Bosnjë Hercegovina është një nga vendet e rralla në Evropë që nuk e ka filluar procesin e vaksinimit, dhe është në fund të shkallës me vetëm 5% ‘rezervim’ në lidhje me numrin e qytetarëve.

Olivera Dodig

Me ardhjen e vitit të ri erdhi dhe shpresa për jetën e vjetër, “normale”, pa pandemi me përqafime dhe afrimitet, një kohë kur shkollat, zyrat, dhe kafenetë ishin të mbushura plot me njerëz.  Një jetë që nuk jetohen në një mjedis virtual.  Shpresa se ky nuk do të ishte një tjetër vit i humbur.

Portalet e lajmeve dhe mediat nxjerrin tituj dhe njoftime të ndryshme, me informacione të sakta, pak a shumë, rreth nisjes së imunizimit dhe llojeve të vaksinës.

Numri i vaksinave të miratuara po rritet, dhe po ashtu edhe shpresa e fitores mbi pandeminë.  Pyetja nuk është më nëse duhet apo jo ta bëjmë vaksinën (me përjashtim të atyre që nuk besojnë tek vaksinat dhe atyre që besojnë se  toka është e sheshtë), por cilën vaksinë duhet të bëjmë.  Ekspertët thonë që pasojat e mundshme shëndetësore të virusit kanë shumë më tepër gjasa sesa pasojat e mundshme të vaksinës.  Ndërsa disa po diskutojnë nëse duhet ta bëjnë vaksinën, duke pyetur veten nëse pjesa e acidit nukleik që ka mund të ndryshojë materialin e tyre gjenetik, të tjerët nuk do ta merrnin vaksinën e bërë tradicionalisht. Si ekspertët edhe qytetarët kanë shumë dilema.

Kam ndjekur zhvillimet dhe kam menduar se çfarë mund të na ndodhë ne në Bosnjë Hercegovinë.  Fqinjët tanë e kanë nisur procesin e imunizimit në kohë.  Ne akoma nuk e dimë kur do të ndodhë kjo, apo cilën vaksinë do të marrim, kryesisht për shkak të paaftësisë së qeverisë për ta menaxhuar këtë krizë. Ka një mungesë të habitshme shqetësimi, pavarësisht faktit që ne jemi të katërt në listën e shkallës më të lartë të vdekjeve nga Covid në botë, me 1,249 vdekje për një milion banorë.

Mekanizmi Covax, krijuar mbi parimin e solidaritetit për të mundësuar që të gjitha vendet e botës ta marrin vaksinën në kohë, ka dështuar.   Vendet e mëdha dhe të pasura ka bërë porositë paraprake dhe nënshkruar marrëveshjet, dhe në negociatat e blerjes kanë porositur tre herë më shumë vaksina sesa numri i qytetarëve të tyre.

Bosnjë Hercegovina është një nga vendet e rralla në Evropë që nuk e ka filluar procesin e vaksinimit, dhe është në fund të shkallës me vetëm 5% ‘rezervim’ në lidhje me numrin e qytetarëve.

Prodhuesit e vaksinës po e humbasin garën me kohën, pasi është e pamundur që të prodhojnë sasi të mjaftueshme brenda një periudhe të shkurtër kohe.  Që imunizimi të jetë efikas, duhet të fillojë njëkohësisht në të gjithë botën dhe të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, pa lënë hapësira që do të mundësonin përhapjen e vazhdueshme të virusit.

Në fqinjësinë tonë, ka radhë të mëdha për imunizim masiv, ndërsa këtu ne kemi radhë për ski në të gjitha malet boshnjake.  Rezortet e skive nuk kanë qenë kurrë më mirë të pajisur, dhe moti është i përshtatshëm – nga fotot që kemi parë duket sikur bota është kthyer për një kohë të shkurtër në ‘normalitet’.

Evropa po mbyllet, duke shënuar zonat e ashtuquajtura ‘të kuqe’, duke ndaluar lëvizjen nga një vend tek tjetri, nga frika e variantit të virusit që përhapet super shpejt, i cili mund të kërcënojë imunizimin.  Bosnjë Hercegovina po hapet, duke ftuar si turistët lokalë, edhe ato nga fqinjët.  Ne kemi nevojë të kompensojmë atë që kemi humbur.  Shpresoj vetëm që të mos kompensojmë me jetë të humbura.

Është mrekulli që numri i të infektuarve po bie, ndërkohë që në botë numrat po rriten ose janë të qëndrueshme.   Qeveria po zgjohet vetëm tani, duke hyrë në negociata direkte me prodhuesit e vaksinës, ndërsa njerëzit po kërkojnë të parandalojnë virusin në male, në ajër të pastër.  Punonjësit e turizmit po fërkojnë duart, në përpjekje për të kompensuar ‘vitin e humbur’ që lamë pas.  Thjesht shpresoj që të mos paguajmë një çmim të lartë, apo të humbasim më shumë – të paktën jo shumica prej nesh.

 

Olivera Dodig, Gazetare e njohur nga Sarajeva, krijuese dhe drejtuese e programit BHT1 për shëndetin që nga viti 2019, ku më parë ka qenë drejtore.