Është e vështirë të besohet, por 16 termocentrale me qymyr në Ballkanin Perëndimor çlirojnë më shumë dioksid squfuri sesa 250 centrale në BE. Efektet e kësaj ndotjeje arrijnë deri në Rusi dhe Egjipt.

Vladimir Radojicic 

 Është e diel. Po zbres poshtë rrugës malore gjarpëruese, duke lënë pas trajtimin me ajër të pastër dhe duke iu drejtuar smogut të luginës. Vendosa ta kaloj këtë ditë janari të mrekullueshme me diell me një ndjesi pranvere duke shijuar mrekullinë dimërore të malit Divcibara. Pas mësimit të saj të parë për të bërë ski, vajza ime gjashtë vjeçare Drina është mbushur me mbresa: ‘Babi, më pe kur e bëra ‘fetën e picës’!’  Ajo më tregon me krenari teknikën e re që mësoi. Motra më e vogël e Drinës, dy vjeçarja Sara, po i tregon mamasë së saj kënaqësinë e lojës, rrëshqitjes në borë, falë forcës së krahut të prindërve të saj. Po ashtu historia e paevitueshme e Burrit prej Bore dhe hundës së tij prej karote, ndërsa na lutet të hipë mbi ski si motra e saj herën tjetër që do vijmë këtu.

Mrekullia dimërore familjare ndërpritet, siç duket, nga mjegulla dhe një erë specifike – një kombinim smogu dhe mjegulle, teksa i afrohemi Kosjeric. Kosjeric ka probleme serioze të ndotjes së ajrit, ashtu si shumë qytete në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor. Perdja e smogut të luginës më shpërqëndron nga skitë dhe buzëqeshjet si dëbora të fëmijëve, drejt realitetit të ashpër.

Më vjen ndër mend që të paktën 13,500 njerëz në Ballkanin Perëndimor vdesin para kohe për shkak të pasojave të ndotjes së ajrit (një statistikë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë). Çdo vit zhduket një qytet me përmasat e Pozegas, 23km nga Kosjeric.

Është e vështirë të besohet, por 16 termocentrale me qymyr në Ballkanin Perëndimor çlirojnë më shumë dioksid squfuri sesa 250 centrale në BE. Efektet e kësaj ndotjeje arrijnë deri në Rusi dhe Egjipt.

Vetëm ndotja nga qymyri shkakton dëm ekonomik përmes kostove të kujdesit shëndetësor në vendet e Ballkanit Perëndimor – llogaritur minimalisht 1,9 dhe maksimumi 3,6 miliard euro në vit. Taksapaguesit e Ballkanit Perëndimor paguajnë 3,6 miliard euro në vit për të trajtuar kancerin, astmën, sëmundjet kardiovaskulare, sterilitetin, dhe shumë lloje të  tjera sëmundjesh të cilat shpesh janë pasojë e ndotjes së ajrit.

Jam i inatosur, por sidoqoftë, i vendosur për të ndërmarrë hapa për përmirësimin e situatës, i shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të mi. Jam i kënaqur që E drejta për Qytetin është pjesë e fushatës Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër. Mirëpres një aleancë me Fondin Evropian për Ballkanin, dhe organizata të tjera rajonale dhe serbe. Fjalët e fushatës më inkurajojnë:

Ne, qytetarët e Shqipërisë, Bosnjë Herzegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut jemi njëlloj të ekspozuar ndaj ndotësve të ajrit, pavarësisht moshës, gjinisë, besimit, kombësisë apo gjuhës. Ne jemi të vetëdijshëm se ajri i ndotur që thithim çdo ditë po na helmon dhe po na vret. Vjen nga impiantet e ngrohjes dhe fabrikat të cilat përdorin lëndë djegëse fosile, nga makineritë industriale, trafiku, furrnaltat e veçanta. Reja helmuese mbi Ballkanin Perëndimor po na kushton jetët tona, shëndetin, fertilitetin, aftësinë tonë për punë, të ardhmen e fëmijëve tanë dhe koston në rritje për kujdes shëndetësor në të gjithë Ballkanin Perëdimor.

Ne nuk pranojmë të vdesim nga ndotja e ajrit, në nuk pranojmë që fëmijët tanë të rriten me pompa për astmën, ne nuk duam të paguajmë kosto shtesë për kujdesin shëndetësor për shkak të ndotjes.

Nevoja për të thithur ajër të pastër na ka bërë bashkë që të luftojmë me solidaritet përmes fushatës tonë Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër.

 Dëshiroj të ftoj të gjitha organizatat dhe individët që t’i bashkohen Fushatës Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër përmes këtij linku: http://bit.ly/UjedinjeniBalkan.

Arsyeja e luftës time është shëndeti i Drinës and Sarës dhe buzëqeshjet si dëbora.

Cilat janë arsyet tuaja për t’iu bashkuar luftës për ajër të pastër?

 

Vladimir Radojicic, Aktivist mjedisor dhe social, i përkushtuar ndaj punës dhe zhvillimit të komuniteteve vendore në Serbi gjatë gjashtëmbëdhjetë viteve të fundit.