Nëse shkoj në farmaci për të blerë Aspirinë, unë besoj që kutia ka Aspirinë dhe jo arsenik. Shumë persona nuk besojnë se kjo është e vërtetë në rastin e vaksinës. Ata besojnë që bota drejtohet nga njerëz që u dëshirojnë të keqen. Mendimi kritik mbështetet tek skepticizmi. Por skepticizmi nuk duhet të përfundojë në paranojë.

Vladimir Pistalo

Besimi tek shkenca shënoi epokën e Nikola Teslas. Njerëzit supozonin dhe besonin që shkencëtarët dhe shpikësit mund të bënin vetëm mirë. Gazetarët e vizituan laboratorin e Teslas, duke e quajtur atë  ’guva e Ali Babës’, dhe e pyetën: Për çfarë mrekullie po punoni? Njerëzit konsideroheshin të zgjuar kur besonin tek shkenca. Ata besonin që çdo gjë, nga muzika tek shkenca, po përmirësohej. Kjo bindje mbizotëronte të paktën deri në Luftën e Parë Botërore. Më pas industria e vdekjes i pushtoi shpikjet. Progresi përpiu fëmijët e vet.

Lufta e Dytë Botërore dhe lufta propogandistike që pasoi i rritën nivelet e skepticizmit në të gjithë botën. Një numër i konsiderueshëm studentësh amerikanë nuk besojnë tek progresi. Është e vështirë të përcaktohet kur ka ndodhur kjo me saktësi. Autoriteti publik kurrë nuk ka qenë më i copëzuar. Njerëzit nuk besojnë tek progresi dhe nuk kanë besim tek njëri – tjetri.

Gjithkush ka të drejtë të ketë interpretimin e vet, por jo të gjithë kanë të drejtë në faktet e tyre. Ne e dimë këtë, por kjo nuk zbatohet më. Ne dimë gjithashtu që Tito ka thënë ’Unë nuk e pranoj këtë gjykim. Unë pranoj vetëm gjykimin e partisë sime.’ Sot, mund të thuhet ’Unë pranoj vetëm gjykimin e rrjetit tim social’. Njerëzit banojnë në dhoma që jehojnë zërin e tyre, pa besim tek progresi, me faktet e tyre dhe konkluzionet paralele.

Çfarë lidhje ka kjo me vaksinimin global kundër covid-19? Në të gjitha mënyrat e mundshme!

Nëse me tregojnë një hartë të Banatit, unë supozoj që harta me të vërtetë është e Banatit, dhe jo e Alabamës. Nëse shkoj në farmaci për të blerë Aspirinë, unë besoj që kutia ka Aspirinë dhe jo arsenik. Shumë persona nuk besojnë se kjo është e vërtetë në rastin e vaksinës. Ata besojnë që bota drejtohet nga njerëz që u dëshirojnë të keqen. Mendimi kritik mbështetet tek skepticizmi. Por skepticizmi nuk duhet të përfundojë në paranojë. Mendoj se kurrë nuk ka patur kaq shumë obskurantistë, persona anti-vaksinë, dhe teoricienë konspirativë. Njerëzit besojnë se po i gënjejnë. Kjo është e vërtetë, por nuk është e vërtetë për çdo gjë. Dhe nuk mund të arrijnë në përfundim se kur është e vërtetëm dhe kur nuk është. Dhe kështu, ka lindur arketipi i rebelit mizor, liria e të cilit i jep të drejtë të kërcënojë të tjerët.

Pavarësisht nëse është vaksina, apo zgjedhjet në SHBA, paranoja është bërë normalja e re. Një njeri konsiderohet i zgjuar sepse nuk beson tek shkenca, dhe që beson se harta e Banatit është në fakt hartë e Alabamës.

Pra, cilat janë besimet për vaksinën? Që ato nuk janë testuar aq sa duhet. Mjaft me këtë. Që do na vendosin çip (sikur të dhënat tona janë aq të vështira për t’u gjurmuar ashtu siç janë), që do të kurojë përkohësisht simptomat e rreme të këtij virusi të rremë, vetëm për t’i dhënë shumicës së popullsisë botërore një sëmundje të pashërueshme e cila do t’i vrasë ato brenda një viti (lexoni gjithçka rreth kësaj në Facebook para se të hiqet).

Delmore Schëartz kishte të drejtë kur thoshte që edhe njeriu paranojak e ka një armik. Problemi është që ai nuk ka asnjë mik, dhe madje as arsyeja e tij praktike nuk e ka mik atë. Besimi i tepërt në progres nuk është më problemi. Mungesa e besimit në progres po ha fëmijët e vet.

 

Vladimir Pištalo, shkrimtar, profesor, fitues i çmimeve letrare NIN dhe Mesa Selimovic