Humbja e Kamhit pothuajse solli humbjen e Judej-Spanjollëve, ku këndoi këngë Sefardike. Sa herë që do ti dëgjoj që tani e tutje, do të shoh fytyrën e tij të qeshur.

Edina Kamenica

Gjithmonë kam besuar në intuitën time të thellë, e cila më bëri të shkoj tek leksioni i profesorit të dalë në pension në Akademinë e Muzikës, David Kamhi, më 25 shtator të vitit të kaluar.

Po të mos kisha shkuar, do të kisha një peshë të rëndë në kraharor sot, siç do të vinte puna, kjo ishte hera e fundit që do të shihja dhe do të flisja personalisht me profesorin Kamhi. Si shumë të tjerë në këtë stuhi, atë e mori pandemia e koronavirusit. Mori një qënie që nuk përfshinte vetëm traditën familjare, por pikëpamjet e botës dhe idiomat kulturore të disa qarqeve civilizuese.

Ai foli spontanisht, rreth vetes si një metaforë për intelektualin, eruditin, poliglotin… vetëm kur shfaqej në shkrime në gazeta, dukej se merrte peshë shtesë. Ai më telefonoi për të më falënderuar. Dhe e bëri! Thuajse u turpërova nga vërshimi i komplimenteve që më bëri.

Çdo bisedë telefonike me profesorin e nderuar të violines dhe violës ishte e çmuar, ishte e mrekullueshme ta dëgjoje atë duke folur për historinë e familjes së tij, Sefardët, Bosnjë Hercegovinën, Evropën dhe botën; midis të rrallëve në botë me njohuri dhe prova të origjinës së tij familjare në shekullin e parë pas Krishtit, dhe Muzeut në Jeruzalem që ka informacion rreth nënës Kamhiot dhe njëmbëdhjetë djemve të saj.

Migrimi i tyre filloi në vitin 175 dhe ka zgjatur me shekuj, deri sa arritën në Sarajevë, ku edhe një herë ishin nën kërcënim në vitin 1941. Profesori Kamhi nuk e la Sarajevën as në luftën e mëparshme, kur, siç ai do të vinte shpesh në dukje, ka lindur Këshilli Ndër-Fetar i Bosnjë Hercegovinës – marka e dialogut ndër-fetar në rajon.

Vëllai im ka lindur në tetor të vitit 1941 dhe nëna ime në fillim u fsheh në Sanatoriumin Bauer; një ditë, shefi i institucionit i tha hapur se ajo nuk mund të qëndronte më atje. Prindërit tanë ishin miq me Fahrija-hanum dhe Fadilpasic, të cilët na shpëtuan. Pas Sanatoriumit ne shkuam së pari në Mjedenicë për të qëndruar në familjen Odobasic, Sejfa dhe Marica. Shpejt, erdhi për të qëndruar një ‘kulturbund’, dhe i kërkoi mamasë time të shkonte me të; të gjithë iu hodhën atij – miqtë tanë dhe fqinjët. Të gjithë muslimanë. Pasi e dëgjoi këtë, Fahrija-hanuma i dërgoi mamasë time një shami dhe mua një feste. Mamaja më thoshte vazhdimisht se nëse dikush më pyet, duhet të them se quhem Jawed, jo David. Isha pesë vjeç. Dhe kështu ne hipëm në tren për në Mostar, më tregoi Kamhi, i cili përveç muzikës, ishte gjithashtu i interesuar për traditën e hebrenjve boshnjakë dhe veçanërisht marrëdhëniet e tyre me muslimanët.

I gjeta rrënjët e tyre në Kartën e Medinës të Profetit Muhamed nga shekulli i shtatë, ku thuhet, ‘për ne besimi ynë, dhe juaji për ju’. Në atë kohë, ishin 70 fise arabe dhe 20 hebreje në Gadishullin Arabik, të cilat të udhëhequr nga Tariq ibn Zijad, pushtuan Edelus/Spanjën, më tha Kamhi.

Humbja e Kamhit pothuajse solli humbjen e Judej-Spanjollëve. Siç e solli fati, ai ishte diplomati boshnjak i pas luftës në Spanjë. Ai i dhuroi mbretit Huan Karlos një ribotim të Hagadahut të Sarajevës, një libër i sjellë në Sarajevë nga hebrejtë e ç’atdhesuar nga Spanja.

 

Edina Kamenica, gazetare, reportere fituese e çmimeve, e kaloi pjesë më të madhe të karrierës së saj profesionale si gazetare në gazetën Oslobodjenje