Nuk mundem ta pranoj ate  koncept modern te gjeneralizuar me te cilin shumica sot udheheq masen drejte nje ideologjie, trendi apo kulti me qellimin primar qe te lartesohet “influencuesi”, e jo vepra, apo te arrihet dobia e njerezve.

Rita Parashumti

Ndikimi pozitiv, apo ‘influencimi’ vjen si fenomen me vlere dhe efektivitet tek tjeret atehere kur njeriu ne cdo veprim, moment e vete-qenesine e tij rrezaton ate qe ka ndertuar me vite brenda vetes neper kohe, rrethana e mjedis. Influencimi nuk eshte real e as i dobishem atehere kur qellimisht mundohemi qe te “influencojme” dike ose nje mase njerezish, prandaj nuk mundem ta pranoj ate  koncept modern te gjeneralizuar me te cilin shumica sot udheheq masen drejte nje ideologjie, trendi apo kulti me qellimin primar qe te lartesohet “influencuesi”, e jo vepra, apo te arrihet dobia e njerezve.

Me c’rast them se asnjehere nuk do e quaja veten influencer. Ashtu mund te me konsiderojne vetem tjeret te cilet ndjehen pozitivisht te ndikuar nga ato qe une jam, pasqyroj, percoj dhe bej.

Kur u bera pjese e studimeve te mjekesise, ishte sikur te filloja lundrimin ne oqean te hapur pa harte, instruksione, kompas apo cfaredo mjete ndihmese. Ne kete menyre, studimet tejkaluan kufinjte e mesimit dhe hulumtimit te nje shkence, keshtu duke marre kuptim te pafundsise ku jeta me shume forma te saj u unifikua ne nje kuptim – se mjekesia eshte vetem nje forme/gjuhe e saj me kuptim te njejte si shkencat dhe artet tjera. Gjate rrugetimit kurreshtja ndaj shkences dhe artit te te qenit “njeri” u shtua dhe kuptova se kornizat e fakultetit/studimit nuk mjaftojne qe te kuptohet laramania e kompleksitetit tone, prandaj e jetoja trupin dhe mendjen time me gjithe fuqine, mundesine dhe kreativitetin.

Nje nder aspektet e ketij eksplorimi ishte fillimi i aktivitetit fizik dhe thellimi ne labirintet e mendjes dhe shpirtit tim.

Gjate ketyre viteve u sfidova me shume faktor te jashtem dhe te brendshem, amplitudat e te cileve me gdhenden sikur valet gurin duke me formesuar dhe forcuar pavaresisht qe gjate cdo sfide dukej se fundi i ndjekjes se zgjidhjes dhe drites nuk do arrije kurre – ndersa arrinte, me nje ndjenje cliruese dhe frymezuese per te mbajtur femijen ne vete ashtu te vogel, te ekzaltuar dhe kurreshtar ndaj jetes.

E udhehequr nga kjo energji arrita te dizajnoj nje sistem preventiv shendetsor me filozofine se – ne kurre nuk mbarojme se krijuari (veten tone), dhe se shendeti duhet te mirembahet gjate gjithe jetes, ne menyre qe te luftojme mposhtjen ose burgosjen nga semundjet kronike dhe problemet e ndryshme shendetsore – qe thuajse me garance vijne gjate moshimit.

Ritwells tingellon sikur ritualet (ne gjuhen angleze) te cilat dita dites dhe pike per pike na bejne te jemi mire, na formesojne dhe na udheheqin drejte mireqenies se plote e cila perbehet nga me shume se sa aspekti fizik. Me aspekt fizik hyjme nga siperfaqja jone ne vete, ku thellohemi pastaj ne aspektin emocional, shpirteror, mendor, social, mjedisor dhe financiar te cilet na ndertojne dhe perbejne labirintin e bukur dhe kompleks te vetes.

Keshtu dita dhe ritualet e mia fillojne me zgjimin e hershem, punen me veten, njerezit, studimin e vazhdueshem dhe ushqyerjen qe targeton qellimet specifike – 80% ndertimin trupor dhe ushqyerjen e gjitheanshme te tij, dhe 20% qejfin, kurse mbaron me rendesi te vecuar ndaj gjumit dhe me teper se kohezgjatjes – kualitetit te tij.

Cdo gje qe bejme duhet te kete nje qellim, dhe kjo vlen nga nevojat me bazike dhe primitive e deri tek ato me te sofistikuarat dhe evolucionare. Prandaj ekuilibrimi i vetes eshte puna me e veshtire, e perjetshme, e perditshme, por me e bukura dhe me e dobishmja qe mund te bejme me projektin e vetes ne jete, ku te gjithe ndjekim rehatine, qetesine dhe lumturine.

Me veprat e duhura, keto nuk kemi nevoje te i ndjekim me pritje te eksperiences se njehereshme, perkundrazi, mund t’i jetojme cdo dite – kur te ‘diplomojme nga vetja jone’ dhe te mesojme se si te duam, ushtrojme, ushqejme dhe permbushim veteveten, e rrjedhimisht dhe tjeret.

 

Rita Parashumti, Doktoreshë e Mjekësisë, konsulente e mireqenies dhe ISSA Master Trainer e specializuar në forcë, kondicionim, fitnes dhe nutricion