Shqipëria ka reaguar mirë me përballimin e situatës Anti-Covid duke vaksinuar popullsinë që bashkë me Islandën jemi ndër vendet me ritmin më të mirë në Europë.

Vladimir Prenga

Pandemia Covid 19 goditi rëndë ekonominë shqiptare dhe turizmin shqiptar, që përbën një nga degët e rëndëishme të ekonomisë.

Si rrjedhojë e mbylljes së kufinjve vitin e kaluar, industria turistike funksionoi kryesisht në atë që cilëoshet si ‘turizëm patriotik’; pra pushuesit vendas  dhe shqiptarët e Kosovës e të Maqedonisë. Të dhënat zyrtare të shtetit shqiptar dëshmojnë se në vitin e kaluar numri i turistëve u ul me 60 përqind.

Agjencitë e udhëtimit e kanë mbyllur aktivitetin e tyre me shumë se 60 %.

Shumë Restorante dhe Hotele kanë qenë me stafe të reduktuara. Guidat turistike ishin pothuajse pa punë. Transporti Turistik kishte rënie të madhe.

Por cilat janë pritshmëritë dhe sfidat për këtë sezon turistik?

Shqipëria ka reaguar mirë me përballimin e situatës Anti-Covid duke vaksinuar popullsinë që bashkë me Islandën jemi ndër vendet me ritmin më të mirë në Europë.

Lehtësimi i masave, kushtet lehtësuese për të hyrë në Shqipëri dhe ulja e numrit të infektimeve kanë nisur të prodhojnë shpresë për industrinë turistike shqiptare. Në bregdetin shqiptar kanë nisur të organizohen eventet e para me grumbullime masive, duke të dhënë ndjesinë se vendi po i rikthehet ritmeve të para pandemisë.  Shfaqjet në ambiente të hapura kanë rifilluar në Durrës, rrugët e ultësirës shqiptare po vuajnë trafikun e zakonshëm që krijohet në rastet e dyndjeve të turistëve, autobuzë të shumtë nga Kosova po rikthehen në mënyrë të organizuara e pak nga pak, ‘babilonia’ e gjuhëve të huaja po konstatohet në mënyrë sporadike edhe në resortet shqiptare ku vjet flitej thuajse vetëm shqip.

Shëngjini e hapi sezonin me Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike ‘Unum’; i pari i këtyre përmasave në Europë që prej fillimit të pandemisë.

Tashmë në Shqipëri kanë nisur të vijnë charter-ët e parë nga Ukraina dhe Bjellorusia që edhe ‘turistët e preferuar’ polakët dhe çekët të ndjekin të njëjtën tendencë.

Air Albania ka lajmerur fluturime me çmime të ulta duke filluar nga 10 Euro nga Kukësi. Shqipëria nga ana e saj ka marrë masat që t’i përgjigjet sfidave të reja që sjell pandemia. Veç vaksinimit të punonjësve të industrisë turistike, autoritetet shqiptare kanë ngritur edhe një task-forcë të posaçme për të adresuar problemet e pandemisë me qëllim që të mos ketë të papritura gjatë verës. Objektivi është një sezon turistik “covid-free”. Për të udhëtuar në Shqipëri nuk ka asnjë kriter specifik, as karantinimi e as ndonjë dokument tjetër që dëshmon nëse e ke kaluar apo po e kalon Covid-in.

Por jo gjithçka varet nga Shqipëria!

Edhe rregullat që kanë shtetet e Bashkimit Europian përcaktojnë ‘fatin’ e turizmit shqiptar këtë vit. Shumë vende europiane kanë një situatë tjetër nga Shqipëria, me nivelin e infektimeve, ndaj edhe ende nuk i kanë lehtësuar masat.

Në shumicën e vendeve të BE-së, rikthimi nga një udhëtim jashtë vendit kërkon domosdoshmërisht kalimin e një serë procedurave, mes të cilave edhe karantimin disa ditor, çka e demotivon ndjeshëm udhëtimet jashtë e si rrjedhojë edhe në Shqipëri. Vendimi i fundit i Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë i jep përgjgije një prej pikëpyetjeve më të mëdha që operatorët turistikë kishin. Ky vendim krijon mundësinë që në Shqipëri të mund të vijnë edhe turistë nga vendet e Bashkimit Europian. Një vendim i tillë do të ishte i mirëpritur edhe më herët, që të krijonte mundësinë e rezervimeve dhe planifikimeve. Pavarësisht lehtësisë së vjen nga BE, vendet anëtare mund të përcaktojnë rregullat e tyre të veçanta në varësi të situatës së pandemisë që kanë. Por në fillim të sezonit janë premisat për të qenë një sezon më i mirë se ai i vitit të kaluar…

 

Vladimir Prenga është drejtues i një agjensie turistike në Shqipëri, që ka 12 vjet në tregun e Turismit. Ka përfunduar studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Tiranës