Ëndrra ime është që të jemi më shumë dhe që fëmijët tanë të rriten pikërisht këtu, në një vend me fqinjë të mirë dhe të dashur, të cilët gjithashtu i dërguan patriotët e tyre të rremë diku larg.

Zoran Kesic

Për dekada të tëra ata janë përpjekur të më bëjnë që Serbia, flamuri dhe himni ynë të më ngjallin krupën.

Ata kanë kryer barbarizma në emrin tim dhe fakti që ‘edhe të tjerët e kanë bërë këtë’ nuk ndryshon asgjë.

Pastroni fillimisht oborrin e shtëpisë tuaj!

Ata kanë përvetësuar të drejtën për të ngritur flamurin tonë, për të mbështjellë prapanicën e tyre të qelbur me flamurin tre ngjyrësh, dhe madje, edhe kur fillojnë të grisin dhe ta përmjerrin atë, për një kalimtar është pamja e një patrioti të madh që adhuron simbolet e tij kombëtare dhe jo një maskara që në të vërtetë po e përdhos atë.

Ata gjithashtu më kanë marrë alfabetin cirilik.

Urrejtja e shprehur në alfabetin cirilik, gënjeshtrat, cektësia, injoranca, kotësia dhe analfabetizmi, të gjitha në cirilik.

Ju përgjigjeni në latinisht – jeni tradhtar.

Ju përgjigjeni me aftësinë për të shkruar dhe lexuar, duke respektuar rregullat e gramatikës dhe me dashuri për gjuhën që flisni, ndërsa nxirrni në pah gabimet drejtshkrimore të padenja edhe për një nxënës të klasës së tretë; nëse përgjigjeni në latinisht – ju jeni tradhtar dhe mendjemadh, dhe kush mendoni se jeni, Ivo Andric?

Ju jeni gjithashtu tradhtar nëse:

  • kritikoni kriminelët tanë (‘ata nuk janë kriminelë, ata janë heronj’)
  • kritikoni përfaqësuesit e qeverisë tonë (‘kushdo qofshin ata, ata janë tanët, dhe nuk shoh kroatë dhe boshnjakë që i kritikojnë përfaqësuesit e tyre’)
  • kritikoni deklaratat e bëra nga personalitetet fetare (‘tradhtarë / satanistë’)
  • vaksinoheni (‘tradhtarë / të shitur tek Vuçiçi / satanistë’)
  • merrni një të ftuar në emision që nuk është serb (‘keni shitur besimin tuaj’)
  • mos i urreni të gjithë kroatët dhe shqiptarët, por zgjidhni të urreni vetëm maskarenjtë kroatë dhe shqiptarë që e meritojnë këtë (“pse nuk shkoni atje nëse ju pëlqejnë kaq shumë”)
  • mos u shqetësoni për popullatën LGBT (‘jeni paguar nga Sorosi për të thënë se duhet të urreni homoseksualët por paguheni për të pretenduar se i pranoni ata)
  • mos e shikoni popullin tuaj si të pa mëkat dhe mos mendoni se të gjithë të tjerët janë plehra (‘auto-shovinistë, nuk mund të besoj se këta njerëz e quajnë veten serbë’)

Serbia dhe serbët janë kthyer në një alibi për të pabesët. Mendoj sikur të shkoni të plaçkitni një bankë të fshehur pas një maske me ngjyrat e flamurit dhe z. Polic nuk mund t’ju ndalojë, sepse do të rrezikonte të turpërohej publikisht si tradhtar.

Ose se keni ndërmend të vrisni një kundërshtar që është pjesë e një tjetër grupi kriminal / tifoz i një grupi tjetër futbolli / pjesë i një klani të tregtisë së drogës dhe ju kapeni duke inkurajuar kolegun / vëllain tuaj në telefon: ‘Zoti është në anën tonë, ne ndezëm qirinjtë në kishë, vëlla, nuk ka sesi të mos funksionojë, vëlla’ (po e perifrazoj dhe ekzagjeroj këtu, por unë personalisht kam dëgjuar një video kasetë që ishte pak më e tmerrshme).

Dhe nëse do guxoni të shikoni se ata që janë më larg nga Kisha dhe vetë Zoti janë më shpesh pikërisht ata që i drejtohen Zotit dhe Kishës – ‘ah, sërish ky djalë, duke puthur vendet e shenjta’.

