Shembujt në të gjithë rajonin tregojnë se arritja e një marrëveshjeje nuk është arrtije në cakun e fundit, por fillimi i një procesi themelor.

 

 Astrit Istrefi

Ka shumë procese formale dhe joformale të negociatave/dialogut që zhvillohen ndërmjet akterëve të ndryshëm si brenda ashtu edhe  ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor (BB).

Në mesin e atyre që janë në proces ose që përfunduan së fundmi përfshihen dialogu Kosovë-Serbi që vazhdon për më shumë se një dekadë duke rezultuar në një sërë marrëveshjesh të arritura dhe Maqedonia e Veriut-Greqi që rezultoi në një marrëveshje që i dha fund mosmarrëveshjes së emrit midis dy vendeve. Megjithatë, shembujt në të gjithë rajonin tregojnë se arritja e një marrëveshjeje nuk është arrtije në cakun e fundit, por fillimi i një procesi themelor. Ai i zbatimit.

Megjithatë, një gjë thelbësore që duhet mbajtur në mend është se procese të tilla sfidohen seriozisht nga akterë të ndryshëm politikë dhe të tjerë (të brendshëm dhe të jashtëm), të cilët ose nuk pranojnë, kuptojnë ose kundërshtojnë çdo skenar që i bënë dy palet fitues duke promovuar një lojë pa fitues ose situatë fitore-humbje.

 

Megjithatë, rajoni ynë është shumë specifik. Rreth 25 vjet pas luftërave të përgjakshme që lanë qindra mijëra viktima, mijëra përdhunime, shkatërrim të pronave dhe ekonomive private dhe ndërprerje të ëndrrave për shumë breza, retorika nacionaliste dhe luftënxitëse është ende e pranishme. Marrëveshjet e arritura në të kaluarën, duke përfshirë ato të arritura për t’i dhënë fund luftës/konfliktit, ende nuk janë zbatuar plotësisht dhe nuk janë domosdoshmërisht në dobi të qytetarëve.

Luftërat e kaluara, retorika nacionaliste dhe narrativat përçarëse që kanë vazhduar për dekada dhe shekuj, fatkeqësisht e kanë kthyer ADN-në tonë në diçka shumë të rrezikshme për të ardhmen tonë. Ne nuk po hezitojmë të lavdërojmë një komb mbi të tjerët; të diskriminojmë dhe krijojmë armiq me fqinjët tanë, sepse ata kanë një prejardhje të ndryshme nga tonat, qofshin ato etnike, kulturore, gjuhësore, fetare, etj.; nxitja e ndarjes, urrejtjes dhe paragjykimeve dhe krijimi i narrativave se kombet/vendet tona nuk do të jenë kurrë paqësore dhe të begata, sepse fqinjët tanë nuk do ta lejojnë këtë.

Në një situatë të përshkallëzimit të tensioneve brenda dhe ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor – siç edhe po dëshmohet gjatë dy muajve të fundit – ajo që na nevojitet janë udhëheqës progresivë, vizionarë dhe të guximshëm që janë të aftë të ndërtojnë koalicione përtej kufijve, komuniteteve të ndara, që veprojnë së bashku për të dënuar dhe kundërshtuar retorikën luftënxitëse. Liderë të tillë i gjejmë në mesin e komuniteteve, shoqërisë civile, mediave, partive politike, sektorit privat dhe akademisë.

Sot, ne nuk kemi nevojë për armë dhe as ushtarë që ndjekin verbërisht liderë të papërgjegjshëm që tregojnë muskuj të forcës ose bëjnë thirrje për luftë.

Ajo që na nevojitet në këto kohë të sprovuara për të gjithë ne dhe shoqëritë tona është të veprojmë me përgjegjësi, të ngritemi mbi ata që duan luftë dhe shkatërrim, të ndërtojmë ura bashkëpunimi, të ndërtojmë unitet dhe të ndërmarrim veprime të përbashkëta me synimin për të realizuar ëndrrën tonë ku shoqëritë tona mund të bëjnë jetë paqësore dhe të përmbushur. Ne kemi nevojë për liderë që duan dhe kërkojnë në mënyrë proaktive mënyra për të arritur dhe zbatuar marrëveshje për hir të brezave të ardhshëm, për hir të një të ardhmeje të begatë për të gjithë.

Ata që përjetuan tmerret e luftërave të viteve ’90 dhe kanë vuajtur pasojat e tyre, ka të ngjarë të largohen nga vendi për të gjetur një strehë të sigurt diku tjetër. Të rinjtë ka të ngjarë të instrumentalizohen, siç ishte në të kaluarën, për të marrë armët në dorë. Sot, edhepse  mund të mos kemi viktima siç kemi pasur në të kaluarën, do të bëhemi dëshmitarë të ndarjeve edhe më   të thella, rritje edhe më shumë të urrejtjes dhe të ardhme më të pasigurt, e gatshme që një shkëndijë e vetme të kthehet në një makth tjetër. Pyetja pastaj bëhet,  kur do të ndodhë kjo, e jo nëse.

Sot, ne nuk kemi shumë opsione. Ne duhet të bëjmë një zgjedhje. Ne ose e lëmë këtë situatë të marrë rrjedhën e saj,  duke qëndruar si spektatorë dhe kujdesemi për punët tona, ose më e keqja kërkojmë mënyra për të lënë vendet tona dhe për të fajësuar ata që shkatërruan të ardhmen tonë. Ose, ne ndërmarrim masa dhe verpime për të parandaluar një tjetër konflikt të dhunshëm.

Në vitin 2018 një aktivist i shoqërisë civile më tha: “Në vitet e 90-ta isha i ri dhe budalla dhe nuk isha i vetëdijshëm se isha kthyer në një makinë vrasëse. Sot, nuk gjej fjalë për të shprehur se sa shumë jam penduar për atë që kam bërë. E kaluara ime është bërë makthi im më i keq që po më pengon të jetoj ose të krijoj një familje. E kuptoj që nuk mund ta ndryshoj të kaluarën. Por i premtova vetes se do të bëj gjithçka që të mos lejoj që e njëjta gjë të ndodhë përsëri me të rinjtë e helmuar nga urrejtja.”

 

Astrit Istrefi is the executive director of The Balkan Forum