Periudhat pas pandemive në histori kanë patur tendencë të jenë periudha progresi dhe prosperiteti të madh . Ne nuk jemi plotësisht të sigurtë se do të ndodhë kështu edhe në këtë rast, por sido që të jetë ne do të jemi dëshmitarë të një eksperimenti unik psiko-social.

Radoje Cerovic

Kërcënimi i pandemisë ka ndryshuar rrënjësisht jetët tona, duke katalizuar një valë stresi dhe pasigurie kronike, dhe si rrjedhojë një rritje të vuajtjeve psikologjike dhe emocionale.

Nuk është çudi që stresi, dhe sidomos stresi kronik të cilit nuk i shpëtojmë lehtë, krijon një disbalancë mendore dhe emocionale; është pasojë e instiktit natyral “të luftosh apo të ikësh me vrap”. Gjendja e zakonshme e Homo Sapiniens është shumë irracionale, e karakterizuar nga dhuna dhe hierarkia. Prirjet pro-sociale, ndjeshmëria, përkrahja e diversitetit, janë të gjitha trashëgimi të kohërave paqësore, të qëndrueshme nga ana ekonomike dhe epidemiologjike . Ato janë gjithashtu të afërta, dhe të pranishme në një kuadër gjeografik shumë të kufizuar brenda botës së zhvilluar.

Çfarë mund të presim? Do të vë në dukje disa nga implikimet më pak të dukshme, ndonëse futen në lojë shumë procese dhe faktorë që i bëjnë parashikimet një detyrë të palakmueshme.

  1. Rritje e teorive konspirative

Nuk është rastësi që teoritë konspirative kanë arritur nivele të pamenduara çudie, me QAnon si shembull.

Sado absurde dhe radikale që janë, ato përfaqësojnë një dimension paqësues për ata që kanë dijeni rreth ‘njohurive sekrete’. Krijon përshtypjen që, në skemën e pasigurive të mëdha, ata ‘rishtarët’ do të gjejnë veten krahasuar me ata që nuk janë në dijeni të “të vërtetave sekrete’, dhe shmangin ‘hapjen e syve’. Ndjekësit kanë dy përfitime të mëdha – një lidhje brenda grupeve të barabarta dhe të ngushta, që prodhojnë siguri dhe mbrojtje; gjithashtu, një ndjenjë që kanë qasje në dije dhe që do t’i ‘ruajë’ ata në ditën e gjykimit, ose së paku do t’i ndihmojë të dinë se çfarë të bëjnë.

Së fundi, trendi i pabarazisë sociale dhe ekonomike forcon paranojën dhe mosbesimin, dhe për rrjedhojë edhe tërheqjen ndaj teorive konspirative.

  1. Rritje e ksenofobisë dhe nacionalizmit

Ksenofobia është pjesërisht një mekanik luftimi instiktiv kundër Tjetrit; i ka mbijetuar shekujve të  evolucionit sepse shërbeu për një qëllim biologjik. Ksenofobia është imunitet i sjelljes – një sistem mbrojtës kundër infeksioneve që vijnë nga larg, të panjohura për sistemet tona imunitare. Komunitetet e izoluara në mënyrë natyrore, si ishujt e Paqësorit, kanë treguar nivele ekstreme besimi dhe hapjeje ndaj kolonizatorëve evropianë. Modelet e tyre instinktive dhe kulturore nuk ishin konfiguruar për të pasur frikë dhe mosbesim ndaj të huajve. Në Evropën me popullsi të dendur, ksenofobia e uli kontaktin me patogjenët e panjohur për komunitetin lokal. Psikologjia evolucioniste sugjeron se infeksionet globale mund të çojnë në rritje të ksenofobisë, racizmit, nacionalizmit, diskriminimit fetar e kulturor dhe urrejtjes.

Këto janë dukshëm instinkte anakronike, reagime automatike të cilat nuk kanë më qëllim, që vijnë nga shekuj historie evolucioniste që çojnë në sjellje jo-racionale, konflikt identiteti dhe fetar dhe në rastin më të keq në gjenocid…

  1. Kthim tek mësimet fetare dhe moralizmi antiseksual

Gjendja aktuale është një përzierje e frikës së virusit, pasigurisë ekonomike dhe pabarazisë sociale; shtuar kësaj frikën nga emigracioni, apo një përzierje komunitetesh dhe sistemesh kulturore. E gjithë kjo provokon një nevojë instinktive për individët për ta identifikuar veten në nivel kombëtar ose fetar (duke krijuar një ndjenjë lidhjeje, që na ndihmon të luftojmë frikën). Stresi mund të çojë në një të menduar në mënyrë të thjeshtësuar, si magjik, një ndarje nga shkenca dhe laicizmi drejt të ashtuquajturave mësime fetare ‘eskatologjike’, që kanë të bëjnë me fundin e botës.

Është një pasojë e pritshme një qëndrim kufizues ndaj çdo forme hedonizmi dhe seksualiteti në veçanti. Nuk është vetëm kontakti i reduktuar social që ul aktivitetin seksual, por shkaku mund të gjendet edhe tek mendimin anti-hedonist dhe moralist. Favorizohet fajësimi, por edhe martirizimi dhe asketizmi.

Ndryshe nga Evropa Perëndimore, është një shqetësim i madh nëse kjo shkollë mendimi ataviste dhe shkaktuese e stresit dhe kjo sjellje instinktive është larguar ndonjëherë nga rajoni.

Nuk po shkruaj një skenar apokaliptik – duhet të theksoj se Periudhat pas pandemive në histori kanë patur tendencë të jenë periudha progresi dhe prosperiteti të madh. Pandemitë kanë çuar në një shpërbërje të dallimeve të vërteta dhe të perceptuara sociale, duke zgjuar potenciale demokratike dhe krijuese.  Nuk jemi plotësisht të sigurtë se do të ndodhë kështu edhe në këtë rast, por sido që të jetë ne do të jemi dëshmitarë të një eksperimenti unik psiko-social.

 

Radoje Cerovic, psikolog dhe specialist komunikimi, konsulent biznesi, bashkë-autor i librit “Kultura e re korporative” (Franco Angeli, Milano, 2007.), folës TEDx. Mund ta gjeni blogun e tij për psikologjinë Evolucionare dhe neuroshkencën në medium.com/radoje.cerovic