Duke e parë ajrin i cili çdo ditë e më shumë po ndotet në të gjithë rajonin e në të njëjtën kohë tek njerëzit në rajon po normalizohet kategorizimi i vendeve të Ballkanit në vendet e para për ndotje në botë, e kemi parë të arsyeshme që të intervenojmë më shumë në këtë fushë dhe bëhemi pjesë e kampanjës “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër”.

Roni Idrizaj

Sbunker si mision e ka forcimin dhe promovimin e vlerave demokratike dhe liberale në Kosovë, duke ndikuar në formësimin e sferës publike përmes përmbajtjes së re mediale dhe programeve të mendimit kritik për të rinjtë. Sbunker u themelua si organizatë jo-qeveritare në janar të vitit 2016, ku produkti kryesor i saj është blogu online www.sbunker.net.

Si një pionier i ri i mediave në Kosovë, ne kemi siguruar mbi 600 autorë vendas dhe ndërkombëtarë në përmbajtje dhe kategori të ndryshme, duke filluar nga komente të shkurtra deri në ese më të gjata, me mbi 3500 artikuj të botuar. Që nga viti 2016 Sbunker gjithashtu punon në nivelin grassroots me të rinjtë kosovarë përmes programit për mendim kritik dhe aktivizëm qytetar, truAktiv, ku ka punuar me më shumë se 3000 të rinj nga e gjithë Kosova.

Sbunker që nga fillimi i punës e ka trajtuar çështjen e thithjes së ajrit cilësor si e drejtë fundamentale e njeriut. Në Kosovë këtë e kemi bërë përmes shkrimeve të ndryshme dhe publikimeve të policy briefs në kuadër të bllogut, ndërsa, përmes diskutimeve dhe aksioneve në kuadër të programit truAktiv.

Duke e parë ajrin i cili çdo ditë e më shumë po ndotet në të gjithë rajonin e në të njëjtën kohë tek njerëzit në rajon po normalizohet kategorizimi i vendeve të Ballkanit në vendet e para për ndotje në botë, e kemi parë të arsyeshme që të intervenojmë më shumë në këtë fushë dhe bëhemi pjesë e kampanjës “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër”.

Këtë kampanjë Sbunker e sheh si mundësi të mirë që të problematizohet çështja e ndotjes së ajrit në nivel rajonal meqë ajri nuk njeh kufij e as kombësi dhe në të njëjtën kohë të kontribuoj në rritjen e solidaritetit në mes shoqërive civile të vendeve të Ballkanit Perëndimor për ajrin dhe problemet e përbashkëta të cilat na pamundësojnë jetën e të gjithëve në rajon, e të cilat fatkeqësisht janë shumë.

 

Roni Idrizaj është drejtor ekzektiv i OJQ Sbunker. Gjatw viteve të fundit ka menaxhuar programin “truAktiv” të Sbunker’ për mendim kritik dhe aktivizmin qytetar rinor.