‘Punonjësit e shëndetësisë padashur dhe po ashtu me pahir janë bërë linja e fundit e mbrojtjes për këtë shoqëri e cila për dekada investoi në kujdesin shëndetësor – aq sa për të fituar zgjedhjet dhe për të parandaluar një revolucion; ashtu si për gjithçka tjetër që konsiderohet ‘pa fitim’.

E shkruar nga:  Voja Zanetic

 

Ka të paktën tre kufizime bazë të lirisë.

E para është kur dikush ju ndalon ju  të bëni diçka. E dyta, kur ju pengoni veten. E treta, kur shëndeti juaj ua kufizon këtë.

Ata që kanë kaluar një fëmijëri me sëmundje dinë një a dy gjëra rreth kombinimit të mungesës së parë dhe të tretë të lirisë. Ku prindërit ju kufizojnë veprimtarinë tuaj, për hir të shëndetit. Kush do që ka qenë qenë sëmurë por nuk ka patur mbikëqyrje nga prindërit e njeh kombinimin e mungesës së dytë dhe të tretë të lirisë. Dhe të jetuarit në këtë kohë virale na bëri të kuptojmë kombinimin e të gjithave më sipër.

Nga ky shans viral, ne përsëri nuk na lejohet të dalim jashtë, që të mos sëmuremi. Dhe ky pseudo – kthim kolektiv në fëmijëri, garzat famëkeqe poshtë bluzave janë zëvendësua nga – një maskë. Alkoli, historikisht shkaku më i frikshëm i të gjitha sëmundjeve, është zëvendësuar nga shtrëngimi i duarve dhe kontakti fizik. ‘Mos’, ‘kujdes’, ‘çfarë po bën’, bashkë me ‘lani duart’ na kanë kthyer në vegjëli. Liria e fituar me vështirësi e moshës madhore po zmbrapset kundër nevojës për të mbijetuar në këtë fëmijëri të rikthyer. Sa liri nga ka mbetur? Vetë pyetja të sëmur.

* * * * * * *

 

 

Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë në qendër të fëmijërive tona neo-retro, padashur, dhe përfundimisht me pahir. Sistemet e tyre të punës, të krijuar për kohë paqeje, janë tani në luftë me Virusin. Dhe si në çdo luftë, diskursi i prodhuar nga ata që nuk janë në vijën e frontit është shumë i ngjashëm – ‘kjo do të përfundojë së shpejti’, “jemi në prag të fitores’. Ka teori konspirative, siç ka ndodhur gjithmonë.

 

Perspektiva e atyre që nuk janë angazhuar nuk lejon që lufta të kuptohet në mënyrë realiste. Nuk mund të shihet Stalingradi nga Berlini, apo Okinaua nga Nju Jorku. Ata që nuk janë punonjës të kujdesit shëndetësor, apo luftëtarë  të kujdesit shëndetësor dinë shumë pak për këtë betejë. Copat e vogla të pikturës së armikut të padukshëm vijnë nga ata që kthehen në shtëpi nga llogoret e spitalit. Megjithatë, ka histori nga ish pacientët, ata të cilët u plagosën por nuk ishin në fushëbetejë: punonjësit e kujdesit shëndetësor janë akoma ushtarët tanë të dërguar larg, historitë e tyre të luftës në do t’i mësojmë një ditë kur Kjo e gjitha të mbarojë. Një ditë, kush e di kur.

Gjatë gjithë historisë, luftërat kanë filluar apo janë zgjatur si pasojë e besimit të mirëfilltë se është e pamundur të humben, dhe kështu edhe kjo luftë. E paracaktuar nga përralla e pamundësisë së humbjes: nga ‘imuniteti i tufës’, tek një vaksinë, ‘arma mrekulli’ që do ta kthejë situatën është afër. Në hapësirën në dukje të pafund ndërmjet ‘ah, nuk ëshë gjë fare’ dhe ‘nuk do më ndodhë mua’ është një vrimë e madhe e zezë, në të cilën ndodhen liritë tona dhe spitalet tona. Dhe bashkë me to, kultura jonë dhe civilizimi ynë. Fqinjësitë tona.

* * * * * * *

 

Dhe në Fqinjësitë tonë lokale, proceset e tranzicionit kanë garantuar që shëndeti, si shumë nevoja të tjera, të aksesohet kryesisht nga ata që kanë para dhe pushtet, apo të dyja. Punonjësit e kujdesit shëndetësor padashur dhe më shumë me pahir janë bërë linja e fundit e mbrojtjes për këtë shoqëri e cila për dekada investoi në kujdesin shëndetësor – aq sa për të fituar zgjedhjet dhe për të parandaluar një revolucion; ashtu si për gjithçka tjetër që konsiderohet ‘pa fitim’.  Po kjo shoqëri – me sa duket për të njëjtat arsye si më parë – tani po bën një përpjekje të madhe për të përjetësuar vetë iluzionin që virusi dhe epidemia nuk do ta ndryshojnë mënyrën e jetesës së deritanishme, atë ç’kemi bërë dhe mënyrën sesi. Përveç ndoshta një lyerje dhe disa pajisjeve më tepër në spitale, nuk ka shumë gjëra për të ndryshuar. Ideja është, kur ata që janë sëmurë të kurohen, ne e shtyjmë kurimin e çdo gjëje tjetër që është e sëmurë për kohëra të shëndetshme. Sepse nuk ka ilaçe, nuk ka mjekë.

Gëzuar lejen e vazhdueshme për arsye mjekësore.

E kemi merituar këtë