Kur hedhim shikimin pas, ka pak gjëra në këto pak a shumë 300 ditë të cilat ia vlejnë ti mbajmë mend. E keqja mori kthesë dhe u përkeqësua. Por, meqë gjithmonë çdo e keqe e ka një të mirë, le të përpiqemi të jemi më të mençur, të mësojnë një a dy gjëra. Për fillim, le të kujtojmë pesë termat që shënjuan vitin 2020.

 

Eldin Karic

 

Ventilator:  Kompani nga e gjitha bota janë punësuar për të prodhuar PPE, dhe çmimet e respiratorëve u rritën. Në Bosnnjë Hercegovinë agjencitë turistike dhe kompanitë bujqësore u morën me prokurimin e PPE. Është blerë përmes tenderave të paqartë publikë. Ventilatorët kanë qenë dhjetë herë më të shtrenjtë. Situata e vështirë për njerëzit është kthyer në krim, dhe një mundësi për elitat politike për të marrë paratë tona dhe për t’i futur në xhepat e tyre. Ka plane botërore për vaksinimin, ndërsa ventilatorët në Bosnjë Hercegovinë janë akoma ‘të intubuar’.

 

Silver Raspberry: Kur zihesh në befasi nga një epidemi virale dhe ka nevojë urgjente për një numër të lartë ventilatorësh, çfarë duhet bërë? Sigurisht, në fillim duhet të gjesh një prezantues simpatik në TV. Aftësitë e kërkuara profesionale: të zotërojë një fermë, mundësisht të jetë mik me Naser Oric apo ndonjë ekspert tjetër të posaçëm në SDA. Dhe kështu, publiku i Bosnjë Hercegovinës u njoh me Fikret Hodzic, pronari i fermës Silver Raspberry, njeriu ‘ideal’ për të importuar ventilatorë gjatë një pandemie. Në bashkëpunim me Departamentin Federal të Mbrojtjes Civile dhe Qeverinë Federale, jashtë procedurave ligjore, dhe pa një leje të vlefshme për të importuar pajisje mjekësore, kjo fermë e caktuar mori 10 milion KM nga buxheti i qeverisë për të importuar ventilatorë. Për çdo gjë tjetër, shih tek ‘Ventilator’.

Spitali Fushor:  Pra paskeni blerë një çadër. Një çadër të madhe, për dasma dhe funerale. Dhe për grumbullimet para elektorale për SNSD. Në çdo rast është një biznes që nuk dështon në këtë fqinjësi. Për sa kohë të ketë këngëtarë të muzikës folk dhe fonde për blegtori, çadrat do të kërkohen gjithnjë. Kështu ju investoni qindra mijëra, organizoni dasma, planifikoni funerale, bëni llogari për zgjedhjet, dhe pastaj – një pandemi. S’ka dasma, funeralet zhvillohen pa njerëz, zgjedhjet janë larg… Çfarë duhet bërë? Si një person që dëshironi të bëheni milioner brenda natës, ju pyesni audiencën, por audienca është në karantinë tani. Ju mund të provoni 50/50, por nuk ia vlen të vësh në rrezik aq shumë para. Ndaj, telefononi një mik. Nuk është faji juaj që miku juaj është President i Republikës Srpska.

-Përshëndetje, Radovan, si po kaloni?
-Përshëndetje, Slave…

Pjesa tjetër është një skandal i prokurimit të një spitali fushor. Spitali ishte fillimisht në Gjermani, dhe ‘miku i mirë’ është Slaven Ristic, pronari i ‘Balkan Global’, një kompani e vendosur në Bijeljina. Dy ditë para se të njoftohej Gjendja e Emergjencës në Republikën Srpska, u firmos një kontratë. Prokuroria publike ka hapur çështjen. Dhe nga ajo kohë rri e fjetur aty.

 

Udhëtimi i pacientit:   ‘Kryeministri i entit Federativ Fadil Novalic  është shtruar në një klinikë në Sarajevë, pasi u diagnostikua me pneumoni të rëndë.’
‘Kryebashkiaku i Banja Lukës Igor Radojicic u shtrua në një klinikë në Banja Luka pasi u testua pozitiv me Covid-19’. Siç është raportuar, ‘Radojicic është në gjendje të stabilizuar dhe do të marrë trajtim të specializuar …’

Kjo është pamja e një pacienti VIP.

Përveç rastit kur je, siç thotë Milorad Dodik, brenda sistemit qeveritar, udhëtimi i një pacienti normal i cili është infektuar apo dyshohet së është infektuar me Covid-19 zakonisht përfundon në ventilim pas ditësh kërkimi të një doktori për ta trajtuar atë. Kjo, nëse gjendet një ventilator. Dhe siç themi– nëse kemi një të tillë, nga ka ardhur?!

Ngjyej dorën: Në maj vitin e kaluar, revista online ‘Zurnal’ publikoi një regjistrim video të Milan Tegeltija, kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë, që binte dakort në një kafene për zgjidhjen e një rasti që kishte mbetur në sistem për një kohë të gjatë. Në këmbim, siç thotë njëri nga burrat në video regjistrim, i duhej ngjyer dora presidentit. Një çmim i vogël, ca mijëra KM. Skandali u bë shumë shpejt viral, por pa një epilog ligjor. Tegeltija mbetet kryetar i Këshillit. Një vit e gjysëm më pas, ai u kthye në rolin e tij kryesor, këtë herë në vazhdimin e filmit, Ngjyej dorën 2. Tani po arrinte një marrëveshje me një anëtar të Këshillit për të emëruar motrën e tij si gjykatëse. Afera shkaktoi vëmendje të madhe publike. Sigurisht, asnjeri nuk beson se episodi do të ketë një fund të drejtë. Është e qartë se ngjyerja e dorës është në modë akoma.

 

 

Eldin Karic, gazetar për një kohë të gjatë, dhe një nga aktorët më të spikatur në betejën kundër korrupsionit. Drejtues i rrjetit Anti-korrupsion ACCOUNT BiH, dhe redaktor i revistës online Zurnal. Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Zhvillim dhe Analizim të Medias.