Një copë e vogël kohe në histori, por për ata që kanë qenë dëshmitarë të luftës, çdo ditë dukej si një vit.  Në jemi në paqe por duket sikur lufta është akoma në mendjet tona. Duke vazhduar, në paqe, përmes retorikës shpërthyese të politikanëve. Pranimi i faqeve të errëta të historisë sonë është heroike dhe njerëzore dhe ne duhet të kujtojmë gabimet, kushdo që t’i ketë kryer ato.

E shkruar nga: Zijad Sehic

Kurdoherë që ka një përvjetor ose një festë të një ngjarjeje të rëndësishme historike, pushtohem nga ndjenja kontradiktore. Së bashku me faktet e vetme, thelbin e historisë, ngacmohen edhe ndjesitë.

Qyteti ku unë jetoj është i mbushur me histori. Këtu nisi Lufta e Parë Botërore. Këtë muaj, ne festojmë fundin e asaj lufte, ka kaluar mbi një shekull. Ne shënojmë gjithashtu 25 vjet të Marrëveshjes së Paqes Dejton – Paris, e cila i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Një copë e vogël kohe në histori, por për ata që kanë qenë dëshmitarë të luftës, çdo ditë dukej si një vit.  Në jemi në paqe por duket sikur lufta është akoma në mendjet tona. Duke vazhduar, në paqe, përmes retorikës shpërthyese të politikanëve.

Çfarë ka lënë pas lufta?

Kujtime të trishta, një numër të plagosurisht dhe të vrarësh, vende të shkatërruara kulturore, historike, fetare, civile. Më pas, shoqëria nisi të ngrihej, të rinovonte atë që ishte shkatërruar. Monumentet janë ndërtuar si përkujtues të përhershëm të atyre ngjarjeve.

‘Monumenti’ më shkatërrues i së kaluarës brutale të rajonit tonë është Mezarje në Potocari, nga Srebrenica, dhe vdekja e mbi 8,000 boshnjakëve – e shpallur si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare. Vende të tjera gjithashtu përkujtojnë vdekjet. Çdo viktimë e pafajshme meriton një monument.

Diskutimi publike këto ditë është dominuar nga ngritja e një monumenti për viktimat serbe në Sarajevë. Një shenjë e veprimeve çnjerëzore të ushtarëve kundër civilëve të pafajshëm. Kjo, sigurisht, nuk ka kaluar pa polemika, dhe pa ngjyrime politike. Në fund të fundit është sezoni parazgjedhor.

Një koleg imi, një historian, është i vendosur në mbështetje të monumentit.  Pranimi i faqeve të errëta të historisë sonë është heroike dhe njerëzore dhe ne duhet t’i kujtojmë gabimet, kushdo që t’i ketë kryer ato, me qëllim që viktimat, qoftë edhe simbolikisht, të jenë pjesë e kujtesës tonë të përhershme kolektive.

Në fund të ditës, asnjë nuk na i merr dot kujtimet tona. Çdo nëntor, mendoj për Dekretin e Paqes së Luftës së Parë Botërore, në qytetin francez të Compiègne, më 11.11.1918. Monumentet mbeten.

Ka një numër të madh personash nga Bosnja dhe Hercegovina midis viktimave të Luftës së Madhe, pasi ajo ishte një zonë e spikatur lufte. 291,498 ushtarë u rekrutuan, ose 16.2% e popullsisë, me 8 toga dhe batalione këmbësorie. Ata ishin gjithashtu pjesë e forcave të përbashkëta të ushtrisë Austro-Hungareze, dhe operacioneve të tjera ushtarake në Frontin Ballkanik.

Përveç lëndimeve dhe kushteve të përgjithshme të këqija të ushtarëve, 38 mijë ushtarë nga Bosnja kanë vdekur, veçanërisht në Frontin Italian. Njëkohësisht, lufta solli sukses ushtarak dhe dekorata për ushtarët dhe oficerët e dalluar. 146 ushtarë morën medalje trimërie; togat dhe batalionet e këmbësorisë së Bosnjë-Hercegovinës morën 35,637 medalje trimërie dhe togeri Gojkomir Glogovac u dekorua me ‘Maria Theresia’, titulli i një baroni dhe u emërua kalorësi i parë boshnjak. Kontributet dhe trimëria e tyre janë shënuar nga dy pllakata përkujtimore dhe një monument.

Një në qendër të Grazit, si një kujtesë e Betejës Monte Melleti; muzeu i historisë ushtarake në Vienë ka një pllakatë përkujtimore të togës së parë të Bosnjë – Hercegovinës, dhe në mes të një varreze ushtarake në  Bovec të Sllovenisë, ndodhet një monument me një gjuajtës mbretëror të gdhendur dhe një ushtar i Bosnjë-Herzegovinës.

Monumentet janë dëshmitarë të heshtur të së kaluarës, të trimërisë, por gjithashtu na sjellin ndërmend urinë, etjen, të ftohtin, sëmundjen, të gjitha llojet e vuajtjeve… A është artefakti i mjaftueshëm për të treguar dhimbjet? A mund të kujtojë të gjithë vuajtjet që solli lufta?! A mund të jetë të paktën një paralajmërim që luftrat të mos ndodhin përsëri?  Që realiteti ynë të jetë një individ i qeshur, i lumtur, dhe jo një përpjekje për të ndrequr gabimet dhe pasojat e së kaluarës. Atëherë, ne nuk do të kemi nevojë për diplomaci ndërkombëtare për të sjellë paqen tonë, dhe për të na mbledhur në konferenca paqeje. Në nuk do t’u themi lamtumirë miqve tanë të dashur dhe fëmijëve tanë, rrugës për në vende të largëta në kërkim të një jete më të mirë. Në do të shkruanim dhe jetonin një histori tjetër, më të mirë, më të bukur.

 

Profesor Doktor Zijad Sehic është profesor në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Sarajevës, dhe president i Këshillit Doktoral të Departamentit të Historisët. Ai është anëtar i Komisionit për histori në Europën Jug Lindore në fondacionin Vienez ‘Pro Oriente’.