nivelin e viteve të mëparshme. Megjithatë, Janevski beson se veprimi “shtëpi është shtëpi” duhet të vazhdojë dhe të modifikohet, sepse është e qartë se industria vendase e turizmit do të duhet ende të mbështetet në turistët vendas.

Mbetet për të parë nëse hoteli i quajtur kalë në fillim të tekstit do ti mbijetojë krizës. Apo jo?

 

Zvezdan Georgievski, shkrimtar dhe gazetar që ka redaktuar dhe themeluar disa media në Maqedoni. Ai ka themeluar Çmimin prestigjioz Letrar të Maqedonisë “Romani i Vitit”.