Kosova, një shtet aspirant për anëtarësim në BE, mirëpret dhe vlerëson këtë organizatë të re që i jep energji Kosovës për të ndërmarrë edhe më shumë reforma.

 Besnik Vasolli

Kur presidenti francez Emmanuel Macron propozoi Komunitetin e Politikave Evropiane (EPC), pak njerëz e dinin se çfarë do të thoshte, dhe shumë ende dyshojnë se kjo organizatë do të gjejë hapësirën e duhur. Shumë argumentojnë se kjo nuk është një ide e re, se rrënjët e saj burojnë në vitin 1952 si dhe “Konfederata Evropiane” e propozuar nga Presidenti Francois Mitterrand në 1989. Megjithatë, këtë herë, Evropa dhe aleatët e saj përballen me një mori sfidash, me një kohë krize, e nisur kryesisht nga pushtimi i paprovokuar Rus në Ukrainë, i cili përveç kundërshtimit të ligjit ndërkombëtar dhe shkeljes së të gjitha konventave për të drejtat e njeriut, po shkakton një krizë globale të furnizimit me ushqim dhe energji.

Kosova beson dhe mirëpret këtë iniciativë pasi që bashkon të gjitha shtetet e Evropës, përfshirë ato nga Ballkani Perëndimor, për të koordinuar përgjigjen tonë të përbashkët ndaj të gjitha kërcënimeve dhe për të ecur drejt sigurimit të një Evrope paqësore dhe të zhvilluar. Në të njëjtën kohë, zëri i Kosovës është i barabartë me pjesëmarrësit e tjerë, duke e bërë këtë organizim shumë të veçantë. Kosova do të sigurojë që do të kontribuojë në eksportimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit dhe do të japë kontributin e saj të drejtë në përafrimin e politikave me demokracitë e lira dhe paqedashëse.

Ne jemi të kënaqur të marrim pjesë në një forum që synohet të jetë një hapësirë e përbashkët që do të strehojë në mënyrë gjithëpërfshirëse kombet evropiane, duke gjetur zgjidhje dhe duke adresuar problemet afatgjata. Takimi i 6 tetorit në Pragë na jep një ndjenjë përkatësie, veçanërisht duke parë qëndrimin e pjesëmarrësve në sigurimin e unitetit dhe vullnetin për të punuar së bashku për të gjetur zgjidhje për sfidat aktuale dhe të paparashikuara me të cilat do të përballemi. Prandaj, ne jemi largpamës drejt një EPC që do të sigurojë një forum për koordinimin e politikave që do të nxisë dialogun dhe bashkëpunimin në adresimin e çështjeve me interes të përbashkët.

Ne presim me padurim që ky forum të vazhdojë të jetë I hapur, të adresojë dhe zgjidhë interesa dhe sfida në të gjithë Evropën, që  përforcon mirëkuptimin e ndërsjellë dhe na ndihmon të harmonizojmë pozicionet tona për çështjet më urgjente.

Takimet e ardhshme që do të organizohen nga Moldavia dhe Spanja do të jenë vendimtare për të parë nëse ata mund të kapërcejnë dallimet e tyre në lidhje me statusin e Kosovës. Këto vende ende nuk e kanë njohur Kosovën, kështu që testi i vërtetë i EPC do të ndodhë shumë shpejt, le të shpresojmë të gjithë se mund t’i kapërcejmë dallimet tona dhe të përpiqemi për një projekt të përbashkët si EPC. Koha për një Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) për kontinentin e Evropës është tani kur të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe të gjitha kombet liri dhe paqedashëse bashkojnë forcat dhe veprojnë së bashku. Kosova, deri më sot, është përafruar 100% me CFSP-në e BE-së, për më tepër, edhe pse Kosova ende nuk është anëtare e KiE-së, Kosova ka përfshirë në mënyrë të njëanshme konventat e KiE-së në Kushtetutën dhe kornizën e saj legjislative.

Duke thënë këtë, ne e kuptojmë se duke iu bashkuar EPC nuk po paragjykojmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kosova, një shtet aspirant për anëtarësim në BE, mirëpret dhe vlerëson këtë organizatë të re që i jep energji Kosovës për të ndërmarrë edhe më shumë reforma. Në të njëjtën kohë, shpresojmë që BE-ja do të vazhdojë zgjerimin e ardhshëm dhe kur të vijë koha lutemi që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE. E deri atëherë Kosova do të ketë përparim të mirë në ndërmarrjen e reformave te nevojshme.

 

Besnik Vasolli është një konsulent me më shumë se 17 vjet përvojë në Integrimin Europian, Reformën e Administratës Publike, Rolin e Ligjit dhe Qeverisjen e Mirë