Serbia nuk ka më nevojë të negociojë apo të përmbushë ndonjë kusht pranimi. Ajo që Vuçiç bëri për Serbinë, askush nuk e bëri për BE-në.

Nenad Kulakin

Erdhi dita – 1 prill 2022 – kur përfundimisht do të marrim vesh nëse Serbia, apo Presidenti i saj, ka vendosur të bëhet Shtet Anëtar i Bashkimit Evropian.

Përurimi i Aleksandar Vuçiç si President është caktuar për sot, pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e fundit presidenciale. Ai ka fituar 97.43 për qind të votave të hedhura. Të gjithë kandidatët e tjerë presidencialë – Vojisllav Sheshel, Misa Desnica, Milica Zavetnica, Goca Comiç, Miroljub Bato dhe Branislav Nestoroviç, morën 2.57 përqind së bashku.

Kjo fitore e shkëlqyer erdhi pasi një fitoreje edhe më të rëndësishme — Aleksandër Vuçiç ishte i vetmi në Evropë që mposhti Koronavirusin. Ndërsa Bashkimi Evropian vazhdon të luftojë me valën e katërt, presidenti i sapo zgjedhur i Serbisë ishte i vetmi në Evropë që organizoi zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike. E gjitha kjo pas valës së 17-të të Koronavrusit. BE është vetëm në valën e katërt, ndërsa ne kemi arritur në valën e 17-të – Korona më në fund është lodhur. Ka ikur.

Presidenti Vuçiç i ka bërë përshtypje të thellë BE me aftësinë e tij për të luftuar kundër këtij virusi vicioz, 17 herë ka luftuar kundër tij. Ai e shfrytëzoi shansin e tij. Serbia është lider evropian për rritjen industriale, PBB, prodhimin e shkrepseve, karameleve në formën e arushëve, dhe shitjen e bideve të tualetit. Ne jemi i vetmi vend që ka mundur Koronavirusin dhe i vetmi me fabrika për prodhimin e vaksinave nga shtatë prodhues të ndryshëm – tre nga Rusia e tre nga Kina dhe një nga Mauritius. Serbia është i vetmi vend ku mund të blesh vaksina në supermarkete, qendra tregtare të mëdha, farmacitë e vogla dhe aktualisht po negociojmë me dyqanet, këpucaritë dhe rrobaqepësit. Ne kemi eksportuar ndërkohë vaksina përmes programit Srbax, problemi i vetëm është se nuk i blen njeri, kështu që Presidenti Vuçiç po mendon ti dhurojë.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm, të cilin Presidenti e ka arritur me dy duart e veta duke punuar ditë e natë, u vendos në zgjedhje që Serbia nuk duhet të ketë më parlament dhe qeveri, por vetëm President. Njerëzit e pranuan këtë nocion dhe Vuçiç më në fund mund të thotë, pa asnjë hezitim, ”Serbia, jam unë’. BE-ja më në fund e kuptoi sa gjeni është presidenti ynë dhe vendosi ta lërë veten në duart e tij. Serbia nuk ka më nevojë të negociojë apo të përmbushë ndonjë kusht pranimi. Ajo që Vuçiç bëri për Serbinë, askush nuk e ka bërë ndonjëherë për BE-në. Brukseli shpreson se me vendimin e Vuçiç për ta bërë Serbinë anëtare të BE, kontinenti evropian do të ecë përpara me shpejtësi të madhe dhe nuk do të ketë pengesa që do të ndalin përparimin e mëtejshëm të popullsisë. Vetë vendimi i Vuçiç se si do të vazhdohet do të jetë i mjaftueshëm.

Në pritje të vendimit të tij, është e rëndësishme të vihet re se kjo nuk ka qenë e lehtë për Vuçiç. Shumë përgjegjësi bien mbi shpatullat e tij. Ndonëse ai nuk e njeh frikën dhe nuk ka lënë asnjë enigmë pa zgjidhur. Që nga momenti kur ai përdori fuqitë e tij të mbinatyrshme në favorin e ne të gjithëve, që në momentin kur shpëtoi një fëmijë nga stuhia e dëborës në Feketiç, u bë e qartë se aty ishte njeriu që po ecte në tokën evropiane të cilin e kemi pritur për shekuj.

Evropa e ka kuptuar se vetëm AI mund ta shpëtojë atë. Kjo çështje është shumë më e rëndësishme për BE se sa për Serbinë. Ne mund të bëjmë pa BE-në. Por a mund të bëjë Unioni pa ne? Ne do ta marrim përgjigjen e kësaj pyetjeje që nesër.

 

Nenad Kulakin, autor dhe drejtues i programit politik tip lindor – I miri, i keqi dhe i shëmtuari.