Në një moment e pashë problemin e emigrimit të të rinjve, pjesërisht në mundësinë e pamjaftueshme për të përmbushur qëllimet e tyre, për të udhëtuar për shkak të standardeve të ulëta të jetesës dhe për t’u ekspozuar ndaj një mjedisi të shëndetshëm ekologjik dhe biznesi në të cilin ndërmerret rreziku dhe vlerësohet unikaliteti.  

Igor Madzov

Unë nuk gjykoj asnjë nga ata që vendosin të kenë arritje personale dhe profesionale jashtë kufijve të Maqedonisë sonë të bukur, sepse ata e shohin versionin e tyre të suksesshëm jashtë dhe duan të sigurojnë një jetë ndryshe për ta dhe fëmijët e tyre.  Si baba, burrë, bir, mik dhe sipërmarrës – pata mundësinë të krijoj jetën time jashtë mjedisit të rrethit tim të parë, por në 15 vitet e fundit, gjithmonë jam larguar për tu kthyer dhe për të mundësuar rritjen e një sistemi të ri dhe të nisjes së bizneseve të reja në vend.

Ishte e qartë për mua se çdo largim nga vendi im ishte i domosdoshëm për zhvillimin tim dhe që të mësoja mbi botën. Në moshën 9 vjeçare, e binda disi familjen time që të më linte të shkoja me Ansamblin Folklorik Muzikor – Karposh në Turqi dhe, që nga ajo kohë, oreksi im për udhëtime vetëm është rritur, me seminare, konferenca, programe dhe trajnime të panumërta në Japoni, Zvicër, Suedi dhe Amerikë.   E shihja çdo mundësi për të udhëtuar si një mënyrë për të shpërthyer, për tu lidhur me ekosistemet e suksesshme dhe për të mësuar nga ato, dhe gjithashtu si një mundësi për t’u përfshirë në aktivitete që do të kishin një NDIKIM të madh në të gjithë mjedisin tim.

Në një moment e pashë problemin e emigrimit të të rinjve, pjesërisht në mundësinë e pamjaftueshme për të përmbushur qëllimet e tyre, për të udhëtuar për shkak të standardeve të ulëta të jetesës dhe për t’u ekspozuar ndaj një mjedisi të shëndetshëm ekologjik dhe biznesi në të cilin ndërmerret rreziku dhe vlerësohet unikaliteti. Në këtë ndryshim që të gjithë duam të shohim, roli i Shtetit është i padiskutueshëm, me programe që duhet të jenë vetëm përshpejtuesi i proceseve pozitive dhe të mos jenë frenim i progresit dhe ndryshimit të mendimit.  Nga ana tjetër, duhet që zakonet e punës të mësohen shumë më herët dhe të rinjtë të përfshihen në sipërmarrje dhe në mendimin krijues.

Për mendimin tim, ndryshimi në mënyrën e të menduarit do të vinte duke mbështetur kompanitë e reja (fillestarët) në vend të krijuara nga profesionistë të rinj vendas dhe të huaj dhe duke krijuar një ekip me përbërje të larmishme.   Arsyeja e krijimit të Startup Macedonia në vitin 2016 ishte pikërisht për ti dhënë zë një energjie të re në vend dhe nevojave të atyre sipërmarrësve për të krijuar një ndryshim pozitiv nëpërmjet bizneseve të tyre.   Sidoqoftë, kjo kërkon shumë burime, njohuri dhe kohë.  Përgjigjja e pyetjes:    “Në cilat burime duhet të investojmë në mënyrë që të përshpejtojmë zhvillimin dhe të përmbushim planin tonë 10-vjeçar në vetëm 3 vjet?”, do ishte “duke investuar te njerëzit”. Duke investuar në idetë e tyre krijuese për biznesin në fushat ku ata kanë njohuri dhe përfitime unike.   Ne mund ta provojmë këtë me faktin se 70% e ndërmarrjeve të reja në vend arritën të përfitonin nga kriza në kohën e Covid-19-ës.   Këtu, unë konkretisht mendoj se duhet mbështetur sektori i TIK-ut dhe kërkimet për të mbështetur digjitalizimin e bujqësisë (Foodtech, Canabistech), IoT, Fintech, fushën e energjisë dhe krijimin e produkteve me cilësi të lartë të paketuara mirë që do të hynin në tregun rajonal dhe global.

Në të gjithë ekosistemin, ne përpiqemi të sigurojmë burime (njerëzore, financiare dhe njohurish) për të mbështetur përpjekjet për biznes të këtyre personave që kanë themeluar biznese të tilla ambicioze dhe frymëzuese që do të krijojnë histori globale.   Këto histori do të tërheqin edhe talentet ndërkombëtare dhe do të ndikojnë në thithjen e trurit, si dhe do të frymëzojnë brezat e rinj të sipërmarrësve të cilët do të kenë burimet e nevojshme për të krijuar dhe ndikuar pozitivisht.

 

Igor Madzov, sipërmarrës, investitor dhe bashkëthemelues i Startup Macedonia