Dhe Kisha jonë e bukur nuk do të distancohej kurrë nga njerëzit e këqij që e i drejtohen. Ajo nuk i urren pamjen e manastirit tatuazh në shpinë dhe shenjtorët e pikturuar në bicepsin e disa tipave të rrezikshëm; një prift i mirë nuk e sheh kryqin prej floriri që varet në pasqyrën e një makine të shtrenjtë të paguar me para gjaku, dhe ai nuk shqetësohet që ne sigurojmë trajtim mjekësor për fëmijët duke bërë dhurime me SMS, ndërkohë që Kisha nuk ka taksa.

Ju jeni tradhtar nëse ua kujtoni njerëzve këtë fakt.

Ata po përpiqen të më bëjnë që të kem neveri nga feja.

E drejta ekskluzive për të qenë patriotë të mëdhenj, njerëz të besuar dhe serbë të mëdhenj u është rezervuar më të këqijve, më gënjeshtarëve ndër ne – redaktorëve të tabloidëve, për shembull.

Kështu që merrini lulet që i ngjisni vezëve të Pashkëve si shtesë të gazetave për festë – ju keni Tesla-n, Pupin, Vuk Karadzic-in, Mbreti Dusan, Princin Lazar, Karadjordje-n, Vuçiç-in, Daçiç-in, Patriark Pavle-in, Putin-in, Milos Obilic-in, Dr. Nestorovic-in …

Në ditët e shenjtorëve mbrojtës gjithashtu ka imazhe të Shenjtorëve në kopertinat e para të tabloideve, por fakti që Shenjtori në kopertinë prek një personazh gjysmë-nudo pjesëmarrës në një program televiziv, nuk konsiderohet blasfemi, anti-serbizëm, tradhti dhe satanizëm.

Ata që mbajnë rekord për lajme të pavërteta në kopertinë, pra gënjeshtarë të provuar, janë serbët më të mëdhenj midis nesh dhe janë më afër Zotit (dhe gjinjve).

Dhe pastaj ja ku jam unë, duke marrë pjesë i lumtur dhe mjaft shpesh në shërbesën e kishës me fëmijët e mi, duke u shpjeguar atyre se kush është aty (jo, jo Babagjyshi i Krishtlindjes), pse duhet të flasim me zë të ulët (Zoti mund të jetë në gjumë), pse duhet të bëjmë kryqin kur hyjmë dhe dalim (rregullat e kishës) – Unë e urrej Kishën.

Dhe gruaja me një buzëqeshje të sjellshme, e lumtur që sheh fëmijë të vegjël në Kishë që më thotë ngadalë ‘të lumtë, është një budallaçkë që ka shitur shpirtin. Dhe fakti që unë e shkruaj emrin tim dhe firmos vetëm me shkrim cirilik, që e dua gjuhën time dhe për këtë arsye urrej të shoh gramatikë të dobët, nuk e ndryshon faktin që një idiot analfabet mund të mbulohet me flamurin tonë dhe të jetë patriot, ndërsa unë mbetet një mercenar i huaj.

Ne do t’ua marrim sërish flamurin juve, o gënjeshtarë!

Ju e ndotni atë me mungesën tuaj të moralit, marrëzinë dhe korrupsionin.

Është një flamur shumë i bukur për ta lënë në duart tuaja.

Nuk e di se si, por do ta marrim sërish dhe shkrimin cirilik!

Është tepër i çmuar dhe perfekt që të përdoret nga disa që as nuk dinë të shkruajnë.

Ne gjithashtu do t’ua marrin Serbinë përgjithmonë, dhe ju do të jeni të lirë të krenoheni me një vend imagjinar, Tungusia-n, derisa ta ndotni dhe atë.  Patriotizmi për mua është një përpjekje, edhe pse e kotë, që t’ju ndihmojë ta bëni vendin tuaj aq të mirë sa të dëshironi që fëmijët tuaj të qëndrojnë aty një ditë – dhe nëse fëmijët tuaj do të dëshirojnë ta bëjnë këtë, do duan edhe fëmijë të tjerë. Ëndrra ime është që të jemi më shumë dhe që fëmijët tanë të rriten pikërisht këtu, në një vend me fqinjë të mirë dhe të dashur, të cilët gjithashtu i dërguan patriotët e tyre të rremë diku larg.

Dhe, dua të më ktheni flamurin!