Të ardhurat nga turizmi në nëntë muajt e vitit 2020 arritën në rreth 100 milionë euro – ilustrimi më i mirë i rënies së industrisë është se e njëjta periudhë në vitin 2019 solli 978 milionë euro në buxhetin e shtetit.

Danica Banjevic

Pandemia Covid-19 ka pasur ndikimin më të madh në sektorin e turizmit, duke ndaluar lëvizjen në të gjithë botën. Sipas statistikave institucionale përkatëse, turizmi ka qenë një industri me rritje të qëndrueshme deri në mars 2020. Ai kontribuon 9,5% në PBB të Bashkimit Evropian, punëson 22,6 milionë njerëz, duke ndikuar drejtpërsëdrejti transportin, tregtinë, bujqësinë dhe ekonominë në përgjithësi. Një euro fitim nga turizmi çon në një kontribut prej 0,56 euro për industritë e tjera.

Mali i Zi ka qenë midis vendeve evropiane që vuajtën më shumë për dy arsye: një pjesë e madhe e të ardhurave tona të PBB-së varet nga turizmi (25%) dhe kemi një volum të madh turistësh të huaj (94% më 2019). Pati një rënie prej 85-90% të mbërritjeve dhe qëndrimeve një-natëshe në 9 muajt e vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka Qëndrore e Malit të Zi, të ardhurat nga turizmi në nëntë muajt e vitit 2020 arritën në rreth 100 milionë euro – ilustrimi më i mirë i rënies së industrisë është se e njëjta periudhë në vitin 2019 solli 978 milionë euro në buxhetin e shtetit. Ka disa shkaqe për këtë: së pari, një mungesë përgatitjeje për një krizë dhe fakti se Mali i Zi është kryesisht një destinacion i linjave ajrore dhe jo një vend anëtar i BE. Bashkimi Evropian ka pasur politikë të ndryshme kontrolli kufitar për shtetet anëtare dhe ne kemi mbyllur kufijtë për tregjet kryesore aktuale (për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Rusinë) për pjesën më të madhe të pikut të sezonit turistik.

Pandemia ka patur një efekt edhe më të gjerë indirekt në industritë e tjera, duke përfshirë transportin, investimet, prodhimin e ushqimeve dhe pijeve, tregtinë… Mali i Zi është varet nga turizmi dhe ne kemi një ‘mbështetje’ për këtë lloj strategjie zhvillimi. Ne kemi nevojë për reforma, një inkurajim të investimeve që do të zhvillojnë industri të tjera të lidhura ngushtë me turizmin. Turizmi dhe udhëtimi, siç tregohet nga krizat e mëparshme, kanë një prirje për tu rimëkëmbur shpejt. Një mbështetje më e madhe për bizneset e vogla e të mesme, investimet e reja dhe vendet e punës, do të ndikojnë patjetër pozitivisht në një rimëkëmbje më të shpejtë të turizmit se sa çdo sektor tjetër.

Kjo pandemi na dha mundësinë të konsiderojmë forma të ndryshme të rritjes së mëtejshme të turizmit. Zhvillimi i qëndrueshëm dhe digjitalizimi do të duhet të jenë segmentet kyçe të rimëkëmbjes, si dhe një zgjerim më intensiv i prodhimit tonë turistik – prodhimi bujqësor, menaxhimi i hapësirës pasi hapësira është burimi ynë më i vlefshëm, zhvillimi i mëtejshëm i ofertave mikëpritëse autentike, dhe promovimi intensiv në tregjet perëndimore, të cilat Mali i Zi i duhet t’ i ketë prioritet.

Oferta jonë ka nevojë të përshtatet me interesat e reja dhe kërkesat e turistëve; ajo duhet të përqendrohet tek eksperienca autentike, tradita dhe kultura jonë, e cila do të sjellë rimëkëmbje më të shpejtë dhe elasticitet ndaj krizave të ngjashme.

Çdo turist që respekton veten do të zgjedhë të vizitojë një vend i cili menaxhon mirë një krizë, një vend me sistem shëndetësor të mirë, që kujdeset për mjedisin, trashëgiminë kulturore, i cili punon për uljen e turizmit masiv të udhëhequr nga parimi ‘vlera jo volumi’.

Mali i Zi po përballet me një tjetër sezon të pasigurt turistik, jo vetëm për shkak të situatës epidemiologjike kritike, por gjithashtu për shkak të reduktim të numrit të linjave ajrore pas mbylljes së linjës ajrore kombëtare dhe përpjekjeve të pamjaftueshme të marketingut në tregjet kyçe.

 

Danica Banjević, drejtore ekzekutive e Organizatës së Turistëve Tivat që nga shkurti 2020. Tivati është destinacioni i parë turistik në Malin e Zi që ndjek procesin e zhvillimit dhe monitorimit të qëndrueshëm, sipas udhëzimeve të Këshillit Global për Zhvillimin e Qëndrueshëm.