Vaksinat janë të këqija. E shita shpirtin tim tek Vuçiç. Corona nuk ekziston. Më kanë vënë çip. Trump-i është i shkëlqyer. ‘Deep State’ po i manipulon të gjitha gjërat Pedofilët po sundojnë botën. Dhe Satanistët…

Zoran Kesic

 Po sikur të gjithë këta njerëz që unë tani i shoh si pjesë të një mase injorante, leshko të kenë të drejtë?

Po sikur unë ti kem akuzuar në mënyrë të padrejtë se janë një tufë e manipuluar, dhe të jem unë në fakt ai, që pa e vënë re, ka dalë nga rruga e arsyes; po sikur mua tani njerëzit normale të më duken me probleme, e mira e keqe, dhe e vërteta të më duket gënjeshtër?

Edhe nëse është kështu, kërkoj të merrni në konsideratë rrethanat lehtësuese, mbi të gjitha jam një yll i famshëm televiziv, dhe fama më ka goditur në kokë. Jam fryrë nga popullariteti që kam, dhe iluzioni i epërsisë sime mendore, fizike, emocionale dhe gjithë superioriteti mbi njeriun e zakonshëm (jopopullor) më ka çuar në atë që unë (mund) jam bërë  – një i burgosur i deluzionit tim që unë kam të drejtë dhe të tjerët jo.

Madje dhe kur them ata është një shembull i shkatërrimit tim shpirtëror. Të çmendurit kanë gjithmonë një ata.

Ata po më ndjekin, ata hyjnë në shtëpinë time kur unë nuk jam atje, ata që më dëshirojnë të keqen, më përgjojnë, nuk mi ndajnë sytë dhe më ndjekin.

E mora vaksinën siç mendova – tani e kuptoj, në mënyrë idiote – që vaksina ishte një kurë. Ashtu si njeriu shpalli fitoren mbi tigrin dhëmbë-shpatë me zbulimin e pabesueshme të një shtize, ashtu siç shpallëm fitoren mbi errësirën me Nikola Teslën, dhe mbi spanjollët me lëvizjet Piksi’ – njerëzimi po e lufton këtë virus me një vaksinë.

Një budalla naiv, unë pa mundim i deklarova të çmendur ata që më thanë se vaksinat janë të këqija, të bëra nga Bill Gates, dhe që tani më kanë futur çip dhe më gjurmojnë.

Unë u zemërova me ata që më shkruajtën duke më thënë se ishin zhgënjyer nga unë, se mendonin që isha njeri me mendje të shëndoshë, por shkova dhe bëra vaksinën, ‘duke e shitur shpirtin tim tek Vuçiç’.

Sepse janë vaksinat e Vuçiç, tani e kuptoj këtë.

E pashë të dorëzonte vetë ventilatorët, duke ju shpjeguar mjekëve se si t’i përdorin këto pajisje mjekësore, e pashë atë të mirëpriste ngarkesën e vaksinave në aeroport, e dëgjova të thoshte se jemi më të mirët në Evropë kur flasim për shkallën e vdekshmërisë. Më pak vdekje këtu, në krahasim me shumë vdekje diku atje.

Kam parë shumë gjëra dhe përsëri isha i verbër ndaj faktit se, siç e kanë shprehur kritikët e mi, këto janë vaksinat e Vuçiçit. Unë madje besoj se ai vetë personalisht i bën ato – nëse i bën vetë apo me Dr Loncar, nuk jam i sigurtë. Megjithatë, kushdo që vaksinohet është njeriu i tij, pa dyshim për këtë.

Tani jam në telashe të dyfishta –më kanë vënë çip dhe gjurmohen, dhe kam shitur shpirtin tim.

E vetmja gjë nuk mund të them me saktësi është se kur ka ndodhur kjo shitje. Kush më kontaktoi, si ishte negocimi, a i takova ata apo u bë në telefon me një transfertë vijuese përmes telit? E gjithë kjo mbetet si njollë. Mund të ndodhë që vaksina të fshin kujtesën, në mënyrë që njeriu të mos e kujtojë shitjen e shpirtit të tij, duke jetuar në një iluzion që nuk e ka shitur, por që në fakt e ka shitur.

Sigurisht, nuk ishte e lehtë t’i pranoja të gjitha këto, por tani po përpiqem të eci përpara.

Një kolege e imja në N1 TV mori mirënjohje Kombëtare nga vetë Vuçiç, që është një gjë e papritur pasi ai nuk e honeps N1, dhe ka thënë gjithmonë se ata janë pas tij dhe familjes së tij. Lexova në mediet sociale se kolegia ime e kishte shitur shpirtin e saj, dhe unë e telefonova ta përgëzoja, dhe të pyesja nëse e mbante mend shitjen. Ajo tha që jo.

Ne nuk jemi të vetmit. Jam i sigurt se ka shumë njerëz që vuajnë nga i njëjti iluzion që kisha dhe unë deri tani afër. Pra le të mblidhemi për një – unë do ta quaja rehabilitim – por më mirë le ta quajmë terapi pranimi grupi. Mund të vëmë karrige në një rreth, të prezantohemi dhe të këndojmë:

‘Vaksinat janë të këqija. E shita shpirtin tim tek Vuçiç. Corona nuk ekziston. Më kanë vënë çip. Trump-i është i shkëlqyer. ‘Deep State’ po i manipulon të gjitha gjërat Pedofilët po sundojnë botën. Dhe Satanistët. Emigrantët do ta mbushin Serbinë, do të futen në shtëpitë tona, do të na përdhunojnë, do të ndërtojnë xhami të vogla në apartamentet tona dhe ne të gjithë do të bëhemi myslimanë. Përveç myslimanëve, ata janë tashmë myslimanë. Rrjeti 5G krijon zombi njerëzore dhe vret zogjtë. Unë paguhem nga Soros. Unë paguhem nga Bill Gates. Unë paguhen nga ambasadat e huaja. Unë paguhen nga Amerika. Ne flasim vetëm për krimet serbe sepse jemi Ustash dhe Balijas… Ne përshtyjmë në Kishë, dhe askush nuk e ka marrë ende Covid nga një lugë kungimi – është provuar shkencërisht. Toka është e sheshtë. Ne jemi njerëzit më të vjetër. Elvisi është gjallë…’