Kur një vend shtiret në betejën kundër korrupsionit, virusi ka tendencë të krijojë mutacion shumë shpejt dhe ka një shkallë të lartë vdekjesh.

Branko Cecen

Skandali Krusik i vitit të kaluar ishte një skandal rajonal. Denoncuesi i ndershëm zbuloi një rrjet korrupsioni të një shkalle masive, nga i ndjeri Branko Stefanovic, babai i Ministrit të kohës të Punëve të Brendshme, tek ata në majë fare të shtetit të kooptuar. Shitësit përfitues ishin të ndërlidhur me partinë në pushtet, dhe merrnin municione nga fabrika poshtë çmimit të tregut, deri në pikën e falimentimit të fabrikës; qeveria e miratoi gjithë këtë, plotësisht e vetëdijshme për mungesën e logjikës së marrëveshjes, dhe disa nga armët përfunduan në duart e organizatave terroriste. Në të gjithë këtë aferë, i vetmi person që u arrestua ishte personi që denoncoi aferën, qytetari i guximshëm Aleksandar Obradovic. Nuk pati hetime të tjera, dhe hetimi kundër tij vazhdoi për një vit, pa ndonjë lajm nga prokuroria në dukje e heshtur e shtetit.

E gjithë ngjarja mund të përshkruhet si një abuzim flagrant i sistemit ligjor dhe atij policor për qëllime mbulimi të krimit. Ata që e kuptojnë seriozitetin e situatës në Serbi, dhe ata që merakosen madje, e kanë treguar atë që mendojnë përmes protestave. Ne mund të kishim parashikuar që gjërat do të përfundonin shumë keq për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarëve, si dhe për vetë ligjin.

 

Masat gazetareske për korrupsionin

Para katër vjet e gjysëm, ekipi nga Qendra për Gazetari Investigative e Serbisë (CINS) vendosi të investigojë sesi po e lufton vendi ynë korrupsionin. Në fund, ne kuptuam që e vetmja mënyrë është mbledhja e të dhënave sasiore – për të identifikuar krimet që kanë lidhje me korrupsionin, dhe për pyetur çdo departament policie, zyrë prokurorie dhe gjykatë në Serbi që menaxhojnë këtë procese. Ne morëm informacionin e nevojshëm nga 52 Zyra vendore dhe të larta të Prokurorisë (nga 83 të tilla), Zyra e Prokurorit për Krimin e Organizuar, si dhe nga 79 (nga 91 të tilla) gjykata vendore dhe të larta.  Kjo kërkoi tetë muaj dhe punë nga të gjithë anëtarët e ekipit investigativ.

Rezultatet ishin më dëshpëruese nga sa mendonte çdonjëri prej nesh. Gjatë periudhës 3 vjeçare të cilën ne investiguam, kishte patur 6,179 krime të raportuara dhe rreth më pak se treqind njerëz ishin ndjekur penalisht.  1,861 dënime ishin dhënë për rreth 1,500 persona. Nga këto, 1,268 ishin lënë në shërbim prove. Treqind rastet ishin, në fund, 300 dënime minimale me burgim, ose edhe poshtë minimumit. Me fjalë të tjera, duhe të jesh jashtëzakonisht i talentuar dhe të përpiqesh jashtë mase shumë nëse do të dënohesh për korrupsion në Serbi.

Në mënyrë të njëjtë, në vend të një reagimi konstruktiv nga ana e qeverisë ndaj këtyre të dhënave, për shembull duke sugjeruar ndonjë lloj reforme, ne u përballëm me të kundërtën. Një nga një, institucionet anti – korrupsion e humbën qëllimin e tyre, u kooptuan, dhe iu mbyll goja nën qeverinë e Aleksandar Vucic, media u vu nën një kontroll të rreptë dhe korrupsionit iu dha qetësi dhe hapësirë për të vepruar. Erozioni i shtetit të së drejtës u bë refren i përsëritur i çdo raporti të Komisionit Evropian në lidhje me progresin serb, e shprehur në mënyrë eufemiste si ‘mungesë progresi’.

 

Shtrembërimi

Kur një vend shtiret në betejën kundër korrupsionit, virusi ka tendencë të krijojë mutacion shumë shpejt dhe ka një shkallë të lartë vdekjesh. Pas vitesh shkeljesh të shfrenuara të të gjitha ligjeve anti-korrupsion, përfshirë ligjin penal, pacienti sheh që doktorët po luftojnë kundër kurës duhe arrestuar personin që bën denoncimin, dhe duke i fërkuar kokën virusit, duke e pyetur çfarë mund të bëjnë për ta ndihmuar.

CINS mori një Çmim të Gazetarisë Evropiane  për këtë përpjekje, që është ndoshta një nga çmimet më me vlerë të gazetarisë në  Evropë. Dhe kjo është një gjë e shkëlqyer. Unë nuk i kam pyetur gazetarët tanë, po besoj se ata do të preferonin t’a kthehin çmimin në këmbim të një mundësie për të jetuar në një shoqëri me dinjitet, nën shtetin e së drejtës. Virusi i tmerrshëm i korrupsionit e ka shtrembëruar shoqërinë serbe aq shumë sa nuk njihet.

Pastaj erdhi virusi i vërtetë. Virusi simbolik i korrupsionit krijoi një mjedis në të cilin ne e pritëm pandeminë të dobët, të korruptuar, të varfër, pa staf të mjaftueshëm mjekësor, dhe më spitale pa pajisje. Ne kemi shkallën më të lartë të infektimit në Evropë, dhe një nga shkallët më të larta të vdekshmërisë në lidhje me numrin e rasteve pozitive me Covid-19.

Tani po masim pasojat e korrupsionit me numrin e jetëve të humbura.

 

Branko Cecen, drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Gazetari Investigative në Serbi. Gazetar për një kohë të gjatë dhe redaktor në median e shkruar në Beograd; pedagog në Fakultetin e Medias dhe Komunikimit në Beograd.