Ndotja e shkaktuar nga mbeturinat komunale është një problem kryesor. Në pjesën më të madhe të territorit nuk ka infrastrukturë për mbledhjen e mbeturinave, dhe banorët në zonat rurale hedhin mbeturina kudo, kryesisht në përrenj dhe lumenj.

Nëse do të udhëtoni gjatë verës në Shqipëri, mund t’ju ndodhë të shikoni përgjatë rrugëve kombëtare ushtarë me bereta të kuqe që mbledhin kanaçe pijesh dhe shishe plastite. Ato janë forcat elitë të ushtrisë shqiptare, por që gjatë sezonit turistik, përdoren edhe si pastrues të mbetjeve që hidhen nga njerëzit përgjatë rrugëve. Dikui tjetër mund të shikoni turma fëmijësh apo nëpunës të administrratës që bëjnë të njëjtën gjë. Këto janë përpjekje të dëshpëruara të qeverisë për të pastruar atë që të “vret sytë”, pra pjesën e dukshme të pisllëkut.

Ndotja nga mbetjet urbane është një problem madhor aktualisht. Në pjesën më të madhe të territorit nuk ka insfrastrukturë për grumbullimin e mbetjeve, dhe banorët në zonart rurale  hedhin ato në natyrë, kryesisht në përrenj e lumenj. Prej andej, vërshimi i ujërave i transporton mbetjet në det dhe deti i risjell në breg. Gjatë këtij “procesi”, sasi të mëdha mbetjesh depozitohen nëpër shtretërit e lumenjve apo nëpër degë pemësh, kryesisht qeset plastike apo mbetje tekstile. Kjo ka shkaktuar deri “përplasje” me vendet fqinjë, Malin e Zi dhe Kroacinë, të cilët mëse një herë janë ankuar që sasi mbetjesh “Made in Albania” kanë përfunduar në brigjet e tyre nga rrymat detare.

Por edhe mbetjet që grumbullohen janë sërish shqetësim, pasi mungojnë landfillet me standarde mjedisore, dhe në shumë qytete ka vetëm fusha depozitimi, ku mbetjet hidhen në natyre, apo digjen. Kjo ka krijuar situata emergjence në disa qytete. Problemi mbetet i pazgjidhur, ndërsa qeveria iu drejtua me shpejtësi ndërtimit të inceneratorëve, duke shkaktuar edhe një debat të madh publik dhe akuza të shumta nga opozita dhe media, për afera korruptive në këto projekte.  Kjo, edhe përkundër direktivave të BE-së dhe Strategjisë Kombëtare për menaxhimin e mbetjeve, që orinetojnë fillimisht parandalimin, ripërdorimin, riciklimin, depozitimin dhe në fund djegien, si mundësia e fundit në zinxhirin e menaxhimit të mbetjeve.

Shqipëria disponon një legjislacion shumë të mirë për menaxhimin e mbetjeve. Por vuan nga mungesa e zbatimit të tij, shtoji këtu edhe mungesën e edukatës qytetare. Sot ka shumë njerëz që mund të hedhin një shishe nga dritarja e makinës, dhe ata nuk gjobiten për këtë.

Industria e riciklimit në vend bëri hapa para falë nisiativës së disa sipërmarrësve, të cilët nuk u mbështetën asnjëherë nga asnjë qeveri. Në Shqipëri metoda e ndarjes – diferencimit – të mbetjeve në burim, nuk aplikohet në asnjë qytet. Ricikluesit kishin ngritur rrjetet e tyre të grumbullimit të mbetjeve të riciklueshme, duke shërbyer edhe si pastrues të territorit. Por, paralelisht me projektet për ndërtimin e inceneratorëve, qeveria qëndrore dhe lokale, dekurajoi ashpër riciklimin, duke mos lejuar njerëzit, kryesisht anëtarë të komuniteteve më të varfëra, si romët, të grumbullonin mbetje të riciklueshme. Kjo bëri që të reduktohet më tej sasia e mbetejeve që riciklohen, në jo më shumë se 10%.

Aktualisht sasi të mëdha mbetjesh, si letër, mbetje plastike, mbetje metalike, etj nuk riciklohen, por dërgohen bashkë me mbetjet organike në landfille, incinerator, apo fushat e hedhjes së mbetjeve. Ose, atje ku nuk grumbullohen, hidhen në mjedise natyrore

Inceneratorët, të cilët po ndërtohen sipas një formule bashkëpunimi me sipërmarrësit privatë, e njohur si PPP, konsiderohen nga opozita si projekte për pastrim parashë dhe vjedhje të buxhetit. Pasi ato po ndërtohen nga disa kompani të regjistruara në vende të tjerë, kryesisht parajsa fiskale, por që kontrollohen nga e njëjta dorë.

Kjo ndodh.

 

Mentor Kikia, gazetar dhe aktivist e ekologjisë