Skena e anijes sonë globale po ndryshon me shpejtësi, dhe ne nuk kemi koordinata të qarta. Thjesht po lundrojmë, dhe po përpiqemi të shpëtojmë anijen. Rregullat dhe kufizimet ndryshojnë çdo ditë, ndërsa stuhia tërbohet.

E shkruar nga: Dr Amet Ibro

 

Në epokën para -Covid ne ishim gjithnjë me nxitim të madh. Na mungonte koha, investoheshim në gjëra që dukeshin kaq të rëndësishme, ndonjëherë duke mos patur kohë për personat më të afërt. Dhe më pas, një qënie e vogël doli në skenë, një që as nuk mund ta krijojë veten, por ka nevojë për ne.   Dhe si çdo qënie e gjallë që kërkon mënyra për të mbijetuar, ky virus i vogël me mutacione vazhdonte përpara. Nga Wuhan-i në provincën Hubei, ai pushtoi botën. Skena e anijes sonë globale po ndryshon me shpejtësi, dhe ne nuk kemi koordinata të qarta. Thjesht po lundrojmë, dhe po përpiqemi të shpëtojmë anijen. Rregullat dhe kufizimet ndryshojnë çdo ditë, ndërsa stuhia tërbohet. Ne ishim në ballë të kësaj stuhie, punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Lajmet janë mbushur me histori heronjsh gjatë 8-9 muajve të kaluar. Të gjithë titujt e gazetave dhe blogjeve flasin për doktorët në fushëbetejë me corona virusin. Rrëfime të anestezistëve, stafit të kujdesit intensiv. Dhe në fakt, ka njerëz të cilët thjesht po bëjnë detyrën e tyre sa më mirë të munden. Nekrologjitë janë plot më këta njerëz, që po harrohen dalë ngadalë. Po furrëtarët, farmacistët, shitësit, pastruesit e rrugëve … të cilët nuk ishin në faqet e para?  Po gjyshet dhe gjyshërit, hallat dhe dajat, prindërit … Ne kemi ardhur në pikën ku Covid po na mëson si të jetojmë. Po zgjon atë që është natyrshëm njerëzore brenda nesh. Po zgjon kalorësin e vogël tek të gjithë ne, i cili po pret ta bëjë botën një vend më të mirë, qoftë edhe për pak, me vetëmohimin e tij. Kalorësi që do t’i bëjë studentët të punojnë më shumë, edhe nga shtëpia. Të kuptojmë çfarë ka dhe nuk ka rëndësi në jetën tonë.

Një hero, i cili do të na tregojë ti heqim sytë nga telefonët dhe televizorët tanë dhe do na bëjë të mendojmë për secilën jetë në anijen tonë globale. Shpëtoni gjyshërit, dhe ne do t’i shpëtojmë ata. Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, pavarësisht stuhive, sepse ne nuk kemi frikë nga bubullimat. Po ju? Përpiquni të dalloni të domosdoshmen nga e panevojshmja. Të kuptojmë dallimin midis zakonit, nevojave, dhe kërkesave, dhe t’i relativizojmë ato. Të kuptojmë që izolimi është gjithashtu relativ, sepse ne jemi të parëndësishëm nëse nuk jemi për njëri tjetrin. Të gatuajmë bukë të freskët në shtëpi. Stuhia do të qetësohet, dhe kur ta bëjë këtë, ne kurrë nuk do të jemi njëlloj si më parë.

 

Dr Amet Ibro, gjinekolog, punon në disa spitale në Kosovë