Çfarë mbetet në fund? Njeriu mbetet gjithnjë në këmbë. Njeriu dhe rrethinat e tij, ose fqinjësitë. Kjo është pikërisht arsyeja pse është e domosdoshme që të dëgjojmë dhe të shohin njëri – tjetrin: vetëdija e Tjetrit është hapi i parë drejt respektit.  Ne duhet ta heqim Tjetrin nga projeksionet tona për Tjetrin. Të Tjerët janë më kërcënuesit në frikën dhe papërsosmëritë tona dhe më e keqja nga të gjitha papërsosmëritë është injoranca. Unë besoj se edhe duke i kushtuar vëmendje vetëm emrit të programit televiziv, i cili mori jehonë në të gjithë rajonin – Fqinjësitë – do të kishte vlerë sot.

Do të guxoja të thoja se kjo fjalë, këtu dhe tani, nuk ka të njëjtin kuptim që kishte kur filloi transmetimin talk shoë homonim i saj.

Kur filloi kjo aventurë e mrekullueshme intelektuale, mediatike, ky term – fqinjësitë – nënkuptonte se tjetri ishte mik, ne ishim në fqinjësi që kërkonin ndërveprim, ishte një hapësirë rreth nesh që prodhonte gjëra të bukura – komunikim, mirëkuptim, shkëmbim…

Sot, kjo fjalë ekziston në fjalorët tanë imagjinarë, ata që ne mbajmë brenda mendjeve dhe trupave tanë, më një ndryshim të vogël kuptimi. Më kërcënues. Sot, ‘fqinjësitë’ janë një burim rreziku…

Çfarë e ka shkaktuar këtë zhvendosje të kuptimit? Pandemia, e cila ka ndryshuar botën e sotme, jo më një fjalë…

Kjo nuancë oguri të keq që i atribuohet fjalës, e pafajshme në vetvete, në kontekstin e pandemisë nxori në pah një apo dy gjëra për njerëzit dhe për gjuhën.

‘Sepse gjuha është shkaku kryesor i të gjitha gjërave, jo veprimi’ siç ka thënë Sokrati në Filoktetin e tij gjithnjë mbresëlënës.

Të vetmit persona që nuk mund t’iu infektojnë këto kohë janë personazhet letrare. Është e padëmshme të kalosh kohë me to. Ndaj kthimi tek leximi është një nga ‘të mirat’ e pandemisë.

Deri më sot bukuria dhe gjerësia e Decameron të Bocaccio nuk është tejkaluar – përballë sfidave të ngjashme, edhe në atë kohë, arti i të treguarit dhe letërsia ishin antidotët më të mirë të ferrit në tokë.

Meqë po flasim për pozitiven, më duhet të them se domosdoshmëria e distancimit social solli një përparim mbresëlënës në Malin e Zi. Malazezët, tradicionalisht, janë shumë të gjallë dhe habitshëm në sulm kur përshëndeten me njëri-tjetrin. Një takim qytetar këtu shpesh do të merrte formën e një përqafimi tepër të gjatë, një kapje si në mundje, madje… Mendova se ky afrimitet mbizotërues jugor nuk do të zhdukej kurrë. Megjithatë, Corona bëri të pamundurën. Zbuti intensitetin e teatrit malazez të takimeve në rrugë.

Çfarë mbetet në fund? Njeriu mbetet gjithnjë në këmbë. Njeriu dhe rrethinat e tij.

Rrethinat që tani na trembin, në të njëjtën mënyrë siç përshkruhet nga Jean Delumeau (Mëkat dhe Frikë), kur paraqet qytetin mesëjetar Europian. Përtej mureve ishin fqinjësitë – e keqja e pastër, mëkati, ferri… Fakti që këto ishin kryesisht projeksione personale, negative, nuk e zvogëlonte realitetin e ndikimit të tyre mbi njeriun e kohës.

Kjo është saktësisht arsyeja pse është thelbësore që ne të dëgjojmë dhe të shohim njëri – tjetrin: vetëdija e Tjetrit është hapi i parë drejt respektit. Ne duhet ta heqim Tjetrin nga projeksionet tona për Tjetrin. Të Tjerët janë më kërcënuesit në frikën dhe papërsosmëritë tona dhe më e keqja nga të gjitha papërsosmëritë është injoranca.

Çfarë mbetet në fund, pas gjithë stuhive dhe rrënimeve tona globale dhe lokale?
Mbetemi ne, gjithmonë me frikërat tona, magjepsjet dhe dashuritë tona.

A i paqton, apo ndoshta relativizon kërcënimi global pasionet e mbrapshta të Ballkanit dhe urrejtjen e orkestruar nga historia … A ka mundësi që pandemia të na përgatisë më mirë për të kuptuar njëri – tjetrin, dhe të aktivizojë farën shpëtuese të ndjeshmërisë e cila u jep jetë gjëra më  të çmuara – nga filozofia tek arti, tek idea e moralit?

Një mik nga Herceg Novi më telefonoi, gjithë gëzim. Më tha që kishte takuar një grua të mrekullueshme gjatë pandemisë, që ia kishte marrë mendjen. U çudita sepse e dija që, si gjithë të tjerët, ai nuk kishte dalë nga shtëpia. Më pas ai më shpjegoi që bëhej fjalë për gruan e tij, një grua më të cilën ishtë martuar prej një çerek shekulli. ‘’Tani që e takova, e kuptova që ajo ishtë shumë e mrekullueshme’’

 

Një maskë dhe distancë sociale? Edhe këto metafora duket se janë mbi një shpatë me dy tehe.
Në fund të ditës, njeriu sot, më maskë dhe i distancuar nga të tjerët, duket më i cënueshëm se kurrë me parë që nga koha e Luftës së Ftohtë.
Çfarë do të sjellë kjo eksperiencë?

Deri pak kohë më parë kemi qenë të tmerruar nga fakti që bota e kapitalizmit të sotëm dhe konsumizmit ishte e pamundur të ndryshohej. Megjithatë, thënë shumë bukur nga një artist gjerman, ‘ajo që dukej e pamundur dje, duket e paevitueshme sot. Ky është thelbi. Imazhi ynë i vërtetë, ne si një brez njerëzor, do të mbetemi të gdhendur në natyrën dhe cilësinë e ndryshimit që duhet të sjellim.