Si te kuptohet emërimi i ish kreut te Task- Forcës Anikorrupsion i cili përfundon ne burg ?! Si te kuptohet zhbërja e Task -Forcës nga Qeveria Hoti, ne kohen kur afera dhe skandalet e korrupsionit nuk kane te ndalur …

 

Belul Beqaj

Sikurse ne  shumë vende në tranzicion edhe ne Kosove privatizimi kishte filluar me shumë entuziazëm. Mirëpo, sikurse ne shume ish shtetet socialiste edhe ne Kosove po  vazhdon me tendence qe te përfundojë  më zhgënjim dhe pasoja kundërthënëse. Skandali i tetorit ishte informacioni  nga Komisioni hetimor parlamentarë për privatizim qe publikoi se  Bordi i AKP-së, një ari tok e ka shitur për një euro!

Lexuesi kritik e kupton zhgënjimin ngase është pasoje  qe ka ndodhe dhe po ndodhe ne te gjitha shtetet ne tranzicion. Por, jo, edhe pse politikat e privatizimit ne Kosove janë kundërthënëse? Ja ilustrimet kundërthënëse.

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Pejës më  2013 dënoi me 5 vjet burg ish-kreun e Task-Forcës Antikorrupsion dhe prokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafin. Ne tetor 2020 Qeveria e Kosovës synon te zhbëjë Task – Forcen e krijuar para rreth dhjet vjetëve?!

Si te kuptohet emërimi i ish kreut te Task – Forcës Anikorrupsion i cili përfundon ne burg?! Si te kuptohet zhbërja e Task – Forcës nga Qeveria Hoti, ne kohen kur afera dhe skandalet e korrupsionit nuk kane te ndalur…

“A është tendencë direkte e qeverisë për të shtrirë ndikimin e saj dhe për të ndërhyrë në proceset hetuese të zyrtarëve të lartë politik dhe institucional “ apo  politikat publike te politik bërësve i nënshtrohen politikave te nëntokës?! Prandaj si pasoje kemi  tërheqjen nga monitorimi i këtij trupi nga ambasada SHBA, Britanisë se Madhe dhe BE-se…

Përgjigjet ne pyetjet e këtilla po behën te domosdoshme kur proceset e privatizimit te ndërmarrjeve shoqërore dhe publike ne dy dekadat e fundit  konsiderohen si rrëfime te këqija te Kosovës të cilat janë burim serioz i krimit te organizuar (Rasti toka) dhe korrupsionit pandemik.

Ky model është i keq për ndërmarrjet, pronat shoqërore dhe për punonjësit e tyre, ngaqë pas privatizimit me çmime dampike, drejtuesit e këtyre ndërmarrjeve i kanë ndërruar destinimin e atyre fabrikave ndërsa çmimin e tokave e kane shumëfishuar, siç ishte rasti drakonik me tokat e Malishevës. Ne këtë kuptim, duket konstatim i qëndrueshëm  se pasuria e Kosovës në këtë periudhë nuk është menaxhuar ashtu si duhet për ndërmarrjet publike sic janë; Postë Telekomi i Kosovës, aeroporti “Adem Jashari”, KEK-u, pastaj një ndërmarrje që ka pasur karakter të ndërmarrjes shoqërore dhe që nuk është trajtuar si ndërmarrje shoqërore që ka pasur një status të veçantë “Trepça” si dhe shumë ndërmarrje  e pasuri të tjera…

Fenomeni korrupsionit ka shkaktuar humbjen e besimit ndaj politikave publike te shtetit, dhe me arsye po perdoret si pengese per liberalizimin e vizave ne njeren ane, ndersa ne anen tjeter , ka zgjeruar dhe thelluar mentalitetin korruptues te qytetaret. Rrjedhimisht korrupisoni rrenjoset duke ngritur mosbesimin ne politikberje dhe sundimin e se drejtes. Ndersa  per thellimin e ndasive sociale dhe mosinteresimin e investitoreve te huaj dhe vendor te mos flasim. Cdo dite e me shume behet qarte se kjo dukuri nuk do te perfundoj deri sa politikat publike ti  nenshtrohen  politikave te nentokes.

 

Belul Beqaj, PhD në shkenca politike nga Universiteti  Ss. Cyril and Methodius në Shkup, autor i më shumë se 100 artikujve politikë dhe shkencorë.