Kosova dhe Serbia, illimisht nuk e njohin njera tjetren, dhe pastaj ndonjë marrëveshje anesore me shumë është arritur nga trysnia ndërkombëtare se sa nga vullneti i palëve. Marrëveshjet e dala në këtë frymë, shpesh herë, kanë gjasa të bëhen të paqendrushme dhe nuk japin rezultatet e pritura.

Bekim Salihu

Dialogu mes palëve, shteteve ose edhe bizneseve, kërkon dhe imponon disa kushte, dy janë kryesore. E para që të ketë besim mes palëve dhe e dyta që të ketë guxim për vendimarrje. Nëse njëra nga këto mungon, atehere dialogu shëndërrohet në tryezë boshe, shëndërrohet në një proces të stergjatur, që mund të duket edhe pa rrugëdalje.

Shembuj të tillë ka shumë, por edhe të kundërtat e kësaj nuk mungojnë. Të nisemi nga këto të fundit. Kur kanë dalur nismat e para për t’u krijuar Bashkimi Evropian, katër vite pas përfundimit të një lufte të madhe botrore, më shumë ka pasur skeptik e kritik se sa optimist që kjo nismë do të shëndërrohet në një organizatë që do të fitoj edhe çmimin nobel për paqe. Ideatori i kësaj nisme, Ministri i Punëve të Jashtme të Francës (1950) Robert Schuman, në deklaraten lëshuar mediave, mes tjerash ka spikatur disa elemente të marrëveshjes se arritur mes Francës, Gjermanisë Perendimore, Belgjikes, Holandes dhe Luksemburgut, për të ndërlidhur qymyrin dhe qelikun mes këtyre vendeve me qellim përpunimi dhe zhvillimi. “Të shtyrë nga dëshira për paqe, nga nevoja e popujve tanë për të jetuar me dinjëtet, me besimin e plotë mes palëve dhe të bindur që bashkëpunimi mes vendeve është e ardhmja”. Nga kjo mund të shihet se Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi tri premisa, dëshira ose vullneti për paqe, nga besimi i krijuar mes palëve dhe nga orintimi i përbashkët tek vlera e bashkëpunimit. Krejt kjo reflektohet dhe arrihet permes dialogut. Në rastin e Bashkimit Evropian u tregua se cilat janë vlerat ose menyrat për të pasur rezultate të mira nga dialogu, por edhe u deshmua se cilat mund të jenë pengesat ose të metat e një dialogu. Mungesa e besimit, mungesa e orientimit ka e ardhmja, mungesa e bashkëpunimit, minojnë dialogun. Nuk mund të bëhet dialog nëse njëra pal kërcenon, ose nëse eventualisht del ndonjë marrëveshje edhe nga kjo gjendje, ajo llogaritet e paqendrushme.

Dialogu duhet të zhvillohet edhe në frymen e respektit të ndërsjelltë, korrektësisë dhe barazisë në parime. Shembull Kosova dhe Serbia, fillimisht nuk e njohin njera tjetren, dhe pastaj ndonjë marrëveshje anesore me shumë është arritur nga trysnia ndërkombëtare se sa nga vullneti i palëve. Marrëveshjet e dala në këtë frymë, shpesh herë, kanë gjasa të bëhen të paqendrushme dhe nuk japin rezultatet e pritura. Thelbi i krejt kësaj mund të gjendet në një deklaratë zyrtare që BE ka leshuar me rinisjen e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “E dimë që dialogu nuk është një proces i lehtë, nuk ka qënë asnjëherë, por ka një urgjencë që të punohet drejt paqes dhe stabilitetit për të ardhmen tonë të përbashkët. Kjo kërkon guxim politik nga të dyja palët. Kërkon përkushtim dhe angazhim në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit. Nuk ka qenë kurrë lehtë të gjendet zgjdhje për problemet që kanë zgjatur aq shumë dhe kanë shkaktuar aq dhimbje, por kjo është arsyeja pse sot jemi këtu për të provuar përsëri e përseri deri sa një ditë ajo që kërkohet do të arrihet”.

Thelbi i kësaj deklarate vendos në fokus që dialog nuk mund të ketë pa përkushtim, që marrëveshje nuk mund të ketë pa guxim, që kompromisi dhe pragmatizmi janë të nevojshme. Jo proces i lehtë, por i nevojshëm, për gjithë.

 

Bekimi Salihu, Analist Politikash në Institutin GAP