Në të gjithë vendin në periudhën e pandemisë, gjithçka kaloi “online” po për romët që tregtonin dhe riciklonin nuk kishte asnjë mundësi pune nga shtëpia.

Brejdon Xhavara

Që prej ditës së parë kur u dha lajmi se do mbyllej gjithçka për tu izoluar, unë dhe familja ime u izoluam me shpresën se ditën tjetër do të punonin sërish. Këtu familjet rome nuk kanë me çfarë të ushqehen, kjo sepse po kalojmë shumë ditë në izolim. Unë për veten time do e shtyj me rezervat ushqimore që kam, por të tjerët po shpresojnë çdo ditë se do të vijë dikush t’i ndihmojë. Ilirjani, babai i 3 fëmijëve, ka lindur në Tiranë, dhe prej vitesh bashkë me familjen e tij tregton rroba të përdorura te tregu i romëve në njw nga lagjet perifierike tw Tiranws. Bashkë me Ilirin janë edhe 53 familje rome, të cilat punën e tyre e kanë ndërtuar pranë këtij tregu. Por me mbërritjen e Covid 19, dhe masat e marra nga qeveria, këto familje haswn vështirësi për të siguruar jetesën.

Pandemia e Covid-19 shkaktoi dhe thelloi më shumë gjëndjen ekonomike për familjet rome, ata nuk kanë mundur të përballojnë izolimin. Nw disa raste pwrfaqwsues tw kwtij komuniteti protestuan në disa qytete të Shqipëri.

Të paktën në bashkitë kryesore të vendit, familjet rome u ndihmuan një herë me ndihma ushqimore dhe kite higjinike por kjo nuk mjaftoi për t’a përballuar pandeminë. Ervis Cota, drejtues i organizatës “Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome”  tregoi se në Elbasan, janë më shumë se 1000 familje rome dhe egjiptiane në vështirësi ekonomike, “Romët merren me kolektimin e mbetjeve të riciklueshme. Nga komunikimet që kam pasur me disa prej banorëve, gjatë pandemisë në banesat e tyre nuk gjendej asnjë thërrime buke, mosha e thyer (prindërit dhe gjyshërit) janë të sëmurë dhe nuk kishin medikamente për tu kuruar.

Kwto familje, nuk pwrfituan as nga dy paketat ekonomike që ofroi qeveria për rimëkëmbjen ekonomike pwr shkak tw informalitetit tw aktivitetit tw tyre. Por, pas protestws sw komunitetit rom, tre-muaj pas shpwrthimit tw pandemisw (Mars-Maj) qeveria miratoi dyfishimin e Ndihmës Ekonomike ku u pwrfshinw rreth 60.000 familje rome në të gjithë Shqipërinë.

Në të gjithë vendin në periudhën e pandemisë, gjithçka kaloi “online” po për romët që tregtonin dhe riciklonin nuk kishte asnjë mundësi pune nga shtëpia.

Ilirjani, tregoi se gjatë pandemisë ai nuk punoi asnjë ditë“Me një pako ushqimore ne nuk kalojmë më shumë së 2 ditë. E falënderojmë që reagoi bashkia, por ne duam përditë. Nuk kemi më mundësi ekonomike që t’ia dalim kësaj situate. Tek tregu nuk dalin më të shesim, sepse policia e mbylli, banorët e tjerë që punonin me riciklimin e mbetjeve nuk dalin më të punojnë pasi nuk lejohet të lëvizësh, dhe frika e përhapjes së virusit tek ne është e madhe”, tregoi Ilirjan Jashari.

Sanija, e cila mban dhe rrit 3 fëmijët e nipit të saj, jeton në Yzberisht në një barake. Ajo prej 10 vitesh del dhe mbledh mbetje të riciklueshme për të ushqyer fëmijët. “Nuk kam më mundësi t’i ushqej fëmijët, është shumë e vështirë për mua si grua e vetme të mbijetoj në këto kushte. Kam kërkuar ndihmë nëpër shoqata dhe vetëm ato më janë gjendur pranë me ushqime, tha Sanije Shaqiri.

Tashmë kanë kaluar më shumë se dy vite nga fillimi i pandemisë, vaksinimet janë kryer në një masë të konsiderueshme në popullsi, por për minoritetin Rom të cilët konsiderohen nga shumë dokumente strategjike nga qeveria dhe institucionet ndërkombëtarë si grup vulnerabël ende nuk ka filluar një fushatë vaksinimi, ndërkohë që situata e rimëkembjes ekonomike në këtë minoritet është ende më e vështirë pasi ata sot përballen me kushtet e “formalizimit” dhe “informalizimit”.

 

Brejdon Xhavara, është diplomuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës. Prej 4 vitesh ai është gazetar i çwshtjeve sociale dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri