Le të bëjmë një pushim dhe të qetësohemi këtë verë (të shkurtër) dhe çfarëdo që të ndodhë në vjeshtë, le të ndodhë.   Ç’është për tu bërë do bëhet, ne thjesht kemi nevojë të shohim pak det.

Voja Zanetic

Në shkretëtirën e ekzistencës tonë digjitale, hasim mendimin e majtë të mençur si më poshtë: pushimet vjetore dhe turizmi janë vetëm një shpikje dinake kapitaliste.

Ky autor i rrjedhur e shpjegoi këtë ide si më poshtë: një herë ose, nëse dikush është me fat, dy herë në vit, klasa punëtore bën jetë borgjezi – të tjerët përgatisin ushqim dhe pije për të, u rregullojnë shtretërit dhe u pastrojnë dhomat. Niveli i ‘borgjezisë’ matet me sasinë e parave të shpenzuara për ‘yjet’ që tregojnë nivelin e shërbimit, ose ekzotizmin e destinacionit të tyre.   Gjithashtu mund të keni pamje të bukur, me kusht që të bëni një pagesë shtesë.   Megjithatë, një vështrim në të tashmen; as e ardhmja dhe as e shkuara nuk janë aq të këndshme për t’u parë.

Tani, Covid-i e ka kërcënuar seriozisht institucionin e Turizmit.  Kjo ka ndodhur në shumë nivele: klasa punëtore po zvogëlohet dhe ata që mbeten kanë më pak para për të shpenzuar. Frika, armiku më i madh i largimit nga shtëpia dhe si rezultat – i udhëtimit, ka depërtuar në shpirtrat tanë normalisht kureshtarë dhe zemrat hedoniste.  Dhe sikur frika të mos mjaftonte, ‘mbylljet totale’ kanë prirjen të ndihmojnë ndalimin e udhëtimeve: është pak e vështirë të shkosh në një plazh kur nuk mund të shkosh në lokalin e zonës.

Me pak fjalë, pandemia nuk ka sulmuar vetëm sistemin tonë të kujdesit shëndetësor, i cili na trajton në momentet tona më të këqija.    Por ka sulmuar dhe sistemin e turizmit, i cili na trajton kur jemi në momentet më të mira.

* * * * * * *

Dhe turizmi duhet të ekzistojë.  Duhet të shkojmë diku, në mënyrë që gjithçka rreth nesh të mos shkojë aty ku nuk duhet, siç e thamë në fillim. Por, pavarësisht nga supozimet e mundshme ideologjike për turizmin të cilat nuk mund të dëshmohen, ka shumë pasoja të dukshme praktike.

Shumë vende mbështeten te turizmi për një pjesë të madhe të PBB-së së tyre.  Ka shumë njerëz, miliona të tjerë, ekonomia personale e të cilëve varet nga ajo çfarë sjellin njerëzit me valixhe. Pra, pushimet e vogla janë biznes i madh.   Dhe mund të jetë akoma më i madh, pasi ‘normaliteti i ri’ i cili na është ofruar gjatë dy viteve të fundit, solli një dëshirë të pashuar për normalitetin e vjetër.  Turizmi është padyshim në krye të kësaj liste dëshirash.

Zgjidhja e këtij problemi qëndron te mundësitë.  Nëse jemi vaksinuar, ka shumë më pak të ngjarë të sëmuremi (rëndë) në një vend tjetër. Dhe nëse shkojmë në një vend që ka shkallë më të ulët infeksioni, ka më pak të ngjarë që dikush të na japë virusin, pavarësisht variantit të virusit në atë vend.  Nëse koha është e mirë, ka shumë më pak të ngjarë që ne ta transmetojmë virusin në ambient të hapur.  Përveç gjithë sa thamë më sipër, ai vend ka një avantazh të pabesueshëm konkurrues:   Ai vend nuk është këtu. Dhe kudo është më mirë se Këtu.

* * * * * * *

Pra, turizmi do të lulëzojë këtë verë, bazuar në ndjenjën e përgjithshme për të harruar përkohësisht gjithçka që jemi përpjekur të mësojmë dhe kuptojmë gjatë dy viteve të fundit.   ‘I-won’t-catch-it Tours’ është një agjenci e shkëlqyer globale udhëtimesh e cila do të na çojë kudo, frymëzuar nga ideja që Shpresojmë se nuk do Ndodhë Asgjë.  Dhe virusi nuk kishte si të ishte më i ngazëllyer duke e dëgjuar këtë.

Për shkak se virusi është një përbindësh i lëvizshëm global, me numrat në avantazh të tij: vetëm 21% e popullsisë botërore e kanë bërë dozën e parë të vaksinës dhe vetëm 2% e kanë kaluar koronavirusin. Kësaj mund t’i shtojmë prirjen e tij për të pësuar ndryshime, dhe prirjen e njerëzve për të qenë të lirë, për të mos qëndruar mbyllur, dhe për të mos vënë maskë.   Për të mos përmendur kënaqësinë e jetës kur hidhni alkool në stomak, në vend që ta hidhni në duar. Gëzuar!

Pra, kjo nënkupton: Le të bëjmë një pushim dhe të qetësohemi këtë verë (të shkurtër) dhe çfarëdo që të ndodhë në vjeshtë, le të ndodhë. Ç’është për tu bërë do bëhet, ne thjesht kemi nevojë të shohim pak det.

Udhëtim të sigurt paçim!