Dhe papritmas vaksina, jo për faj të saj, u bë themeli ekzistencial për çdo gjë që ekziston, përfshirë ndarjet tona.

Voja Zanetic

Bota është bërë shumë e vogël për këto ndarje.

Rracat, kombet, besimet fetare, ideologjitë, brezat, gjinia, orientimet seksuale, niveli i arsimimit, vendet e origjinës, gjuhët, grupet kulturore, stilet, klubet, klanet, zhanret… Një nga detyrat më të vështira në dukje – veçanërisht në këtë epokë digjitale logorike – është përpjekja për pajtim, apo mos e dhëntë Zoti, përpjekja për neutralitet  mes anëve të kundërta të kategorive të panumërta të cilave u përkatësim.

Fqinjësia jonë Ballkanike historikisht është mësuar, madje ka krijuar varësi,  të vdesë në emër të flamujve të të gjitha llojeve; secila ndarje e re është pritur me padurim dhe me dëshirë të madhe për të urryer. Pra, në jemi të mirë përgatitur për këtë rast të ri, të përshtatur shumë mirë për këtë epokë të re në të cilën po jetojmë.

Zonja dhe zotërinj, shokë dhe shoqe, vëllezër dhe motra, këto dhe të tjera – pas feudalizmit, kapitalizmit, socializmit, dhe konsumerizmit, është një nder t’ju prezantojmë vaksinacionalizmin, shkakun e ri për ndarje.

 

* * * * * * *

 

Një pjesë e jush që nuk jeni të familjarizuar me retorikën kundër vaksinimit mbase nuk jeni në dijeni të shprehjes ’gojëz’. Kjo nofkë (kushërirë e nofkës ’rrumbullakosës’ të përdor nga ata që besojnë se toka është e sheshtë) u vihet atyrë që mbajnë maskë  – duke perifrazuar ata që kundërshtojnë vaksinën – ’me idenë e çmendur për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga virusi që nuk ekziston, dhe që është krijuar me qëllim për ta nënshtruar. Kjo vaksinë gjithashtu ka qëllim të na vendosë ’çip’ dhe të studiojë rracën njerëzore, megjithëse disa kundërshtarë të moderuar të vaksinës e konsiderojnë të rrezikshme vaksinën sepse ajo përmban substanca që janë të rrezikshme për jetën për ata që duan të mbrojnë jetën e tyre me anë të imunizimit. Është e komplikuar.

 

Në anë të kundërt të kësaj ushtrie skeptikësh të pandemisë janë, për shembull, vaksinacionalistët shumë të ndjeshëm, që gjenden kryesisht në zyrat edioriale të gazetave të pakënaqura dhe portaleve të lajmeve. Ata nuk mund ta nisin ditën e tyre histerike të punës pa publikuar tragjedinë e radhës të pandemisë e cila do të bjerë mbi ne nëse nuk do të vaksionemi të gjithë. Infodemikët janë versioni më i butë i këtij ‘krahu’ dhe ato i kushtojnë çdo minutë të ekzistencës së tyre informacionit të ri në lidhje me vaksinën, e cila me sa duket do të kishte më pak efekt nëse nuk kemi informacione të mjaftueshme rreth saj. Dhe ne nuk kemi.

Shkurt, këto janë ndarjet thelbësore brenda vaksinacionalizmit, një rend shoqëror i mbështetur tek mendimi që civilizimi ynë nuk është i përshtatshëm për masat kundër pandemisë.

Ndaj, vaksina me dy doza është e vetmja mënyrë për të parandaluar këtë sëmundje shumë sfiduese – shumë sfiduese për sistemet e kujdesit shëndetësor, ekonominë, kulturën dhe politikën. Dhe papritmas vaksina, jo për faj të saj, u bë themeli ekzistencial për çdo gjë që ekziston, përfshirë ndarjet tona.

 

* * *  * * *

 

Në Fqinjësinë tonë lokale nuk është më ’e modës’ të jesh një fondamentalist kombëtar ‘i vjetëruar’, pasi çdo përmendje riorganizimi kufijsh, rivlerësimi të kontekstit historik, rindërtimi të  ’mjedisit’ çon vetëm në një përgjigje të mërzitur, ndjekur me një përgjumje. ’Nuk na intereson fare, a keni ndonjë gje rreth Vaksinës?’

Dhe nuk ka rëndësi më kujt i përket Tesla apo Ivo Andric, apo Brcko dhe Prevlaka  – kujt i përket shiringa? Pra, tani është moderne të jesh Vaksinacionalist. Nacionalizmi i ri ka detyrë të promovojë kombësinë e Vaksinës. Pfizer (Amerikan), Sputnik (Rus), Sinesiquhet (Kinez)… E ’jona’, cilado qoftë, ka shumë avantazhe kundrejt ’të tyres’. Damat, shqiponjat, zambakët dhe kush e di se çfarë tjetër, të ngulitur psikologjikisht, janë zëvendësuar nga flamuj të rinj me shiringa të kryqëzuara nën logot farmaceutike. Nga njëra anë kjo është njëlloj si ndarjet e tjera që kemi patur deri tani, por nga ana tjetër është trashëgimia më e madhe që na ka sjellë Vaksina. Jemi larguar nga granadat, plumbat, dhe bajonetat – ne tani luftojmë me gjilpëra; një armë plotësisht e përshtatshme për rolin, fuqinë, dhe rëndësinë që kemi ne të gjithë.

Në univers dhe në çdo fqinjësi tjetër.