Pakicat etnike në ditët e sotme janë një forcë kontribuese e shoqërisë Shqiptare për konsolidimin e demokracisë në vend.

Arjana Muçaj

Nga pikëpamja antropologjike shqiptarët i përkasin tipareve mesdhetare. Ashtu sikurse jemi te informuar kufijt e vendosur në 1913 e deri më sot, nuk kanë pësuar ndryshime. Sipas statistikave përgjatë viteve, 1923 numri i popullsisë ishte 804 mijë banorë, në 1938 ishin 1.040.000 banorë dhe në 1979 ishin 2.600.000.  Sipas burime zyrtare në Shqipëri jetojnë 3.200. 000 banorë.

Në luftën e fundit midis vendeve Ballkanike patëm dhe levizje në territore. Në Shqipëri shoqëria më e madhe etnike është ajo shqiptare, e cila ka identitein e saj nacional. Së bashku me të për vite me radhë jetojnë dhe shoqëri me të vogla etnike, me karakteristikat e popujve si Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi. Realiteti etnokulturor na tregon se shqiptari jeton me ndjenjen se rrjedh nga “kultura me e larte e vendit te tij” pavarësisht kësaj frustrimi i të “tjerëve”nuk vendos tek shqiptarët paradigmat e paragjykimeve ose të fantazive nacionaliste, të cilat vihen re në vendet e tjera të Ballkanit.

Shqiptarët nuk mendojnë se pakicat etnike që jetojnë brenda tyre duhet të largohen në vendet nga kanë ardhur dhe ku kanë dhe kulturën dhe gjuhën amtare. Realiteti etnokulturor na tregon se sa mirë respektohen ritet dhe zakonet, besimi fetar i të gjitha grupeve shoqërore, pa kurrfarë paragjykimi ose diskriminimi. Politika shqiptare kundrejt këtyre etnive është shumë tolerante në lidhje me identitetin e tyre nacional. Ajo nuk i kërcënon pakicat etnike që të mohojnë traditat, kulturën e gjuhën, siç ndodh në vendet fqinj si Greqia, Serbia etj.

Sipas teorive për identitetin përfaqesuesit e grupeve të ndryshme etnike janë më të ndjeshem ndaj identitetit të grupeve të tyre. Pakicat etnike në ditët e sotme janë një forcë kontribuese e shoqërisë Shqiptare për konsolidimin e demokracisë në vend. Të gjithë janë të një mendjeje që në epoken moderne ku po jetojmë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian, zbatimi dhe respektimi i të drejtave të pakicave etnike është çelësi i suksesit të një shoqërie.

Elementet të tillë si gjuha, besimi, tradita, kultura e pakicave etnike janë pjesë e pandashme e zhvillimit të shoqërise shqiptare në keto vite. Politikat qeveritare kanë pasur në vëmendje thyerjen e paragjykimeve ndaj ketyre etnive, por edhe pse themi që jemi një popull që e përqafon përparimin përsëri kemi pakicat “Rome” të cilat ende nuk e kanë gjetur veten në identitetin e tyre. Këto pakica shihen ende si pjesë e përbuzur e shoqërisë shqiptare.

Me sy të lirë ne mund të shohim se si refuzohen për marrjen e shërbimeve cilësore, që i garanton shteti. Paragjykimet ndaj kësaj etnie kanë ekzistuar por dhe janë thelluar. Përdorimi i termave ‘ jevg” “gabel” etj, e tregojnë më së miri fytyrën e vërtetë të reformave, që janë bërë ose projekteve të fituara në emër të kësaj etnie në vend.

Gjithsesi stereotipet të cilat kanë qënë prezente për vite me radhë ndaj kesaj etnie e tregojnë më së miri dhe vleresimin që i jep shoqëria shqiptare. Ajo që vlen për tu theksuar është se të rinjtë sipas një pjese të mirë të studimeve të kryera tregojnë se me lehtësi komunikojnë midis tyre, por dhe nuk kanë paraqitur problematika midis marrëdhnieve të etnive në Shqipëri. Si perfundim Konventa per Mbrojtjen e të

Drejtave të Pakicave Etnike nuk është e njohur mjaftueshëm, ndaj kjo i kthen institucionet shtetërore në borxh me qytetarët e saj për mos informimin e duhur ndaj pakicave etnike që ndodhen brenda territorit Shqioptar.

 

Arjana Muçaj është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Shkencat Sociale. Ka vazhduar studimet edhe në Sofje Bullgari dhe ka 21 vjet përvojë si lektore