Para dy vitesh Pjeter Ndrecaj vrau bashkeshorten Valbonën dhe vajzen nëntë vjeqe Klarën. Përpos që ai ushtroi dhunë ndaj tyne për një kohë të gjatë dhe i vrau,  Gjykata Themelore në Gjakovë, pas rigjykimit e ka dënuar ate me vetëm 24 vjet e gjashtë muaj burgim. Tash ky kriminel arsyetohet nga nji sistem qe dhunën e burrave ndaj grave e sheh si normë dhe e mirëmban si të tillë.

 

E shkruar nga: Nora Ahmetaj

Në këtë kohë të pandemisë globale COVID-19, shtëpia supozohet të jetë vendi më i sigurtë për të gjithë. Sidoqoftë, për njerëzit që përjetojnë dhunë në baza gjinore përfshirë dhunën në familje, distancimi shoqëror mund të nënkuptojë të jesh i bllokuar brenda me një abuzues. Dhuna në familje është tashmë epidemi vdekjeprurëse, ku një në tri gra në të gjithë botën përjetojnë dhunë fizike ose seksuale, kryesisht nga një partner intim. Dhuna në familje ka tendencë të rritet gjatë krizave, dhe pandemia COVID-19 po tregon tendencë të tillë në gjithë botën.

Izolimi është një faktor i madh rreziku nga dhuna e partnerit intim dhe kjo është dëshmuar sidomos gjatë pandemisë COVID-19, e cila ka rritë izolimin si fizikisht ashtu edhe shoqëror për shumë njerëz, Kur një viktime i kërkohet të qëndrojë në një shtëpi pa qasje në vendet e zakonshme si në punë, apo tek miqtë dhe familja – mundësia për dhunë rritet natyrshëm.

 

Pse disa persona përdorin dhunë?

 

Personi që zgjedh të përdorë dhunë – autori i veprës – e përdor atë si një mjet për të vendosur dhe mbajtur pushtetin dhe kontrollin mbi partnerin e tij.  Pandemia COVID ka sjellë me vete pothuajse çdo pasiguri që dikush prej nesh mund ta imagjinojë: A do të humbasim vendet e punës? Të zemërohemi? A na lejohet të kthehem në punë ose shkollë? A mund ta paguaj qiranë?  Pasiguria godet më së shumti abuzuesit. Kjo mungesë kontrolli që ndiejmë secili prej nesh ka të ngjarë të amplifikohet për abuzuesin, dhe kështu ata e amplifikojnë dhunën e tyre kryesisht ndaj partnerit. Në Kosovë rastet e dhunës në familje gjatë pandemisë kanë pasë rritje dhe këtë e dëshmojnë edhe Rrjeti i Grave të Kosovës si dhe Qendra për Studime Gjinore. Këto organizata shprehin shqetësime se mund të ketë pasë rënie të raportimit gjatë pandemisë, për shkak se pandemia e ka vështirësuar mundësinë e komunikimit nga personat që përjetojnë dhunë në familje.

 

Por nuk është vetëm pandemia që provokoi dhunë në familjet tona. Vrasjet e grave në Kosovë sa shkojnë e rriten çdo vit, dhe me këtë fenomen pak a shume vazhdojnë të merren gratë, si ato që janë avokuese në sferën publike, poashtu edhe gratë e shoqërise civile, Ka gra të zëshme që avokojnë dhe punojnë për të dënuar dhunën ndaj grave në dikastere të institucioneve si dhe në polici, por këtu përfundon  angazhimi i institucioneve. Me gratë merren gratë, jo burrat e Kosoves. Neni 248 i Kodit Penal të Kosovës e përcakton dhunën në familje si krim, dhe ajo përfshin jo vetëm dhunën fizike, por edhe atë psikologjike, seksuale ose ekonomike, apo edhe keqtrajtim të një anëtari të familjes kundër një anëtari tjetër. Kjo formë e dhunës dënohet me gjobë dhe me burgim. Gjykatat në Kosovë vazhdojnë të japin dënime qesharake atëhere kur duhet të dënohen maksimalisht dhunuesit.

 

Pse në një emision për pozitën e grave në shoqëri, ose kundër vrasjes së grave, thirren me folë vetëm gratë? Pse për të drejtat e grave punojnë vetëm gratë? Kjo çështje duhet me u diskutu (edhe) me burrat e profileve të ndryshme, e sidomos me ata që janë në institucione vendim-marrëse. Çdo mbrëmje politikanët flasin për shtetin, kombin per mirëqenien e qytetarëve etj., por këtu nuk ka hapsirë për tu diskutuar për jetërat e grave të vrara, apo mirëqenien e tyre.

 

Para dy vitesh Pjeter Ndrecaj vrau bashkeshorten Valbonën dhe vajzen nëntë vjeqe Klarën. Përpos që ai ushtroi dhunë ndaj tyne për një kohë të gjatë dhe i vrau,  Gjykata Themelore në Gjakovë, pas rigjykimit e ka dënuar ate me vetëm 24 vjet e gjashtë muaj burgim. Tash ky kriminel arsyetohet nga nji sistem qe dhunën e burrave ndaj grave e sheh si normë dhe e mirëmban si të tillë. Vetem gjate vitit 2020 u vrane 6 gra në Kosovë. Nderkohe, “drejtesia” ua ulë dënimet vrasësve.

 

Prandaj nuk duhet ti marrim politikanët e intelktualët (burra e gra) seriozisht perderisa ata nuk e marrin femicidin seriozisht. Nuk ka asgjë të rëndësishme se jeta e njeriut. Por në Kosovë, po duket që nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta e burrave, problemet me pandeminë, qështja e ujmanit, dialogu etj. Gratë e vajzat vazhdojnë të vriten e përdhunohen.

 

Nora Ahmetaj ishte themeluese e Qendrës për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (CRDP) më 2010 dhe deri në vitin 2016 e ushtroi pozitën e drejtoreshës në këtë qendër. Gjatë luftës në Kosovë, ajo kishte kryer hetime për krimet e luftës and krime kundër njerëzimit për Fondin për të Drejtë Humanitare.