Nëse qëndrimet për të ardhmen evropiane të Shqipërisë nuk kanë shumë nuancime brenda gjithë spektrit të politikës shqiptare, ato në lidhje me raportet e Shqipërisë me vendet e rajonit krijojnë diferenca.

 Sami Neza

Spektri politik i djathtë në Shqipëri kompozohet nga një parti e madhe që rreshtohet në qendrën e djathtë, Partia Demokratike dhe disa parti të vogla të djathta pa shumë impakt në pokitikën shqiptare dhe me një mendim politik relativisht të varfër.

Në raport me integrimin e Shqiplrisë dhe të ardhmen evropiane të vendit partitë e djathta nuk kanë opsion tjetër vecse atij zyrtar, pra që artikulohet nga qeveritë; janë pro integrimit evropian të Shqipërisë dhe e shohin të rëndësishme për vendin anëtarësimin sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian.

Partia Demokratike qe është edhe partia më e madhe e djathtë në vend ka të njëjtën linjë me parti të majta rreth të ardhmes evropiane të vendit dhe sëbashku përfaqësojnë përcaktimin e afro 90% të qytetarëve shquptarë që e shohin vendin brenda BE në një te ardhme të shpejtë, sipas sondazheve të ndryshme.

Në Shqipëri nuk ka parti të llojit të Frontit Nacional të Marine Le Pen që artikulon kundër poltikave të përbashkëta evropiane, parti si Fidesz e kryeministrit hungarez, Vikto Orban që e sheh BE si një mundësi por jo si standart që duhet ndjekur, apo partitë nacionaliste në Serbi, Mal të Zi apo Bosnjë që nuk e shohin të ardhmen e vendeve të tyre në BE, propogandojnë kundër Brukselit, NATO-s dhe disa prej tyre kanë aleanca politike dhe sponsorizohen nga regjimi aktual në Rusi, apo frymëzohen nga putinizmi i Moskës.

Shqipëria nuk ka shembuj të tillë brenda politikës shqiptare, përkundrazi e djathta mendon se ritmet drejt integrimit evropian të Shqipërisë janë të ngadalta për shkak të qeverive të majta që drejtojnë vendin prej 9 vitesh, nivelit të lartë të korrupsionit, reformave të ndagadalta në ekonomi dhe administratë, komprimentimit të reformës në drejtësi apo mungesës së pavarësise së mediave.

Nëse qëndrimet për të ardhmen evropiane të Shqipërisë nuk kanë shumë nuancime brenda gjithë spektrit të politikës shqiptare, ato në lidhje me raportet e Shqipërisë me vendet e rajonit krijojnë diferenca.

Partitë e djathta në Shqiplri kritikojnë ‘Ballkanin e Hapur’, një inisiativë politike dhe ekonomike qe kanë ndërmarrë qeveritë e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në itin 2019 por që ka mebtur e mangët për shkak se Inisiativës nuk i janë bashkëngjit Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja.

E djathta në Shqipëri i përmbahet qëndrimit se Ballkani i Hapur mbështet një dominim të Serbisë në rajo dhe si e tillë shkon kundër interesave të Shqipërisë. Po ashtu e djathta është për një afrim më të madh të Shqipërisë e Kosovës, por gjithnjë duke theksuar një bashkim brenda BE.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet PDIU, një parti e vogël nacionaliste, kërkon njohjen e pronave për komunitetin etnik cam i dëbuar nga trojet e veta në Greqinë veriperëndimore (Camëri-emri shqiptar i krahinës) deri në vitin 1945 të shekullit të kaluar, dhe mundësinë e rikthimit të camëve në trojet e tyre. Por kjo kërkesë që ata kanë ndaj shtetit grek nuk zbeh qëndrimin e tyre proevropian, ndërkohë që Greqia, një vend anëtar i BE, ka mohuar deri tani kërkesat e tyre.

Në përgjithësi korrupsioni endemik në Shqipëri ka prekur edhe elitat politikë pavarësisht nëse janë në pushtet apo jo. Kjo ka sjellë edhe dobesimin e një identiteti politik të partive poktike në Shqipëri përfshirë edhe parti të mëdha si Partia Demokratike, e dyta për nga madhësia më vend. Situata e tillë e ka bërë të turbullt kufirin ideologjik mes të majtës e të djathtës në vend.

 

 Sami Neza, gazetar dhe analist politik ne media te shkruara dhe televizive