Do të jetë interesante të shohim ‘vendim-marrësit’ e sotëm kur të bëhen pacientë të ardhshëm, të trajtuar nga mjekët që u shkolluan në internet, të cilët i kanë dhënë provimet në vitin 2020 dhe 2021.

Damir Marjanovic

Krerët e Ballkanit janë bërë ekspertë të abuzimit të përditshëm politik të arsimit. Një e vërtetë tragjike është se arsimi ishte viktima e parë e ‘Deitonit’ dhe me gjithë çka po ndodh sot, shoqëria jonë është “peng” i ‘Edukimit të Deitonit’. Sistemi u bë copë copë në baza etnike dhe më pas në baza kantoni. Vathët e vogla, në thelb komunitetet vendore të trajtuara me steroide, kanë marrë përsipër të ‘qeverisin’ sistemet arsimore pa përgatitje apo strategji, dhe në shumicën e rasteve pa burime njerëzore apo financiare.

Degradimi dhe prishja e arsimit ka krijuar ambientin e nevojshëm për ngritjen e një gjenerate “riprodhuesish faktesh të servirura”, atyre që nuk janë mësuar ta përpunojnë informacionin dhe të mendojnë me mendjen e vet, por të mendojnë njëlloj si ju! Dhe kjo është shumë e përshtatshme për ‘elitat tona politike’.

Pandemia erdhi në kohën e reformës së tentuar arsimore në Bosnje-Hercegovinë – një reformë që nuk ishte koordinuar siç duhet ose nuk ishte shtrirë njëkohësisht në të gjithë vendin. Megjithatë, procesi u intensifikua lokalisht, kryesisht në Sarajevë. Më në fund po diskutohej për ndryshimin e të gjithë modelit arsimor, me nxënësin në qendër të çdo aktiviteti që zhvillohet në klasë. Një grup pune mjaft i madh njerëzish më në fund e kuptoi se TIMSS dhe PISA nuk janë vetëm “vlerësime” që mund të japin rezultate më të larta nëse “nxënësit detyrohen të punojnë më shumë”, dhe se këto teste nuk i kualifikojnë  brezat tanë të ardhshëm, por ato kualifikojnë mënyrën se si sistemi ynë ‘i modelon’ këta fëmijë. Sistemi duhet të ndryshojë sa më shpejt që të jetë e mundur me një reformë të matur dhe të mençur, sepse ne po rrisim gjenerata jofunksionale njerëzish, pasi ata mund të marrin sasi të madhe informacioni, por shpesh është informacion i pazbatueshëm, apo u mungon aftësia për ta zbatuar atë.

Ja shikoni, një formë e gjallë e thjeshtë, një virus i quajtur SARS CoV 2, pa ndonjë faj të tij, na goditi atje ku ishim më të dobët. Çdo gjë u bë më e rëndësishme se reforma!

Kjo nuk është e gjitha! Kam frikë të pranoj se kemi pranuar me lehtësi faktin se gjithçka e rëndësishme ka kaluar online për një viti. Nuk është e vështirë të imagjinohen krateret që do të krijojnë kjo pandemi në zonat malore të Ballkanit, të papërgatitura për të nisur udhëtimin online. Duhet edhe të lavdërojmë aty ku është rasti – nuk improvizuam dhe aq keq. Problemi i vërtetë ndodh pas valës së parë, kur përpiqemi të ndërtojmë sisteme mbi baza të improvizuara. Pastaj ecim sipas rrymës, dhe vijnë në një fazë ku ne lejojmë shisha në klasa, por jo nxënës. Është më e lehtë të shpjegohet se si është ndërtuar tubi i ‘shishas’ (çfarëdo qoftë ajo), sesa një sistem sjelljeje i 20 individëve të rritur dhe të përgjegjshëm në një mjedis të kontrolluar. Këto detaje duken të parëndësishme pasi është, shumë, shumë më e lehtë të thuhet se anatomia, kirurgjia, fiziologjia dhe “lëndë të tjera egzotike virtuale” mund të mësohen thjesht online.

Do të jetë interesante të shohim ‘vendim-marrësit’ e sotëm kur të bëhen pacientë të ardhshëm, të trajtuar nga mjekët që u shkolluan në internet, të cilët i kanë dhënë provimet në vitin 2020 dhe 2021.

Unë besoj fort se ata do të pendohen që nuk investuan në dije dhe përpjekje (për të cilat paguhen), si dhe financim, për të gjetur hapësirë dhe mjete për të lejuar arsimimin në klasë në këto kohë elektronike.

 

Prof. dr. Damir Marjanović, shkencëtar dhe profesor universiteti. Ish Ministë i Arsimit dhe Shkencës në kantonin e Sarajevës, aktualisht përfaqësues në parlamentin kantonal dhe Parlamentin Federal.