Abuzimi i sportit për qëllime politike kryesisht reflekton në delegimin e stafit nga qeveria jashtë sportit për të menaxhuar ngjarjet sportive pa pasur njohuri adekuate në vetë këtë fushë.

Dusan Dacic

Lidhja mes sportit dhe politikës është në fluks të vazhdueshëm. Ndërsa ndodhnin trazira politike në skenën globale dhe rajonale, ngjarjet në sport u harmonizuan me kërkesat e politikës.

Duhet mbajtur parasysh se si sportet ashtu edhe njerëzit që merren me aktivitete sportive e bëjnë industrinë më të përhapur në shkallë globale. Me kalimin e kohës, sporti është kthyer në një nga industritë më fitimprurëse, duke qenë se shumë industri të tjera janë të lidhura drejtpërdrejt me sportin, si prodhimi i pajisjeve sportive, shtëpitë e basteve dhe lojërave të fatit. Për më tepër, sporti është i lidhur njëkohësisht me industrinë farmaceutike dhe me degë specifike të mjekësisë.

Me formimin e Lëvizjes Olimpike, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në dokumentet e tij ka ndaluar shprehimisht përfshirjen e politikës në sport. Megjithatë, koha ka treguar se kjo nuk është respektuar. Mund të përmendim shembuj të Lojërave Olimpike gjysmë të pjekura në Moskë (ku vendet perëndimore nuk morën pjesë), më pas ato në Los Angeles (ku nuk morën pjesë vendet e bllokut lindor) dhe si shembull i fundit Olimpiadën e Pekinit ku pati një bojkot diplomatik.

Sporti është bërë jashtëzakonisht popullor në 30 vitet e fundit. Është futur pjesëmarrja e barabartë e grave dhe burrave, janë investuar burime të mëdha financiare, gjë që ka rritur numrin e disiplinave sportive. Përveç sportistëve, janë përfshirë edhe një numër i madh rekreativistësh dhe tifozësh. Financimi i sportit ka të bëjë kryesisht me pushtetin ekzekutiv, veçanërisht kur bëhet fjalë për organizimin e garave projektuese, zbatimi i të cilave vjen nga fondet e taksapaguesve. Për rrjedhojë, për të mbrojtur interesat e tyre në proceset vendimmarrëse, një numër në rritje i sportistëve, trajnerëve dhe punonjësve social-sportive përfshihen në politikë, duke u bërë kështu pjesëmarrës aktivë në proceset politike.

Popullariteti i sportit dhe përfaqësimi i sportit në jetën publike dhe mediat kanë ndikuar të gjitha në rritjen e interesit të figurave politike për përfshirjen e sportistëve në aktivitetet e tyre. Mendimi im është se ata nuk janë rekrutuar, por ka qenë ekskluzivisht vendimi i tyre për të arritur disa interesa dhe për të mbrojtur aktivitetet me të cilat merren.

Nëse i hedhim një sy lidhjes mes politikës dhe sportit në ish-Jugosllavi, do të shohim se sinjalet e para të shpërbërjes së Jugosllavisë u shfaqën në garat e mëdha sportive. Sinjalet e para të dallimeve politike gjithmonë shfaqen fillimisht në fushën e sportit dhe kulturës dhe pasojnë forma të tjera.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë pati përçarje në të gjitha segmentet. Me qetësimin e situatës politike po rinovohen lidhjet mes ish-republikave, në radhë të parë përmes sportit dhe kulturës. Janë duke u formuar liga rajonale në disa sporte dhe janë duke u realizuar projekte të bashkëpunimit rajonal me qëllim të përmirësimit të tolerancës ndëretnike. Nuk ka pasur abuzime me sportin për qëllime politike, sepse vendimi nëse dikush do të përfshihet në politikë varet nga natyra e individëve dhe nga interesat e tyre. Narrativa se disa sportistë abuzohen në proceset zgjedhore zakonisht shfaqet kur individët nuk përmbushin interesat dhe kërkojnë justifikim për vendimet e tyre duke fajësuar të tjerët.

Çdo përfshirje e sportistëve në rrymat politike është zgjedhje e tyre personale, me të cilën lidhen edhe sukseset edhe disfatat. Problemi më i madh lind kur sportistët merren me politikë pa u shkolluar më parë dhe pa pasur njohuritë e nevojshme për një aktivitet të ri, krejtësisht ndryshe nga aktivitetet sportive.

Abuzimi i sportit për qëllime politike kryesisht reflekton në delegimin e stafit nga qeveria jashtë sportit për të menaxhuar ngjarjet sportive pa pasur njohuri adekuate në vetë këtë fushë.

Popullariteti i madh i sportistëve, i cili është rritur në dekadat e fundit për shkak të mediave sociale dhe përfaqësimit të sportistëve në hapësirën publike, ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në formimin e opinionit publik në Ballkanin Perëndimor. Para së gjithash, sepse sportistët shpesh janë idhuj të brezave të rinj, të cilët janë bartës të jetës së ardhshme në rajon.

 

Dusan Dacic, ish-përzgjedhës i ekipit kombëtar të karatesë të ish-Republikës Jugosllave