Ne kemi besim që fushata rajonale do të ndihmojë në forcimin e aktiviteteve tona, do të përmirësojë njohuritë e ekipit tonë, dhe do të sjellë eksperienca të reja. Shpresojmë që do të rrisë ndërgjegjësimin rreth çështjes së ndotjes së ajrit brenda Ballkanit Perëndimor, gjë e cila është themelore në përmbysjen e tendencave shqetësuese aktuale.

Aleksandar Perovic 

Lëvizja ekologjike Ozon u themelua në Ditën Ndërkombëtare të Ruajtjes së Shtresës së Ozonit, më 16 shtator 2006, me qëllim zgjidhjen e ndotjes së ajrit në Nikshiq, që në atë kohë shkaktohej kryesisht nga Fabrika e Përpunimit të Hekurit Zeljezara.

Një seri aktivitetesh përfshirë grumbullime publike, panele, takime me institucione dhe pronarët e fabrikës çuan në prokurimin e sistemit të pastrimit të gazit brenda fabrikës, dhe heqjen e njërës nga dy furrat e vjetra.

Me mbështetjen e madhe të qytetarëve në të gjithë vendin ne filluam të shtrihemi në nivel kombëtar, duke e bërë organizatën tonë një nga më të njohurat në fushën mjedisore.

Projektet dhe aktivitetet tona tërhoqën vëmendje të konsiderueshme mediatike, që konfirmon cilësinë dhe zgjedhjen e temave aktuale të cilat trajtojmë.

Ne jemi krenarë për programet tona edukative – Shkolla e Aktivizmit Ekologjik, Shkolla e Ekologjisë Humane, Shkolla e Ekologjisë Urbane. Gjithashtu, kemi zhvilluar dy programe për trajnimin e mësuesve – Edukimi mbi Menaxhimin e Mbetjeve, që është përfshirë në Katalogun Kombëtare për Trajnimin e Mësuesve nga Këshilli Kombëtar i Arsimit; dhe Edukimi mbi Ujërat e Ndotura, që mbështeti projektin për ndërtimin e makinerive pastruese të ujërave të ndotura në Podgoricë.

Jemi shumë krenar për bashkëpunimin rajonal me Qendrat Arhus në Evropën Juglindore, duke u fokusuar tek përhapja dhe shkëmbimi i  informacioneve në fushën e ndryshimeve klimatike dhe mjedisit.

Bashkëpunimi me fushatën Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër ka patur një rëndësi të madhe për organizatën tonë, pasi synon të prekë një nga problemet më të rënda ekologjike, të rënduar akoma më shumë nga kriza e kujdesit shëndetësor Covid-19.

Programi ynë qytetar Ekoskop vazhdon të analizojë të dhënat e mbledhura brenda Rrjetit Shtetëror për trajtimin e cilësisë së ajrit, dhe insistojmë për ndërgjegjësimin e publikut me fushata mediatike. Gjatë sezonit të dimrit 2019/20 ne kemi zhvilluar një metodë e cila fokusohet tek ndotja e ajrit e shkaktuar nga nga lëndët e ngurta djegëse, dhe kemi nisur një fushatë që mbështet zgjidhje më të përshtatshme ekologjike për ngrohje.

Ne kemi besim që fushata rajonale do të ndihmojë në forcimin e aktiviteteve tona, do të përmirësojë njohuritë e ekipit tonë, dhe do të sjellë eksperienca të reja. Shpresojmë që do të rrisë ndërgjegjësimin rreth çështjes së ndotjes së ajrit brenda Ballkanit Perëndimor, gjë e cila është themelore në përmbysjen e tendencave shqetësuese aktuale.

Ne presim që kjo fushatë të ndikojë tek vendim marrësit, veçanërisht për të njohur përparësinë e lartë që duhet të ketë kjo çështje, dhe bashkëpunimin rajonal për këtë temë.

Ne shpresojmë të përmbushim synimet tona në cilësinë më të lartë, dhe të jemi pjesëmarrës të denjë në këtë fushatë rajonale.

 

Aleksandar Perović, Një nga themeluesit e lëvizjes ekologjike Ozon; Drejtor i Organizatës që nga shtatori 2008. I përkushtuar ndaj rritjes së përfshirjes së publikun në vendim marrjen për mjedisin.