Zgjidhja nuk gjendet tek ndalimi drastik i ndërprerjes së një shtatzanie të padëshiruar (gjatë monizmit në Shqipëri qindra gra humbën jetën në tentativë për abort ilegal), por tek parandalimi!

 

Esmeralda Keta

 Në vitin 2021 të dhënat zyrtare në Shqipëri treguan se për ccdo 6.2 lindje pati një abort, ndërkohë shifrat më dramatike ishin mes 17 vjeccareve ku u regjistruan 104 aborte për 1000 lindje të gjalla?

Por a është aborti një alternativë, një zgjidhje?  Apo është sicc e konsiderojnë disa, një “vrasje”?

Në kontekstin kur demografia e Shqipërisë ka ndryshuar ndjeshëm dhe përgjatë vitit 2021 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) ishte -3.296 banorë, duke shënuar për herë të pare shtesë natyrore negative, këto shifra të vogla në dukje, janë mjaft domethënese për të rrëfyer raportin kompleks të shqiptarëve me një tjetër proces delikat: abortin.

Ndalesa e ashpër 45 vjeccare gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, kur aborti ishte i ndaluar në mënyrë kategorike, kishte në thelb dy arsye: e para ishte stimulimi i nënave që të lindin shumë fëmijë me qëllim rritjen e popullsisë së vendit, dhe së dyti ishte mbajtja nën kontroll e pavarësisë së femrave.

Në një vend si Shqipëria, të dalë nga kjo marrëdhënie dramatike dhe ku vajzat i përndjek këshilla “për një nder rrojmë”, ta ndalosh një vajzë/grua të vendosë nëse do ta mbajë një shtatzani të padëshiruar apo jo, do të thotë ti mohosh asaj të drejtën për të vendosur për veten e saj dhe rolin që ajo do të mbajë në shoqëri, një e drejtë e fituar me shumë vonesë.

I miratuar në vitin 1995, ligji në Shqipëri që zyrtizon abortin deri në javën e 12-të, ka qëndruar statik, nuk ka pësuar asnjëherë ndryshime, megjithëse debati pro apo kundër abortit ka vite që është ndezur.

Ngjashëm me Shqipërinë, edhe në Kosovë, aborti është i lidhur ngushtësisht me moralin, por atje ligji ka bërë disa hapa përpara, pasi aborti lejohet deri në 10 javët e para të shtatzanisë.

Në këtë situatë, duhen nxjerrë mësime nga e kaluara, e cila na dëshmon se zgjidhja nuk gjendet tek ndalimi drastik i ndërprerjes së një shtatzanie të padëshiruar (gjatë monizmit në Shqipëri qindra gra humbën jetën në tentativë për abort ilegal), por tek parandalimi!

Në këtë kuptim të detyrosh dikë të mbajë një shtatzani të padëshiruar, apo ti mohosh aksesin në shërbime shëndetësore duke e orientuar drejt një aborti të pasigurtë, cilido qoftë institucioni apo individi ka shkelur mbi të drejtën e grave për të vendosur vetë për trupin e tyre.

Pikërisht për të gjitha këto arsye do të ishtë më mirë që kur diskutojmë për abortin te mos e shohim gruan vetëm brenda rolit riprodhues, duke e zhveshur nga të drejtat njerëzore.

E drejta për abort është një nga debatet më të thekshme, që pasi senati i shtetit të Alabamas, riktheu më 2019-ën një vendim për ndalimin e abortit në ccdo fazë të tij, edhe nëse është një shtatzani është produkt i një përdhunimi apo incesti. Konsideruar si lëvizja më dramatike që pas legalizimit të abortit më 1973, drafti prashikon deri në 10 vite burg për përpjekje për ndërprerjen e shtatzanisë dhe 99 vite burg për kryerjen e procedurës.

Sipas Institutit Guttmacher, shkalla e abortit është 37 për 1000 në vende që ndalojnë abortin totalisht dhe 34 për një mijë njerëz në vende që përgjithësisht e lejojnë abortin. Pra bëhet fjalë për jë diferencë minimale. https://ëëë.guttmacher.org/neës-release/2022/first-ever-country-level-estimates-unintended-pregnancy-and-abortion

Statistikat flasin qartë. Është krejtësisht e gabuar të kërkosh zgjidhje tek ndalimi i aksesit në këto shërbime shëndetësore, por të fuqizohen gratë dhe vajzat në të gjithë vendet, në mënyrë që të zgjedhin se në çfarë rrethanash duan të kenë fëmijë, pa mohuar një jetë të re dhe rrezikuar jetën e tyre.

 

Esmeralda Keta, gazetare ne Top Channel. Ushtron prej 22 vitesh profesionin e gazetares e fokusuar kryesisht tek gazetaria investigative