Kush do të punojë për afirmimin e veçantisë së Bosnjë Hercegovonës si një destinacion turistik, diferencimin e saj nga konkurrentët në sytë e shikuesve?

Zoran Bibanovic

Udhëtimi ishte pjesë integrale e jetës së përditshme, madje edhe në fazat e para të njerëzimit. Romakët e lashtë ndërtuan rrugë dhe banja termale, dhe mashtrimi i zakonshëm i udhëtarëve nga pronarët e haneve… ndihmoi në krijimin e ligjit Roman. Gjeograf Strabo admiroi sigurinë e gëzuar nga njerëzit gjatë tregtisë nën sundimin e Augustit dhe trashëgimtarit të tij Tiberius. Pliny foli për Greqinë, Azinë e Vogël, dhe Egjiptin si pjesë të botës që çdo njeri që respekton veten duhet t’i vizitojë.

Turizmi modern ka lindur në gjysmën e parë të shekullit XIX, së bashku me lindjen e hekurudhës dhe anijeve me avull. Makinat hapën destinacione të reja dhe fluturimet me çarter (mes të shekullit të 20-të) e kthyen botën në “fshatin global’ të McLuhan-it.

Në vitin 2019 turizmi botëror arriti në rreth 10% të PBB-së së botës, 30% të eksportit të shërbimit botëror dhe 7% të eksportit tregtar. Evropa mban 41% të të ardhurave të turizmit botëror. Kjo industri siguroi 1 në 10 vende pune globalisht, dhe në 2019 kishte 1.5 miliard pasagjerë. E thënë thjesht, turizmi është faktori kryesor i rimëkëmbjes së përgjithshme ekonomike.

Për herë të parë në historinë njerëzore, pandemia Covid-19 ka ndikuar ndjeshëm në industrinë e turizmit. Ndonëse sektori nuk do të zhduket, ai do të shohë ndryshime të mëdha lidhur me mënyrën e jetesës, kulturën dhe cilësinë e jetës.

Bosnje-Hercegovina nuk i ka atributet e kërkuara për zhvillimin e turizmit masiv (diell, plazh, det) dhe me gjasë nuk do të jetë kurrë destinacion i turizmit masiv për qytetarin mesatar evropian.

Kjo shtron një pyetje të rëndësishme: kush do të punojë për afirmimin e veçantisë së Bosnjë Hercegovonës si një destinacion turistik, diferencimin e saj nga konkurrentët në sytë e shikuesve?

Marrëveshja e Paqes e Dejtonit nuk përcaktoi një legjislacion të gjerë shtetëror për zhvillimin e turizmit; Shoqata Federale e Turizmit ka qenë joaktive që nga viti 2015. Kantonet mbikëqyrin ligjërisht zhvillimin e turizmit, kështu që suksesi i industrisë varet në mënyrë thelbësore nga aftësitë individuale të punonjësve të sektorit.

Koha e pafat e Covid-19 është një mundësi për ministritë përkatëse që të tregojnë një nivel më të lartë të mirëkuptimit për rëndësinë e turizmit, dhe të ofrojnë zgjidhje dhe të ndihmojnë në kapërcimin e krizës aktuale.

Në këtë kuptim, ndihma e dhënë nga bashkësia ndërkombëtare është e pafund. USAID-i e ka njohur rëndësinë e turizmit dhe ka nisur një projekt me vlerë 20 milionë dollarë, i cili do të zbatohet gjatë 5 viteve. Gjithashtu kemi edhe mbështetja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, që ndihmon industrinë në 6 ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për të zhvilluar turizmin aventuror, turizmin dhe artin Kohët e fundit kanë lançuar një konkurs FUTOURISMO në Ballkanin Perëndimor, një kërkim për zgjidhje të reja digjitale për të ndihmuar në riparimin e pasojave negative të pandemisë Covid-19 dhe për të ruajtur vendet e punës brenda industrisë së turizmit.

Përpara Covid-19, turizmi ishte një industri me rritje të qëndrueshme, me mbi 3 milion qëndrime një-natëshe dhe mbi 400 milion euro kontribut në buxheti, ndonëse pozicioni i Bosnjë-Hercegovinës në listën e Organizatës Botërore të Tregtisë nuk është i lakmueshëm, është në vendin e 105 nga 142 vende. Covid-19 ka shkaktuar një rënie prej mbi 80% në qëndrimet një-natëshe dhe shumë njerëz kanë humbur vendet e tyre të punës. Punonjësit e turizmit ishin të parët që ngritën zërat e tyre dhe rritën ndërgjegjësimin mbi kërcënimin më të cilin po përballet kjo industri e rëndësishme strategjike.

Qeveritë e entiteteve kanë miratuar protokollin për të marrë çertifikim ndërkombëtar që konfirmon respektimin e standardeve dhe procedurave të Covid. Vetëm veprimet konkrete dhe bashkëpunuese në të gjitha nivelet qeveritare mund të ndihmojnë zhvillimin e turizmit dhe harmonisë sociale, dhe kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet ringjalljes së vlerësimit të trashëgimisë së pasur kulturore dhe bukurisë natyrore të Bosnje-Hercegovinës.

A do të bëhet e qartë ndonjëherë se zhvillimi i turizmit është në interesin tonë të drejtpërdrejtë ekonomik, dhe si pasojë edhe të interesit politik?!

Megjithatë, pyetja më e rëndësishme për të gjithë është, – si mund të arrijmë në atë pikë në një vend me interesa të fragmentuara?

 

Zoran Bibanovic, punonjës turizmi për një kohë të gjatë, i specializuar në zhvillimin strategjik, Drejtor Ekzekutiv i disa organizatave të turizmit në sektorin publik dhe privat.