Seriozisht na nevojitet një ditë serioziteti. Urgjentisht. Dhe nuk duhet të bëj shaka kur e them këtë, pavarësisht 1 prillit.

Voja Zanetic

Për shkak të nevojës së vazhdueshme për të parandaluar rënien e aktivitetit ekonomik, ndërsa bëhet e mundur edhe ulja e numrit të të infektuarve, Komiteti i Krizës ka vendosur që, ndryshe nga dyqanet e bojës, dyqanet me pajisje të ndryshme ndërtimi, hidraulike, elektrike nuk mund të hapen për klientët deri në fund të pandemisë dhe mund të shesin mallrat e tyre vetëm përmes aplikacioneve dhe shërbimeve të dorëzimit në shtëpi. Arsyeja për këtë ndryshim në trajtimin e shitjeve me pakicë është se Covid-19 qëndron në sipërfaqe metalike më gjatë se sa në bojë, ngjitës dhe furça. Komiteti i Krizës gjithashtu është duke shqyrtuar dhënien e lejes së përhershme të punës për parukierët, sallonet e bukurisë dhe thonjve ku klientët rrinë vetëm me kurriz.

* * * * * * *

Qarqe të mirë informuara nga Brukseli pretendojnë se po hartohet një propozim me të cilin çdo vend kandidat i BE-së ka detyrimin që të përkeqësojë dukshëm marrëdhëniet diplomatike të tij me Rusinë dhe Kinën. Në rast se përkeqësimi i marrëdhënieve përshkallëzohet, duke çuar në ndalim të të gjitha marrëdhënieve diplomatike me fuqitë lindore, vendet e Ballkanit Perëndimor do të transferohen në të ashtuquajturat negociata ‘të shpejta’ me BE, që do të thotë se kapitujt e tyre do të hapen pa u lexuar. Nuk ka ende përgjigje zyrtare nga Moska dhe Pekini për këto thashetheme, por ata që e njohin situatën presin hakmarrje brutale në formën e uljes së çmimeve të gazit rus dhe rritjes së mëtejshme të investimeve kineze në këtë rajon. Në rast përshkallëzimi të mëtejshëm të presionit nga BE do të shihet mundësia për vaksina falas.

* * * * * * *

Mund të vazhdoj gjatë kështu, 1 prilli (dita kur botohet ky shkrim) është dita perfekte për t’u kënaqur me këto shaka. Dhe ka vetëm një Ditë Shakaje në vit, pa një”pasqyrë” të përshtatshme sociale në formën e një ditë serioziteti, le të themi. Padrejtësia e ditës së 1 prillit ndoshta ishte bazuar në shembullin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, e cila nuk ka një ditë Burrash si antipod. Dhe në të njëjtën mënyrë si ajo që nuk mund të kompensojnë në një ditë për një vit pabarazi, shakatë e 1 prillit nuk mund të kompensojnë mungesën e mençurisë që na pret në 364 ditët e mbetura të vitit.

Ka pasur shaka të forta në këtë ditë. Një shaka shumë e pëlqyer do të ishte një reklamë për hamburgera (dhe letër tualeti, gjithashtu) e projektuar posaçërisht për mëngjërashët. Ose raporti legjendar tani mbi prodhimin e spagetit në fshatin italian Ticino, asthu si lajmet që Big Ben do të ketë një ekran digjital. Ideja e një shakaje të mirë për 1 prill është vendosja e saj në kufirin midis fantazisë dhe realitetit dhe suksesi i saj shihet nga numri i budallenjve që e besojnë atë shaka. Ndryshe nga jeta reale, në të cilën besojmë pavarësisht sa është data. Gjë e cila na çon në thelbin e kohës në të cilën jetojmë. Dhe drejt nevojës për të vendosur një Ditë Serioziteti.

* * * * * * *

Një vit ka kaluar nga ideja se një tufë masash të pakoordinuara, të ndryshme vendore mund të kapërcejë mallkimin botëror. Ne po flasim për një epidemi. Por nëse flasim për: ndryshimet klimatike, pabarazinë drastike të botës, luftërat e autorizuara… dhe mund të vazhdojmë pafundësisht – periudha e këmbënguljes së marrëzisë botërore të qytetërimit tonë mund të zgjasë me dekada. Krahasuar me budallallëkun e mësipërm mbarë-tokësor, kemi më pak mundësi të kuptojmë listën e gjatë të idiotësive lokale të shpërndara në të gjitha vendet e botës; një listë e paraqitur gjithashtu si një model serioz për t’u ndjekur dhe për të jetuar sipas saj. Me pak fjalë, ‘po tallesh’ është një fjali që thuhet çdo ditë, dhe jo vetëm më 1 prill, përgjigjja është Jo. Dita e Seriozitetit, në atë rast, do të ishte dita kur do ta dinim me siguri se askush nuk po tallet, pavarësisht se sa absurde mund të jetë deklarata.

Seriozisht na nevojitet një ditë serioziteti. Urgjentisht. Dhe nuk duhet të bëj shaka kur e them këtë, pavarësisht 1 prillit.

Gëzuar festën të gjithë atyre që e festojnë.