Mito i korupcijo[1]

Në vend që të kemi turp nga korrupsioni, ne e pranojmë atë si pjese të vetes sonë, diçka me të cilin jetojmë nga dita e parë deri ditën e fundit. Diçka si zbokthi. Apo qimet e hundës. Apo një STD. Jo shumë i këndshëm, por pjesë e jona deri në palcë.

 

Zoran Kesic

 

Në vend që të kemi turp nga korrupsioni, ne e pranojmë atë si pjese të vetes sonë, diçka me të cilin jetojmë nga dita e parë deri ditën e fundit. Diçka si zbokthi. Apo qimet e hundës. Apo një STD. Jo shumë i këndshëm, por pjesë e jona deri në palcë.

Kënga e mrekullueshme popullore ‘Mito bekrijo’ i ka dhënë famë dikur Vasilija Radojcic. Nga ana tjetër ‘varianti’ im i kësaj kënge, i titulluar ‘Mito i Korupcijo’ nuk i ka dhënë famë ndokujt – krej e kundërta madje. Kur e këndoj këtë këngë me raste, kurrë nuk shoh një pamje të mirë, dhe audienca shumë shpesh më ofron para, mallra, dhe shërbime që të ndaloj së kënduari dhe të vazhdoj pjesën pa këngë të programit. Më duket argëtuese dhe simbolike që më ofrohet rryshfet (a mito) që të ndaloj këngën ‘Mito I korupcijo’:
‘Ju premtuan që do më sillnit rryshfet,

Fshihe mirë,

Hej, më ler të marr të paktën 200,

Dhe do të të mbroj…’

 

Në këngën origjinale, vajzën nuk e zë gjumi duke pritur Mita-n e saj të dashur, ose ndryshe një pijanec dhe sigurisht banor lokal baresh, për t’u kthyer nga vendi i tij i preferuar i mikpritjes. Vajza e varfër madje ‘pret që t’i hapë derën’.

 

Epo, ka kohë që pret pasi ajo me naivitet beson tek triumfi i dashurisë, duke shpresuar për një fund të lumtur, në vend që ta marrë fatin në dorë; në vend që t’i marrë (këto probleme) dhe ti vendosë në një zarf që nuk bien në sy, dhe ta vendosë atë zarf në duart e dikujt tjetër – duar që mund t’i japin situatës një fund të lumtur një shtytje, dhe t’i japin Mitos një të shtyrë drejt të dashurës së tij.

 

Alternativat janë të shumta.

Për shembull, ajo mund të ndikojë tek baristi që ta ndalojë Mitan që të hyjë në bar, apo dhe të ushtrojë presion tek zyrtarët vendorë të zbatimit të ligjit, që ta gjobisin klientin e dehur dhe të pabindur. Edhe zoti i Nderuar Gjykatës ka interes ta largojë Mitan sa më larg të jetë e mundur nga bari.
Ti kërkon Mitan? Është një mision mito, motër!

Rryshfeti, korrupsioni, konflikti i interesit… të gjithë këto janë terma që janë bërë pjesë e pandashme e jetës, shoqërisë tonë, dhe madje trashëgimisë tonë, traditave tona, mënyrë jetese … Ryshfeti dhe korrupsioni janë ato që i bashkojnë popujt tanë fqinjë.

Serbët, Kroatët, Maqedonasit, Shqiptarët, Boshnjakët… Ne të gjithë e kemi korrupsionin në ADN -në tonë, është thuajse etnik. Kaq shumë, sa mund ta veshim si kostum popullor, ti japim një fizarmonikë gjigande, dhe ta dërgojmë në Festivalin e Këngës në  Eurovizion.

 

Çdo qeveri është e angazhuar për të premtuar një ‘luftë të ashpër kundër korrupsionit’, por kjo luftë e humbur vetëm çon në më shumë korrupsion.

Për shkak se jo vetëm që duhet të japim ryshfet për të bërë diçka, por duhet të ‘ngjyejmë dorën’ e luftëtarëve anti-korrupsion në mënyrë që ata të mos ndalojnë korrupsionin e atyre që po korruptojmë.

Dukshëm, vendosmëria e kësaj qeverie për të parandaluar korrupsionin është e barabartë me vendosmërinë e gruas time (dhe të çdo gruaje) – ‘hiqe këtë çokollatë nga dora, Unë kurrë më nuk do të ha gjë tjetër të ëmbël … epo mirë mbase vetëm pak fare’

 

Ndaj le të mos bëjmë gjoja dhe të tallemi me veten – Unë propozoj që ne (vendet e rajonit) të bëhemi vendet e para në botë që të formalizojnë korrupsionin.
Në vend që të kemi turp nga korrupsioni, ne e pranojmë atë si pjese të vetes sonë, diçka me të cilin jetojmë nga dita e parë deri ditën e fundit. Diçka si zbokthi. Apo qimet e hundës. Apo një STD. Jo shumë i këndshëm, por pjesë e jona deri në palcë.

Ndaj, propozoj ta bëjmë zyrtare!
Ta legalizojmë!

Ashtu si me hashashin mjekësor, të fillojmë me korrupsionin brenda sistemit shëndetësor. Ne duhet patjetër të dimë për kë ka shtretër spitali dhe ventilatorë, veçanërisht gjatë një pandemie.

Më pas, kalojmë tek gjyqësori. Ne duhet ta dimë pikën e saktë të çmimit të dëshirës për të protestuar kundër një regjimi të zgjedhur në mënyrë demokratike (i shtrenjtë), si dhe pikën e çmimit për një situatë ku, për shembull, djali i një manjati mediatik shkakton një aksident trafiku me pasojë vdekje (mund të renditen).

Për arsimin – le të mos ua ndalojmë ministrave të ardhshëm plagjaturat e doktoraturave dhe diplomave duke u vënë një çmim këtyre titujve.

 

Jo për t’u mburrur, por dua të ofroj versionin tim të kolonës zanore për videon promovuese për fushatën Legalizojmë korrupsionin. Nëse ka një thirrje të hapur për autor dhe këngëtar, ju lutem më njoftoni në kohë për anëtarët e Komitetit që do të marrë vendimin, që të përgatis disa dhurata modeste (nga zemra), të cilat do të ndikojnë shumë në këtë vendim.

Ky është refreni (mbyllni veshët!):
‘Mito I korupcijo,

Shëndetësi, ligj dhe arsim,
Më shih me bisht të syrit dhe më jep eurot e tua,

Mito I korupcijo’

 

[1] Kuptimi – Rryshfet dhe korrupsion. Njw referencw ndaj njw kwngw tw mirwnjohur popullore. Nw tw, Mito wshtw emri tw cilwn thwrret gruaja nw kwngw. Wshtw gjithashtu fjala pwr rryshfet (do tw pwrdoret nw kuptim tw ndwrthurur nw tekst)