Presidenti është testuar 34 herë për Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Po, e lexuat saktë.

Ne doktorët vetëm mund ta shohim këtë anije të endet në drejtimin e gabuar. Ne veshim uniformat tona dhe kujdesemi për fatet tona personale – nëse do ja dalim të mbijetojmë, dhe si ti mbajmë të sigurta familjet tona.

E shkruar nga: Dr Dejan Zujovic 

 

Presidenti i vendit tim dha një lajmërim sot. Ai renditi faktet duke shpjeguar se ai kishte të njëjtim fat me njerëzit të cilët po udhëheq. Pa kapërdisje, apo pilula magjike. Shpjegoi se kjo pandemi po e prekte edhe atë po aq sa çdo qytetar tjetër. Ai harroi megjithatë, se çfarë kishte thënë një ditë më parë, dhe sesi e dallonte kjo atë nga çdo qytetar tjetër i Republikës së Serbisë. Presidenti është testuar 34 herë për Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Po, e lexuat saktë.

Kjo epidemi ka ekspozuar çdo dobësi të shoqërisë tonë. Është e qartë për të gjithë se kjo punë nuk mund të bëhet nga ekspertët e politizuar, studentët e dobët të mjekësisë, apo politikanët. Ka ekspozuar një paaftësi të plotë të sistemit për të trajtuar një fenomen të tillë. Ka shfaqur probleme me hapësirat dhe stafin, si dhe mangësi sa i përket numrit të pajisjeve, testeve, volumit të mjekimit. Ka treguar gadishmërinë e qeverisë për të manipuluar të dhënat zyrtare për përfitime politike.

Ne si shoqëri dështuam në këtë provë. Në tolerojmë individë të papërgjegjshëm, ne u japim hapësirë në njoftimet tona teorive konspirative. Një pjesë e madhe e shoqërisë tonë besonte se nëse z. Trump do të zgjidhej, Covid do të zhdukej si me magji. Beson se ne po helmohemi, që doktorët po i vrasin pacientët me anë të ventilatotëve. Ne nuk kemi treguar aspak solidaritet, në një kohë që nevojitet kaq shumë.

Nuk kemi bashkëpunuar as me fqinjët tanë. Ekipet e ekspertëve në Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë takuar, nuk kanë shkëmbyer informacione, as nuk janë përpjekur për të koordinuar veprimet për të zbutur pasojat. Ato po garonin për sukses, si fëmijë të papjekur, secili në bankën e vet gjysëm të mbytur.

 

Kjo epidemi ka ekspozuar mungesë vendosmërie të çdo unioni mjekësor në vend. Që nga fillimi i vitit, asnjë prej tyre nuk ka bërë ndonjë lajmërim, dhënë ndonjë sugjerim apo kritike rreth punës së Komitetit të Menaxhimit të Krizave. Në doktorët vetëm mund të shohim sesi kjo anije po endet në drejtim të gabuar. Ne veshim uniformat tona dhe kujdesemi për fatet tona personale – nëse do ia dalim të mbijetojmë, dhe si ti mbajmë të sigurta familjet tona. Njëkohësisht, një figurë autoritare e padukshme na përshpërit në vesh, duke na paralajmëruar të mos kryejmë teste kontrolli  PCR. Çmimi i blerjes së një testi është 20 euro dhe është ndjeshëm më i ulët sesa kostoja e një dite në spital. Sa doktorë e kanë ngritur zërin kundër këtij rekomandimi? Sa doktorë kanë insistuar për gjurmim të kontakteve? Ne nuk mund ta fitojmë këtë luftë pa përpjekje epidemiologjike, edhe nëse kjo nënkupton punësimin e vullnetarëve jo mjekësorë. Kjo betejë nuk po zhvillohet në dhomat e spitalit dhe me njerëzit që janë të lidhur me ventilatorë. Njerëzit me bluza të bardha janë me të vërtetë heronjtë tanë, por ne nuk duhet t’i lodhim jashtë çdo limiti. Zonja dhe zotërinj epidemiologë, është radha juaj. Kontrolloni vetë izolimin dhe gjurmoni kontaktet. Pikë.

 

Kjo epidemi ka treguar mungesë vëmendje për kujdesin tonë shëndetësor, mungesë planesh zhvillimi dhe strategjish. Manovra populiste për t’i dhënë çdo qytetari të këtij vendi 100 euro ishte shumë më e shtrenjtë sesa një investim vjetor në sistemin e kujdesit shëndetësor. Ndalimi i punësimit në sektorin publik ka barazuar doktorët me çdo punonjës tjetër institucionesh. Dhe më pas erdhi koha e shpagimit. Pacientët me Covid po trajtohen nga endokrinologët, kirurgët, ortopedët, praktikantët…

Unë shpresoj sinqerisht që shoqëria jonë do të demonstrojë solemnitet në një moment të caktuar, do të nxjerrë mësime nga kjo situatë  e cila do të kalojë një ditë, dhe do të kuptojë rëndësinë e sistemit të kudjesit shëndetësor si një e mirë e përgjithshme, që është aty për të ndihmuar secilin pjesëtar të komunitetit tonë. Tregoni kujdes dhe qofshi mirë!

 

Dr Dejan Zujovic është pulmonolog, dhe shef i Njësisë së Ndërhyrjeve në Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive dhe TB në Beograd. Ai gjithashtu ka kaluar Covid-19. Ai është transferuar në spitalin e Covid në Qendrën Spitalore Dr Dragisa Misovic nga detyra e tij e zakonshme, ku u infektua me corona virus dhe e kaloi me sukses.