Funksioni parësor i arsimit gjatë Kovidit duket se është – tregues i gravitetit të ‘mbylljes’’, një lloj metrike normaliteti. Shkollat e hapura, epidemia po ecte mirë; epidemia u kthye, shkollat u mbyllën… e kështu vazhdon. Nëse arsimi do të ishte çelës, do të ishte thyer tashmë.

Voja Zanetic

Më lejoni të filloj përrallën e arsimit gjatë pandemisë:

Gjendja aktuale, e madhësisë historike të pandemisë është si vijon: virusi disi, diku, krijoi mutacion dhe filloi të sulmonte njerëzit; pastaj, njerëzit ndryshuan – kudo dhe në të gjitha mënyrat – kështu që vetë shoqëria krijoi mutacion. Një nga zhvendosjet kryesore shoqërore është ndoshta ndarja e punës dhe e çdo force tjetër civilizuese në:

  1. thelbësore – ata që mund dhe duhet të shkojnë në punë, edhe në këto rrethana epidemiologjike;
  2. të tjerët, që mund të punojnë ’nga shtëpia’, ose të mos punojnë fare, pasi kanë humbur vendet e tyre të punës.

Nuk ka ende studime mjekësore rreth temës së sistemeve shëndetësore dhe imunitare të arkëtarëve në supermarkete, farmacistëve, shoferëve të kamionëve dhe transportit publik. As kompania Marvel nuk do të bëjë një film në të cilin, për shembull, Super Gruaja e kohës sonë nuk ka më një kostum të ngushtë apo një mburojë, por një uniformë të vjetër, me kusurin në dorën e saj, pa gjurmë të Covid-19.

Nga kjo trashëgimi e rëndësishme civilizuese dhe e punës, kalojmë tek arsimi.

 

* * * * * *

Pikërisht në kufirin mes dy racave njerëzore të diagnostikuar rishtazi – ata që dalin nga shtëpia dhe shkojnë në punë, dhe ata që e kanë sjellë punën në shtëpinë e tyre – janë punëtorët ’gjysmë thelbësorë’, mësuesit tanë. Pothuajse si rezervistë ushtarakë, ata kthehen në frontet e tyre të mësimdhënies me komandë, kur parametrat e rëndësishëm tregojnë se epidemia është nën kontroll. Funksioni parësor i arsimit gjatë Covidit duket se është – tregues i gravitetit të ‘mbylljes’’, një lloj metrike normaliteti. Shkollat e hapura, epidemia po ecën mirë; epidemia u kthye, shkollat u mbyllën… e kështu vazhdon. Nëse arsimi do të ishte çelës, do të ishte thyer tashmë.

 

Dhe ndoshta e ka bërë.

 

* * * * * *

Tjetra.

Kjo loja ‘ndiz dhe fik’ ka pasur ‘ndihmë’ bujare nga mjetet elektronike të komunikimit. Mësimi zhvillohet si episode televizive; tani mund ‘shikoni shumë episode’ arti apo kimie. Mësuesit me aftësi më të lartë teknologjike mund të zhvillojnë orët mësimore në klasa virtuale, mjaft të shqetësuar për atë që studentët e tyre mund të jenë duke ndjekur në ekranet e tyre të panumërta, gjithnjë me kamera dhe mikrofona të fikur. Nëse arsimi ishte në vështirësi – dhe ishte – para epidemisë, në lidhje me luftën e tij për të qëndruar konkurues me forma e panumërta të argëtimit virtual dhe atij nëpërmjet telefonit, ky problem tashmë ka arritur një shkallë gjigande. Është paradoks, me të vërtetë: si i bëni njerëzit të mësojnë diçka në një kohë kur kanë qasje të pakufizuar në dije?

Fjala ‘përmbajtja’ ka pasur një prezantim të bujshëm në jetën tonë në shekullin e njëzet e një. Nënkupton imazhet, fjalët, dhe idetë me të cilat jemi të gatshëm të merremi dhe të kalojmë kohën tonë. U pa se ‘përmbajtja’ argëtuese dhe e çuditshme ka një avantazh – ne njerëzve na pëlqen të argëtohemi. Dhe në listën e argëtimit, arsimi vjen i fundit. Nxënësve, të mërzitur nga shkolla, teoritë e Tokës së Rrumbullakët dhe QAnon u duken më pak të mërzitshme se gjeografia apo shkenca politike. Dhe kështu, në mes të një pandemie, sistemi arsimor është transformuar në një sistem periodik ‘dadoje’ të brezave të rinj që rrinë me sy tek telefonat e tyre, ndërsa të rriturit po përpiqen të mos pushohen nga puna.

Me sukses të ndryshëm.

 

* * * * * *

Dhe vitit shkollor shpejt po i vjen fundi.

Çfarë është mësuar nga shkollimi alternativ gjatë pandemisë? Ndoshta pak.

Çfarë ka mësuar shoqëria për arsimin dhe të metat e tij? Ndoshta akoma dhe më pak.

Çfarë ka mësuar qytetërimi për veten e vet? Asgjë, mesa duket.

Çfarë përfundimi mund të nxjerrim? Po mirë, për shembull: edukimi se si të rregullojmë arsimin është ndoshta rruga më e ndjeshme – me qëllim që të kuptohet se si ta vaksinojmë arsimin, kur ti vijë radha, në këtë fqinjësi të prapambetur nga ana arsimore.